-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet, ja dëmet e shkaktuara në banesat në Borizanë nga shpërthimet në gurore
Report Tv sjell pamjet nga dëmet që janë shkaktuar në një nga shumë banesat që ndodhen pranë guroreve në fshatin Borizanë të Krujës, një nga të cilat u bë edhe ‘mollë sherri’.
-
VIDEO
Fisi Rraja dhunë në Krujë, banori për Report Tv: Shteti të marrë masa, na kërcënojnë se do na rrahin! Do vriten fiset me njëri tjetrin
Report Tv ka shkuar në fshatin e Borizanës, pas shqetësimeve të banorëve se shpërthimet në gurore u dëmtojnë banesat dhe pas dhunës barbare që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Maja. Një banor tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, se shteti duhet të marrë masa pasi dy fiset do të vriten me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Fisi Rraja dhunë në Krujë, banorët e Borizanës për Report Tv: Kemi dëme në banesa nga shpërthimet në gurore
Banorët e Borizanës janë të shqetësuar për situatën që është krijuar me shpërthimet nga guroret. Dëmet dhe plasaritjet e banesave të tyre janë konsiderueshme. Guroret me shtëpitë janë në distancë ajrore 100 apo 200 metra dhe shpërthimet sipas tyre dëgjohen shpesh.
-
VIDEO
Zbulohet parcela me kanabis në Malësi të Madhe, shpallet në kërkim roja i armatosur! 3 në pranga
Një parcelë kanabisi është zbuluar në Malësi të Madhe, ndërsa është shpallur në kërkim një 51-vjeçar, i cili është filmuar nga policia duke ruajtur serën i armatosur. Në pranga kanë rënë tre persona të tjerë, ndërsa janë asgjësuar 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
-
VIDEO
Fluks pusesish në bregdetin e Lezhës, radhë të gjata automjetesh në Fushë-Milot
Fundjava po shoqërohet me fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë degëzimit në kryqëzimin Fushë-Milot ka radhë të gjata automjetesh.
-
VIDEO
Rrajat dhunojnë 2 kushërinjtë, Tabaku: Familjarët e deputetit sundojnë si qeveri paralele! Meta: Mban emrin dhe fytyrën e Edi Ramës
Opozita në Tiranë ka lidhur Kryeministrin Rama me dhunën e ushtruar nga të afërmit e deputetit socialist Rrahman Rraja në Thumanë. Ilir Meta thotë se ngjarjen tregon fytyrën e regjimit, ndërsa deputetja Tabaku thotë se familjarët e deputetit sundojnë në zonë.
-
VIDEO
Vlorë/ Turistët bllokohen në male, kreu i Zonave të Mbrojtura: Eksplorojnë pa guidë
Turistët e huaj që eksplorojnë Llogaranë dhe Karaburunin shëtisin pa guidë ndaj shpeshherë mbeten të bllokuar sepse nuk njohin shtigjet malore. Kreu i zonave të mbrojtura thotë se duhet më tepër informacion zyrtar pasi të huajt i referohen vetëm informacioneve në google.
-
VIDEO
Video e dhunës barbare/ Djali i deputetit Rraja godet me shkop gome Bilbil Majën edhe pse kishte humbur ndjenjat, pse policia s'e përmend asgjëkundi?
Ajo që është e çuditshme është se në videon e dhunës, banorët e Borizanës identifikojnë se një nga personat që ushtron dhunë ndaj Bilbil Majës edhe kur ky ka humbur ndjenjat, është Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Por, emri i tij nuk figuron as në njoftimin e policisë se sotmin dhe as në atë të djeshmin.
-
VIDEO
Transporti publik rrezikon të mbetet pa drejtues, 600 vakanca! Shoferi për Report Tv: Punoj edhe 16 orë në ditë
Në transportin publik mungojnë 600 drejtues urbanësh, ndaj ata që kanë mbetur detyrohen të punojnë herë pas here nga 16 orë në ditë pa ndërprerje. Në këto kushte, për të shmangur një krizë në këtë sektor, shoqata përkatëse kërkon pagë neto 90 mijë lekë për shoferët.
-
VIDEO
Sarandë/ Vendosen çadra e shezlongë falas në plazhin publik! Pushuesi: Nuk e besova derisa e pashë vetë
Plazhi publik në Sarandë ka ndryshuar pamje. Në ditët e para të korrikut janë vendosur çadra e shezlonë falas në plazhin publik. Nisma e kryebashkiakut të ri, Oltion Çaçi vlerësohet nga vendasit dhe turistët e huaj.
-
VIDEO
Gurorja e Rrajave po u dëmton banesat por askush nuk i dëgjon, Banorët e Borizanës tregojnë dëmet: Mbrëmë ishte shpërthimi i fundit! Thamë se u hap toka
Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.
-
VIDEO
Rama: Albini është në botë tjetër tani, unë jam në tjetër! E pres në takimin në Tiranë, po larg qoftë ta marr me zor e ta kindnapoj
Kryeministri Rama ka folur edhe njëherë për vizitën e tij në Kosovë. Ai ri përsëriti edhe njëherë ftesën e Kurtit në Tiranë në tetor në Procesin e Berlinit.
“Të siguroj që me Glauk Konjufcën kam kaluar aq mirë sa nuk i kam bërë asnjë lëndim. S’ankohet dot për lëndim. Unë nuk dola i lënduar nga Glaukun, por i energjizuar pozitivisht. Sepse Glauku tha të tjera gjëra jashtë dhe të tjera brenda, pyesni atë. Po më mirë pyesni Albinin,. Unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit për ta takuar. Ai është në tjetër botë në këtë moment, unë jam në tjetër. Unë e repsketoj gjithsesi. Kjo bota ku jam unë është më e madhe se Albini, sepse unë jam me ndërkombëtarët ai është i izoluar. Secili duhet respektuar në hallin e tij. Sa për takimin e Tiranës është i ftuar... Larg qoftë të kindnapoj kryeministrin e Kosovës dhe të futëm në listën e atyre. Unë me zor se marri dot në Tiranë. Takim me kryeministrat pa të nuk ka! Është e drejta e tij mos të vijë.”- thotë Rama.