-
VIDEO
Kryetarja e Këshillit të Bosnje-Hercegovinës: Po punojmë për lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve
Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.
-
VIDEO
Sot dita e dytë e turit ballkanik, Rama mbërrin në Bosnjë-Hercegovinë, takohet me Kryetaren e Këshillit të Ministrave
Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bosnjë-Hercegovinë, nga ku është takuar me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.
Pas vizitës në Sarajevë, Rama do të ndalet Malin e Zi. Kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.
-
VIDEO
I dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion, arrestohet administratori i klubit të futbollit Korabi në Dibër! Pritet ekstradimi i tij
Administratori i klubi të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) ka rënë në pranga nga policia e Dibrës pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 13 vjet burg për prostitucion.
-
VIDEO
Zbardhet dëshmia e Valter Bamit: S’kam lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas, isha në shtëpi! FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Nikël e Tapizë
Valter Bami, i arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, ka mohuar sërish të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku humbi jetën Ramazan Sino. Gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Vendore të Policisë së Tiranës Bami është shprehur se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si të seancës së parë të marrjes në pyetje pak orë pas ngjarjes
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, arrestohet në Londër Harry Simpson
Harry Simpson, shtetasi i i fundit që ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill, brenda lokalit të tij në Shëngjin, është arrestuar nga policia britanike. 32-vjeçari u arrestua pas bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë të Manchesterit, në një banesë në Londër me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Gjykata e Lezhës ka caktuar për Harry Simpson, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
-
VIDEO
Ligji për Presidentin, Balla: Është për institucionin jo për kompetencat e tij! Edhe Begaj ka qenë dakord
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sqaruar edhe njëherë ndryshimet që do duhet të bëhet me institucionin e Presidencës. Balla tha se do ishte më e udhës që ky ligj të miratohej në shtator pasi edhe vetë kreu i shtetit është dakord. Balla nënvizoi në një prononcim në Fier (nga qarku ku drejton), se nuk bëhet fjalë për ndryshimet e ligjit të kompetencave të Presidentit por të institucionit në vetvete.
-
VIDEO
Me shkopinj gome e shkelma godasin shënjestrën pa pushim, video e sherrit për guroren në Krujë
Një konflikt është regjistruar mesditën e së enjtes në një lokal të aksit Fushë Krujë-Thumanë. Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) janë goditur me sende të forta nga një grup personash.
Ngjarja është regjistruar në mes të ditës në një lokal dhe në videon e publikuar në rrjetet sociale nga Anila Hoxha duket dhuna brutale
-
VIDEO
Begaj vizitë në Azerbajxhan! Aliyev: Do të vijojmë investimin në Shqipëri për të ndërtuar rrjetin e shpërndarjes së gazit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev
-
VIDEO
Dosja për Tragjedinë e Gërdecit, shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 18 korrik
TIRANË- Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Shkak u bënë 109 prokurat e familjarëve të dëmtuar. Avokati Dorian Matlija, tha pas shtyrjes së gjyqit, se kishte paraqitur vetëm 6 prokura të reja, dhe të tjerat do të ribëhen pasi paraqitja e 109 personave në sallë mund të vështirësojë procesin.
-
VIDEO
I dënuar me 13 vjet burg në Itali për prostitucion, arrestohet 51-vjeçari në Dibër! Pritet ekstradimi i tij
Fehmi Mëziu, i dënuar me 13 vjet burg nga Italia për prostitucion, është arrestuar dje në Dibër. Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.
-
VIDEO
Vlorë, digjet një banesë gjatë natës në lagjen 'Hajro Çakërri'
Vlorë, digjet një banesë gjatë natës në lagjen 'Hajro Çakërri', nuk ka persona të lënduar.
-
VIDEO
Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë, arrestohet 'një prej të fortëve të Niklës' për armëmbajtje pa leje
Është arrestuar për armëmbajtje pa leje Valter Bami në lidhje me atentatin në Larushk të Krujës ku u vra Ramazan Dino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja. Bashkë me të, janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.