-
VIDEO
Pas VKM, qeveria ligj për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Drafti: Ndërtuesi riblen pjesën pa leje me çmim tregu
Me 7 vota pro dhe 4 kundër, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, dha dakordësinë për projektligjin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, nëse pronarët që kanë shkelur lejen, nuk e riblejnë me vlerën e tregut.
-
VIDEO
Policët e ‘këqinj’ të qershorit, AMP i kap me shkelje! 6 në pranga, 13 të pezulluar! Në 1 muaj, 28 efektivë në hetim
Në muajin qershor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore çoi për hetim në prokurori 28 efektivë policie për shkelje të ndryshme, ndërsa 4 efektivë janë në qeli paraburgimi. Rasti më i bujshëm ishte ai i goditjes ndaj 13 efektivëve, të dyshuar se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.
-
VIDEO
Refuzimi i Kurtit për takimin me Ramën, Spaho në Report Tv: Mirë ja bëri, e meritonte! Te Clinton nuk u ftova se e përdori Rama, ra në lojën e tij
Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho ka komentuar një sërë tematikash të fundit nga aktualiteti në Report Tv. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, Spaho komentoi anulimin e Open Ballkan. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë përfitim nga kjo nismë
-
VIDEO
Më 14 korrik nis festivali i "Porto Palermos", 5 fundjava magjike në kalanë e Ali Pashës me Olen Cesarin e artistë të jashtëzakonshëm
Kultura, muzika, historia, e reja dhe tradicionalja. Për 5 fundjava rresht, nga 14 korriku në 12 gusht, në kalanë e Porto Palermos do të keni mundësinë të shijoni të bukurën dhe të kaloni orë të paharrueshme.
-
VIDEO
Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë: 500 kuota për vitin akademik 2023 - 2024
Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2023 – 2024 Këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e pr/ligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota.
"Detyra jonë ëshë të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Duam të fuqizojmë sistemin shëndetësor. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim” tha Manastirliu duke prezantuar dhe detajet e marrëveshjes që do të jetë në formën e pr/ligjit.
Ministrja e Shëndetësisë renditi të mirat që përfitojnë studentët nga firmosja e marrëveshjes dhe mohon që po u hiqet atyre e drejta e përzgjedhjes.
"Studentëve nuk po u hiqet asnjë e drejtë por u garantohet punësimi dhe strehimi përmes programeve sociale të strehimit të mjekëve. Dhe nëse janë pjesë e përzgjedhjes së specializimeve të vijojnë brenda këtyre afateve në spitalet rajonale të Shqipërisë."
Edhe procesi i praktikës do të rishikohet. Marrëveshja do të ketë fuqi ligjore dhe si çdo akt ligjor do të përcaktojë dhe hapat në rastet kur zbatohet dhe pasojat nëse studentët nuk do të zbatojnë pikat e kontratës.
Marrëveshja do të diskutohet në komisione dhe më pas do të kalojë në Kuvend dhe do të firmoset nga Universiteti i Mjekësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe studenti
-
VIDEO
Vendimi/ Rama: Studentët e Mjekësisë që nisin këtë vit shkollën, duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri që t'u jepet diploma
Kryeministri Edi Rama ka thënë se studentët e mjekësisë të cilët këtë vit do të nisin sezonin shkollor, do u duhet 5 vite që të marrin diplomën pas përfundimit të studimeve.
‘Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë do të duhet të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë për të pajisur me diplomë duhen edhe 5 vite.’- tha Rama.
-
VIDEO
Kurti refuzoi takimin me të në Kosovë, ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për refuzimin e Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive. Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e Ballkanit të Hapur, kryeministri u largua.
“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë.
Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë.”- tha Rama.
-
VIDEO
Rama thirrje punonjësve të IT-së të punojnë në shtet: Do të paguheni më mirë se kudo tjetër në Rajon e se kudo në sektorin privat
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar punonjësve të IT-së që të punojnë për shtetin shqiptar, ndërsa u premtoi paga më të mira e konkurruese se në sektorin privat apo edhe krahasuar me Rajonin.
Një i ri me formim në TIK të mos shohë si alternativë largimin nga Shqipëria dhe as largimin e privat si një mundë të vetme, pasi ne u kemi dhënë mundësinë se kush do të punojë për shtetin shqiptar për të krijuar në Republike ku mbrojtja kibernetike shërbimet digjitale apo te shërbimi imazheve satelitore do të paguhet me mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe se kudo tjetër në sektorin privat.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kompania hapësinore na vuri në dispozicion dhe 8 satelitë të tjerë për imazhe pa kosto shtesë, e bën të pamundur korrupsionin
Kryeministri Edi Rama tha se Kompania Hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 saletlitë të tjerë për të sjellë imazhe. Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.
“Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u ftëm në këtyë prpces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë. Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamudur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamudnur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne s’gënjejmë dot.”- thotë Rama.
-
VIDEO
Prezantohen produktet e shërbimit satelitor, ‘Albania 1 dhe 2’ sollën pamje të dëmeve nga zjarri në Ishullin e Sazanit dhe përmbytjet në Shkodër
Janë duke u prezantuar produktet e shërbimit satelitor, Albania 1 dhe 2. Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të mbrojtjes kombëtare civile, në det e terren kanë theksuar sot dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore
-
VIDEO
U shoqëruan dje për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, lirohen tre ‘të fortët e Niklës’: S'kemi lidhje me ngjarjen! Merren në pyetje 10 të tjerë
Dy vëllezërit Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë liruar nga policia pas shoqërimit që iu bë ditën e djeshme për t'u marrë në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku mbetën të vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektivit. Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës
-
VIDEO
Ndërtuan pa leje në zonën e Ksamilit, në hetim 11 persona
11 persona janë vënë në hetim penal në Sarandë pasi kanë ndërtuar pa leje në zonën e Ksamilit