-
VIDEO
Debat në Kuvend, Bardhi kërkon fjalën, Felaj nuk ia jep! Afrohet garda, Braçe i lë fjalën Sulës: Mos qaj aman
Një debat është zhvilluar në Kuvend. Deputeti Gazment Bardhi pasi replikës së ministres Manastrilu për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkoi sërish fjalën. Zëvendëskryetarja e Kuvendit nuk ia dha me argumentin se nuk ka replikë, pasi ministrat përdorën kohën nga fjala e tyre.
-
VIDEO
U arrestua se zhvati 3 mln euro me anë të mashtrimit, sot pritet vendimi i gjykatës për agjenten e shërbimeve postare në Korçë
46 vjeçarja ushtronte funksionin e agjentes në postën private “Adex” në Korçë dhe Pogradec. E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
-
VIDEO
Merr flakë bombola e gazit në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht familjarët! Dëme të shumta materiale
Një shpërthim i një bombole gazi ka tronditur mëngjesin e kësaj të hënë familjen e Besnik Çobos në Vlorë. Bombola ka marrë flakë sapo është ndezur në banesë, fatmirësisht pa u lënduar njeri.
-
VIDEO
Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhisë!
Automjeti i anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia, është thyer gjatë natës në Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin banon Haxhia. Persona ende te paidentifikuar i kane thyer xhamat.
-
VIDEO
Korçë, burri plagos me thikë gruan dhe ia mbath nga vendngjarja! 38 vjeçarja transportohet në spital në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.10 të Korçës ku 46 vjeçari Aleko Myrtollari ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Manjola Myrtollari e cila është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Ish deputeti-Bashës: Je 10 vite me vonesë, duhet ta kishe kafshuar ujkun (Berishën) në 2013-ën! Ish kryedemokrati: Nuk ma kishte marrë mendja
Gjatë takimit me demokratët në Kamëz, ish deputeti Korab Lita i cili ishte i pranishëm i tha Bashës se aktin e ndërmarrë tani duhet ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013 dhe se ne Berishqn duhet të ishte përballur që para 10 vitesh.
“Je 10 vite me vonese. Ti duhet ta kishe kafshuar ujkun që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur. Por meqë ke zgjedhur t’i vërsulesh ujkut, neve na ke mbrapa"- tha Lita.
Nga ana tjetër, Basha e pranoi gabimin por tha se në atë kohë nuk e kishte menduar se Berisha mund të vendoste në të ardhmen interesat personale mbi ato kombëtare.
“Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Unë kështu jam mësuar. Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare”-tha Basha.
-
VIDEO
Mbledhja e kryesisë së PD-së të martën, Basha: Nuk dua t’u paraprij vendimeve që mund të merren, ndjej përgjegjësinë e lidershipit
Të martën mblidhet kryesia e PD-së për të përcaktuar hapat që pritet të ndërmerren më tej për riorganizimin e partisë dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Lulzim Basha gjatë takimit në Kamëz tha se duke qenë i dorëhequr nuk dëshironte t’u paraprinte vendimeve që mund të merren nga kryesia mbi riorganizimin e partisë.
-
VIDEO
Basha: Të hapim letrat e të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le ta fillojnë me mua! Ulni thikat se Rama hedh valle
Ish kreu i PD-së zhvilloi sot një takim sërish me të rinjtë. Lulzim Basha deklaroi se politika e vjetër, luan lojën e saj dhe se nuk është e angazhuar t’u shërbejë qytetarëve, por synon vetëm pushtetin.
-
VIDEO
Basha: Berisha, Meta dhe Rama janë shqetësuar nga rikthimi im! Ndihen të kërcënuar sepse duan që Shqipëria të jetë çiflig i tyre
Ish kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Kamëz tha se nga rikthimi i tij në politikë nuk është shqetësuar vetëm Berisha, por edhe Rama e Meta të cilët sipas tij ndihen të kërcënuar nga 3 propozimet e tij kryesore të bëra publike që në takimin e parë.
“Nuk është vetëm ai që është shqetësuar nga dalja ime. Shumë janë shqetësuar nga dalja ime, sepse e kanë monopolizuar debatin publik, duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Janë shqetësuar shumë. Thelbi i propozimeve të mia është që ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në 2008-ën të zhbëhet. Kjo i shqetëson, duan monopol mbi politikën, median, ekonominë. Duan që Shqipëria të mbetet çifligu i këtyre tre personave”- tha Basha.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Klos ku u plagosën 2 turistë francezë, Report Tv siguron pamjet! Ja si është përmbysur mjeti
Pamjet që shihni përbri, janë pasojat e aksidentit të rëndë në Klos ku mbetën të plagosur dy turistë francezë. Dy turistët që vizitonin vendin tonë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa janë transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën përkatëse mjekësore.
-
VIDEO
Transformohet konsullata e parë italiane në Shkodër! Godina 100-vjeçare, kthehet në qendër aktivitetesh kulturo-ekonomike! Bucci: Gati për pak muaj
Godina 100 vjeçare që dikur ka shërbyer si konsullata e parë e Italisë në Shkodër, i përket qytetit verior si një qendër multifunksionale. Punimet për rikonstruksionin e asaj që tashmë quhet “Shtëpia e Italisë në Shkodër” i panë nga afër ambasadori Italian, Fabrizio Bucci dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të javës së kulturës italiane
-
VIDEO
Krimi i rëndë në familje në Përmet, hetuesit dyshojnë se 24-vjeçari mbyti të ëmën për shkaqe pronësie! Nuk ishte dakord që shtëpia t’i kalonte motrës
Një pistë tjetër ka dalë nga hetimet për krimin e ndodhur ne familjen Muhollari në Përmet.
Gazetari i Report Tv, Piro Nase bën me dije se dyshojnë se se konflikti përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan në pronësi banesën e tyre njërës prej vajzave.
Ndërtesa tre katëshe mendohet se i kishte kaluar ne pronësi te motrës së tij dhe kjo është bërë pa dijeninë e tij.
Mësohet se i riu ka qene tërësisht i qete dhe se aktin e ka kryer pasi ka mësuar se prona i pati kaluar te motrës se tij. Hetimet vazhdojnë.