-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Lojë që përfundoi në tragjedi, Nëna e 20 vjeçarit të vrarë në Itali flet për Report TV: Po luante 'ruletë ruse' me vëllain e shokët, qëlloi veten
Nëna e 20-vjeçarit, Enriko Aliajt, i cili u vra aksidentalisht nga vëllai i tij në një prononcim për Report Tv u shpreh dy djemtë dhe shoku i tyre po luanin me pistoletë me mulli.
-
VIDEO
Mbyti të ëmën në Përmet, Albi Muhollari para OPGJ: Çfarë kam bërë kështu?
Albi Muhollari ka dalë sot para Oficerëve të Policisë Gjyqësore mjaft rëndë psikologjikisht. Fillimisht ka qenë i qetë dhe ka kërkuar të pinte vetëm ujë.
Shpesh, 24-vjeçari është dëgjuar t’i ketë thënë vetes: Çfarë është kjo që kam bërë kështu?
Sipas gazetarit të Report Tv, Piro Nase, përgjatë qëndrimit ka pirë veçse ujë dhe ka ngrënë një molto. Ai pranoi dje krimin që kishte bërë por refuzoi të jepte shpjegime për ngjarjen pasi nuk ishte në gjendjen e duhur.
-
VIDEO
10-vjeçari u përplas për vdekje në një lokal në Bërxullë, fqinji: Edhe gjyshi i tij me të njëjtin emër vdiq po nga një aksident
Fqinjët e 10-vjeçarit që humbi jetën nga aksidenti tragjik thonë se shpejtësia me të cilën ka ardhur makina dhe është përplasur në lokal ka qenë shumë e lartë. Për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi një fqinj tha se edhe gjyshi i 10-vjeçarit, me të njëjtin emër Sherif, ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë.
-
VIDEO
Alma Beqiri u arrestua për vjedhjen e 3 mln €, avokati: Nuk ka përvetësim, por nuk rakordojmë shifrat me postën 'Adex'
Avokati i Alma Beqirit ka reaguar pas caktimit të masës ‘arrest me burg’ nga Gjykata. Avokati thotë se shifrat nuk rakordojnë me shifrat me postat e ‘ADEX-it’.
"Kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje të pastër civile dhe jo vepër penale. Të gjitha shifrat krejtësisht fiktive dhe kemi të bëjmë me një çështje të karakterit fiskal dhe tregtar. Nuk ka përvetësim, fshehje, vjedhje por ka mos akordim për një pjesa të detyrimeve qe nuk dihet sa janë. Beqiri gjatë seancës ka thënë se nuk ka asnjë lloj dëshire për tu mos u kthyer këto para. Kjo çështje do të zgjidhet ne momentin qe do ketë rakordim financiar. Makinat e sekuestruara janë blerë përpara kur pretendohet të ketë ndodhur fakti penal." - thotë avokati.
-
VIDEO
Berisha tha se në zgjedhje votuan 547 mijë votues fantazmë, Balla: Ti ka lënë Luli problemet me matematikën! Humbe edhe Tropojën, dil nga politika
Kreu i grupi parlamentar i PS, Taulant Balla ironizoi Sali Berishën i cili tha në Kuvend se në zgjedhjet e 14 majit votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë. Balla tha këto probleme me matematikën ja ka lënë Lulzim Basha, ndërsa i tha që të japë dorëheqjen pasi nuk e votoi edhe Tropoja.
