-
VIDEO
Videoja e aksidentit me 3 viktima, Irena Brahimi shpalli të pafajshëm shkaktarin me furgon gri, KPA vendos për fatin e saj. Gjyqtarja: Nuk duket qartë
Videoja e një aksidenti të tmerrshëm në vitin 2016 me 3 viktima dhe 8 të plagosur rëndë rrezikon karrierën e gjyqtares Irena Brahimi, shpalli të pafajshëm drejtuesin e furgonit që duket në video se humbet kontrollin dhe del në korsi tjetër.
-
VIDEO
E pazakontë në burgun e Fierit, të dënuarit art në mur! I burgosuri për drogë ekspozitë në fasadën e qelisë! Shollo: Kaloj kohën
Edvin Shollo nga Gjirokastra, vuan në Burgun e Fierit dënimin me 3 vite e 4 muaj për trafikim të narkotikëve…
Ai ka vendosur që ditët e qëndrimit në burg ti kalojë ndryshe duke krijuar piktura murale ku paraqet Kalanë e Gjirokastrës, atë e Krujës, apo Apolloninë antike, të cilat shfaqen jo më larg se 40 metra sapo hapet porta kryesore e Institucionit.
-
VIDEO
I dha 330 mijë lekë ryshfet sekretares së përgjithshme të 'Shëndetësisë', ndalohet administratori dhe inxhineri i kompanisë që fitoi tenderin
Edhe dy persona të tjerë të përfshirë në korrupsionin në Ministrinë e Shëndetësisë u arrestuan me urdhër të SPAK. Pas prangosjes së sekretares së përgjithsme dhe specialistes, administratori i kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinieri Silvi Shehi u arrestuan pasi kanë dhënë paratë për fitimin e tenderit.
-
VIDEO
Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, mjeku: S’ishte agresiv, kishte çrregullime humori! Prindërit nuk na sqaruan nga se vuante, e trajtuam si rast të zakonshëm
Mjeku Kiço Stefanidhi është prononcuar për mediat këtë të shtunë sa i takon krimit të rëndë në familje që ndodhi në Përmet. Mjeku u shpreh se autori Albi Muhollari nuk ishte agresiv kishte thjesht çrregullime humori. Ai mohoi të ketë pasur dokumentacionin ose informimin për gjendjen e tij shëndetësore.
“Për rastin konkret unë nuk e njoh fare sepse ai jeton në Amerikë. Skam pasur të dhëna, nga familjarët për ndonjë problem. Për herë të pas dy ditëve në urgjencën e spitalit. Është vlerësuar nga ne me komunikim dhe kujdesin e duhur me arsyetim të qëndrueshëm dhe s’kishte shenjë agresiviteti, ka marrë qetësues dhe është nisur në shtëpi. Mund të ketë pasur çrregullime të humorit që janë shumë të zakonshme. Unë nuk kisha asnjë të dhënë për të sepse ai jeton në Amerikë. Praktika e arsyeshme është që të sëmurët që janë dhe agresiv (që ky nuk ishte) nuk duhet transferuar në një spital tjetër. Nuk kishte asnjë shenjë agresiviteti. Vizita me mua ka ndodhur dy ditë para ngjarjeve.
-
VIDEO
Spektakli i muzikës elektronike mbledh të rinjtë nga e gjithë bota në Shëngjin! Festivali UNUM, bashkon aventurierët në edicionin e tij të 4-ët
Ediconi i 4 i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikes Elektronike UNUM ka mbledhur në Shëngjin mijëra të rinj shqiptarë e të huaj i janë bashkuar këtij eventi unik. Eventi do të vijojë deri në datën 6 qershor.
Rana e hedhur në Shëngjin pret edhe këtë vit ediconin e 4 i Festivalit Ndërkombetar të Muzikes Elektronike UNUM.
-
VIDEO
Mbi 50 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë
Mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Për këtë arsye, Ujësjellësi ka marrë masa për ndërprejen e furnizimit me ujë në zonë. Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjorcës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje.
Mjeku i qendrës shëndetësore, Telmond Veliu tregon se ditën e sotme janë parqitur për të marrë nihmë mjeksore rreth 8 persona, ndërsa sipas tij që prej ndërprerjes së ujit trendi i të helmuarve është në ulje. Mjeku thekson se të helmuarit nuk kanë pasur komplikacione të rënda.
-
VIDEO
Report Tv në veri të Kosovës! ‘Do të vriteni një nga e një’, ‘lufta’ e Mitrovicës, takimi me kreun e Listës Serbe dhe si u sulmuan gazetarët, 48 orë në rrezik
Teksa kalova urën e Ibrit, isha zyrtarisht në Mitrovicën Veriore, aty ku rreziku ishte i gjithë anshëm, u nisëm në komunën e Leposaviçit, rrugës kaluam me shumë këmbëngulje disa postblloqe policie, në hyrje të fshatit sapo mbërritëm pamë kolegët tanë në mes të rrugës, të tensionuar, makinat e thyera nga sulmet brutale me hekura…u detyruam të ktheheshim.
-
VIDEO
Tiranë/ Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, arrestohen shoferët e dy mjeteve, një prej tyre rezultoi në gjendje të dehur
Dy drejtuesit e mjeteve që u aksidentuan një ditë më parë në fshatin Bërxullë ku si pasoje e humbi jetën një fëmije 10 vjeç, u arrestuan ndërsa njëri prej tyre rezultoi i dehur. Ky mendohet se ka qenë shkaku I aksidentit ku njëri prej mjeteve pas përplasjes përfundoi brenda në lokalin buzë rrugës ku ishte ulur viktima.
-
VIDEO
Mbyti të ëmën me plastmas, i biri pranon krimin në familje: E meritoj të ndëshkohem
Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmjen e 2 qershorit, ku mbyti të ëmën me plastmas. Ai u shpreh se meriton të ndëshkohet.
‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm.”- mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.
-
VIDEO
Rama shpallet ‘Qytetar Nderi’ në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri: Gjest miqësie, kultura arbëreshe, gur i çmuar i historisë dhe traditës
Kryeministri Edi Rama është nderuar me titullin qytetar nderi në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri të Italisë. I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri mori sot titullin ‘Qytetar Nderi’, ndërsa tha se kjo tregon një gjest miqësie.
Në fjalën e tij, Rama tha se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës. Ai tha se në komunën e Vaccarizzo Albanese është historia e një pjesë të lirisë së Shqipërisë
-
VIDEO
Pamje mahnitëse nga ishulli i Sazanit, delfinët dhurojnë spektakël për turistët
Delfinët mahnitin turistët në ishullin e Sazanit, u dhurojnë spektakël teksa i shoqërojnë gjatë udhëtimit
-
VIDEO
Mbyti të ëmën me qese plastmasi, fqinjët e tronditur në Përmet: S’e dinim që i biri kishte depresion, është ekselent! Doktorët s’i dhanë asgjë
Një ditë pas lajmit tronditës se 24-vjeçari, Albi Muhollari mbyti të ëmën e tij, Zeniat Muhollarin me qese plastmasi, fqinjët përreth janë prononcuar për mediat. Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje. Teksa pyeten nëse ishin në dijeni nëse 24-vjeçari vuante nga depresioni, ata e mohuan të kishin pikasur shenja që mund ta kishin evidentuar.
Një prej fqinjëve që u prononcua, tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë. Megjithatë, fqinjët thonë se i njohin prej 30 vitesh dhe nuk kishin vënë re nëse djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital.