• VIDEO

    ‘Ponder’, programi që nxit mendimin kritik tek të rinjtë! 5 më të mirët do zhvillojnë praktikë në mediat shqiptare

    Gjatë një viti, rreth 400 të rinj janë bërë pjesë e një programi që synon të nxisë aftësinë e të menduarit kritik për të dalluar lajmet e rreme, por dhe për tu aftësuar profesionalisht si gazetarë të ardhshëm. Aftësitë e fituara gjatë programit, të rinjtë mund t’i praktikojnë në media të ndryshme.

  • VIDEO

    Krujë, sherr për shqetësimin nga guroret, dhunohen 2 persona! 2 të shoqëruar

    Një konflikt është regjistruar mesditën e së enjtes në një lokal të aksit Fushë Krujë-Thumanë. Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) janë goditur me sende të forta nga Xhelal Rraja dhe Përparim Rraja. Pas konfliktit, dy vëllezërit janë shtruar në spital, ndërsa Rrajat janë në shoqëruar.

  • VIDEO

    Kryeministri përfundon takimin me kryeparlamentarin e Kosovës! Konjufca: Rama ka më shumë presion se ne! Me Kurtin do takohen së shpejti

     Pas Osmanit, Rama ka ka takuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Rama vizitoi Kosovën në kuadër të Turit të tij Ballkanik.

    "Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne."- thotë Konjufca.  Ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte. 

  • VIDEO

    Vettingu në polici sërish me vonesa, burime nga AMP: Institucionet vonojnë përgjigjet! 36 drejtues të tjerë futen në 'sitë'

    36 emra të tjerë drejtuesish të policisë i janë shtuar listës për të kaluar në vetting, ndërkohë që po procesi po vonon edhe pas kalimit të kompetencës tek Agjencia e Mbikëqyrjes policore. Burime nga ky institucion thanë për Report Tv se institucionet po vonojnë përgjigjet e kërkuara për pasurinë dhe informacione të tjera të nevojshme për vettingun.

  • VIDEO

    Propozoi amnisti për armë, Kollçaku për Report Tv: Janë 200 mijë armë në duart e qytetarëve

    TIRANË- Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku ka propozuar një amnisti për armët. Për Report Tv, Kollçaku tha se e ka bërë këtë propozim për shkak të numrit të lartë të armëve në duart e popullsisë. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti i mazhorancës u ndal në shifra duke thënë se janë mbi 200 mijë armë në duart e qytetarëve. Sipas tij, një amnisti që është bërë në vitin 2017 nuk ka funksionuar.

     
  • VIDEO

    Punësim i detyruar për studentët e mjekësisë, Lapaj në Report Tv: Kundër pengmarrjes! Si do e mbajnë sistemin shëndetësorë këta, me mjekë që mësojnë dorën dhe ikin?

    Frenimi i studentëve të Mjekësisë me anë të një nisme ligjore për të punuar për 5 vite me detyrim në Shqipëri ka ndezur mjaft debate. Por sipas juristit dhe aktivistit të njohur, Adriatik Lapaj, ata që janë pro kësaj nisme, nuk janë duke e parë problemin në themel. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Lapaj shprehet kundër këtij vendimi, sepse pengmarrja nuk është zgjidhje.

  • VIDEO

    Vlorë/ Plazhi i Hidrovorit atraksion për turistët e huaj! Pushuesit: Adresën e gjetëm në Google, gjithçka perfekte!

    Ditët e nxehta të fillimit të korrikut kanë sjellë në plazhin e Hidrovorit shumë turistë të huaj. Për ta në këtë vend gjithçka është perfekte, ndërsa adresën e kanë gjetur me google maps.

  • VIDEO

    Rama në Kosovë, ambasadori i SHBA në Prishtinë i bashkohet takimit me Osmanin

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik për Procesin e Berlinit. Gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani, takimit i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier.

    Pas përfundimit të takimit, ai nuk ka folur për mediat.

