-
VIDEO
Mafiozit të Camorras i konfiskohen 5 apartamente e 7 garazhe në Durrës! Prokuroria kërkon 6 vite burg për Ferdinando Muollo
Prokuroria e Durrësit konfiskon pasuritë e italianit të Camorras Ferdinando Muollo dhe kërkoi 6 vite burg për akuzën e pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri Muollo e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Më konkretisht, atij i konfiskohen në Durrës 5 apartamente, 7 garazhe, 1 automjet tip “Daimler Chrysler” dhe 1 llogari bankare me vlerë të ulët në euro.
-
VIDEO
Pr.ligji për mjekët/ Dasho: Antikushtetues, do e rrëzojë çdo gjykatë! Koraqi: Shoqëria ka nevojë për këto mjekë! Studenti: Është gjobë, masë enveriste
Projektligji i qeverisë për studentët që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri që të marrin diplomën është kthyer në temë diskutimi dhe ka mendime pro e kundër këtij vendimi.
-
VIDEO
Atentati në Krujë, Policia kërkon të pyesë babain e dy fëmijëve të plagosur, Gentian Bejtja nuk gjendet prej 2 ditësh! Hetohet pista e hakmarrjes
Dy fëmijët e tij të mitur e kanë kaluar tashmë rrezikun, por ish-polici Gentian Bejtja nuk po gjendet për tu marrë në pyetje tri ditë pas atentatit në Krujë ku mbeti i vrarë edhe kunati i tij. Pista kryesore e hetimit për babain e dy djemve të plagosur, është hakmarrja, pasi më parë ndaj tij janë organizuar edhe dy atentate.
-
VIDEO
Turi ballkanik, Rama mbërrin në Kosovë! Pritet takim me Osmanin e Konjufcën
Në kuadër të turit Ballkanin për Procesin e Berlinit, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Gluk Konjufca.
-
VIDEO
Afera me inceneratorin e Elbasanit, Lefter Koka dëshmon në sallën e gjyqit: Procesi i manipuluar fund e krye, e vërteta do triumfojë
Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dhënë dëshminë e tij të parë në sallën e gjyqit. Ish ministri shprehet se procesi dhe gjyqi ndaj tij është i manipuluar ndërsa shpesh në deklaratën e tij, të cilën e ka siguruar gazetarja e Report Tv, shprehet se e vërteta dhe pafajësia e tij do të triumfojë.
-
VIDEO
Të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen 22 shoferë gjatë një jave në Tiranë! Mbi 3 mijë të tjerë gjobiten për shkelje në rrugë
22 shoferë janë vënë në prangat e Policisë Rrugore Tiranë gjatë një jave, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose nën ndikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa 3332 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, ish-ministri mbërrin për herë të parë në sallën e gjyqit! Avokati: Ka qenë jashtë shtetit kur janë bërë negociatat
Prej orës 09:00 në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Lefter Koka nëpërmjet avokatëve mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare për inceneratorin e Elbasanit. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Kokën që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg
-
VIDEO
'Shpërthen' në zjarr makina në Llogara, merr flakë edhe rruga
Një automjet tip ‘Benz’ ka marrë flakë në Llogara. Pamjet duken të frikshme pasi duket se zjarri është përhapur edhe në rrugë.
-
VIDEO
I vihet eksploziv ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, lënda plasëse u vu gjatë natës
Një sasi lëndë plasëse i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Lënda plasëse është vendosur gjatë natës dhe në vendin e ngjarjes ndodhet policia.
-
VIDEO
Diplomë 'peng' 5 vjet ose paguaj studimet, studentët e Mjekësisë marshim-protestë drejt Kuvendit: Po përdoremi si kavie eksperimentale
Studentët e Mjekësisë janë mbledhur ditën e sotme para rektoratit të UMT-së për të marshuar nga drejt Kuvendit e më pas drejt Ministrisë së Arsimit, pasi kundërshtojnë projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar
-
VIDEO
Plazhe pa siguri në Lezhë, 7-vjeçarja rrezikoi të mbytej! Task-Forca nis monitorimin, paralajmërohen masa deri në heqje license ndaj subjekteve që shkelin ligjin
Një fëmijë rrezikoi të mbytej në det mesditën e së mërkurës në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ndërsa raste të tilla kanë qenë disa gjatë këtij sezoni turistik në bregdetin e Lezhës, duke vënë në pikëpyetje sigurinë në plazhe.
-
VIDEO
U bllokuan në shkëmbinjtë e Gjirit të Filikurit, shpëtohen 2 turistët amerikanë që shkuan me mjet lundrues për eksplorim
Dy turistë amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë janë shpëtuar nga Policia Kufitare Himarë.