Bardhi bëri një laspus që do doja që shërbimet e seancës ta korrektojnë mos të krijojë incident diplomatik, iu referua kryeministrit të Moladvisë, si zonjë, por është një zotëri i nderuar. Ndoshta e kishit për presidenten, por besoj se lapsuse të tilla të korrektohen në procesverbalin e seancës. E bëra këtë ndërhyrje para se të hyj në një përgjigje me non gratën që sapo u non gratua edhe nga salla. U shpreh se ka 574 mijë zgjedhës në Shqipëri që paskan votuar dy herë. I bie sipas tij, që këta 457 mije zgjedhës të gjithë të kenë votuar dy herë, nga 1 mln e 395 mijë vota që janë numëruar, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. O ta ka lënë luli këtë problem llogarish në matematikë, gjëja që. Fakti që nuk. Bën mirë që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës edhe të ikësh një herë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, kur stë voton fshati jot ctë të votojnë më të tjerët. Zgjedhjet e 14 majit ishin zgjedhje të drejta demokratike, fakti është që ditën e dielë, më 14 maji, udhëheqësi i parë që ishte për të njoftuar fitoren ishte Berisha, shpalli fitoren dhe tha Tirana blu, Elbasani, blu, Durrësi blu.
-
VIDEO
Hapet gara për kreun e partisë apo PD drejt drejtimit me organ kolegjial? Bardhi mbledh sot strukturat drejtuese, java vendimtare e selisë blu
Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 majit, që në shumicën e bashkive, e renditi PD-së forcë të tretë e në disa të tjera edhe të katërt, riktheu te demokratët e vulës, vëmendjen për analizën e brendshme dhe zgjedhjen e drejtuesit, proces i mbetur pezull që prej dorëheqjes së Lulzim Bashës gati një vit e gjysmë më parë.
-
VIDEO
Zbardhet dëshmia e Alma Beqirit në gjykatë: Historia u stis nga ‘ADEX-i’! Jam vetëm 200 mijë euro debitore te kompania
Është zbardhur dëshmia e Alma Beqirit në sallën e gjyqit.
Ajo pretendon se e gjithë historia është stisur nga kompania postare.
Ajo ka thënë se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln siç pretendohet.
“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti” tha Beqiri, sipas gazetarit të Report TV, Armand Braho
Beqiri kërkon të bëhet auditim i pavarur. Ka qenë vetë posta që ka bërë denoncimin në polici të 46 vjeçares pasi pas një auditimi ka konstatuar se në arkën e saj mungonin 3 mln euro.
-
VIDEO
Ryshfet 330 mijë lekë për tenderin 670 mijë lekë, del sot para GJKKO Sekretarja e Përgjithshme e 'Shëndetësisë'! SPAK kërkon 'arrest me burg'
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme. Duro dhe specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteto do të njihen sot me masën e sigurisë, ndërsa seanca pritet të zhvillohet në orën 13:00.
-
VIDEO
Helmimi i banorëve nga uji në Bulqizë, nën hetim Kadri Muça, pronar i një HEC-i privat! Montoi një tub te ujësjellësi, uji i pijshëm u përzi me ujërat e zeza
Kadri Muça pronar i një HEC-i privat në zonën e Bulqizës është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas helmosjes së mbi 50 banorëve nga uji në zonën e Gjoricës.
-
VIDEO
Rrezikuan jetën e pushuesve! Policia bllokon 8 mjete lundruese në Kavajë dhe Dhërmi, gjobiten pronarët
Tetë mjete lundruese u bllokuan nga policia kufitare gjatë aksionit të fundit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar manovra të rrezikshme për jetën e pushuesve.
-
VIDEO
Kuvend/ Deputeti i PD-së i përgjigjet Manastirliut: Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg!
Deputeti i PD-së Dashnor Sula me ironi tha se maxhoranca ka krijuar grup parlamentar brenda në burg.
"Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg. Ministra,drejtora sa të duash në burg. Thoni i dorëzuam. Por kur i dorëzuat? Kur u kapën. SPAK të shtojë hapat dhe të çojë më tej hetimet. Shkoni kontrolloni tenderat. Nuk janë kryer punë fare. Zoti ju dhëntë mendje"
-
VIDEO
Bardhi i kërkoi dorëheqjen, Manastirliu: Me Duron merret drejtësia, ‘Shëndetësia’ është e distancuar nga ajo ngjarje! Ndryshe nga ju, e respektoj ligjin
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur përsa i takon akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen. Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e distancuar nga lajmi për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.