  • VIDEO

    29-vjeçarja gjermane kërkon ndihmë në Pa Gjurmë/Nëna fut babain shqiptar në burg,e bija:Dua ta takoj (6 korrik 2023)

    29-vjeçarja gjermane kërkon ndihmë në Pa Gjurmë/Nëna fut babain shqiptar në burg,e bija:Dua ta takoj Përshëndetje Odeta! Unë sot jam tek ju për një çështje timen. Unë jam në kërkim të babait tim, të cilin kam 20 vite që e kërkoj. Ka pasur shumë probleme në familjen time, prindërit e mi kishin zënka dhe probleme me njeri-tjetrin. Mamaja ime më mbante larg nga babai. Ata kishin një zënkë të madhe dhe babai për fat të keq u fut në burg pasi mamaja ime tha shumë gënjeshtra për një kohë të gjatë, që i kushtuan shtrenjtë atij. Më vjen shumë keq! Unë dëshiroj ta shoh sërish babain tim. Ai quhet Artan Kuqa, unë kam lindur në 9 prill 1994, babai im me sa di unë tani jeton në Vlorë, kam një motër në Shqipëri që quhet Ersida. Mamaja ime e ka emrin Manuela Langheinrich. Gjyshërit e mi Kristel dhe Reina Langheinrich. Tezja e ka emrin Anett Langheinrich. I them babait që nëse e dëgjon këtë video dhe shpresoj të më shohësh, nëse nuk dëshiron kontakt dua të dëgjoj a jeton apo jo, a je mirë apo keq, çfarë ka ndodhur në këto vite me ty. Më ka marrë malli shumë dhe shpresoj që të të gjej. Faleminderit!

  • VIDEO

    Ekzekutoi ish-dhëndrin në 2021, burg përjetë për Mexhit Picarin! 30 vite për të bijën

    Mexhit Picari, i cili vrau ish-dhëndrin e tij në vitin 2021, është dënuar me burgim përjetë, ndërsa Gjykata e Tiranës ka dhënë 30 vite burg për vajzën e tij Dhurata Picarin. Babë e bijë akuzohen se vranë para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.

  • VIDEO

    Berisha: Rama dorëzoi kompjuterët e muxhahedinëve në Iran, ky është akti më i lartë i tradhtisë

    Jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës se ka kryer akt të lartë tradhtie duke i dorëzuar kompjuterët e muxhahedinëve të Manzës në duart e Iranit.

    “Një komunikatë e Frontit të Rezistencës së Muxhahedinëve, informon se 232 kompjutera të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran. Kjo komunikatë është e zëdhënësit të qeverisë apo të Këshillit Informativ të Iranit. Nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhtisë më të lartë që mund t’i bëhet lirisë, që mund të jetë bërë ndonjëherë në Shqipëri, kur një grup njerëzish, rezistentë ndaj njërit prej regjimeve më gjakësore, ju kujtoj se janë ekzekutuar nga ajatollahët 300 të rinj dhe të reja, të cilët kanë protestuar dhe protestojnë për liritë dhe të drejtat njerëzore.

    Rikujtoj këtu se regjimi i ajatollahëve është regjimi më i implikuar në tragjedinë, në agresionin rus në Ukrainë. Pasi dronët kamikazë të prodhuar në Iran, po vrasin dhe kanë vrarë qindra e mijëra civilë në një vend të lirë të agresuar nga Rusia. Edi Ramaa në këtë mënyrë është bërë një shtojcë e ajatollahëve dhe ky përbën një akt që tejkalon çdo etikë dhe moral. Dënoj me ashpërsi më të madhe këtë akt dhe kërkoj me urgjencë që OKB të ndërmarrë një hetim të shpejtë.

    Mos harroni se dorëzimi i këtyre kompjuterëve në Iran do të thotë dorëzimi i mijëra iranianëve që figurojnë në listat e rezistencës, sepse kjo është një rezistencë në Iran dhe mbarë botën. I bëj thirrje OKB-së që të marrë tërësisht në mbikëqyrje kampin e muxhahedinëve. Të konsiderosh shpallje lufte kiber-ataket, do të thotë të rreshtohesh me ajatollahët.  Edi Rama është bërë krah i tyre. I ka lejuar vendit një njollë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Dukagjin të Shkodrës, fuoristrada bie në humnerë! Shoferi në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë është regjistruar në njësinë Pult te Dukagjinit konkretisht në fshatin Plan.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv