-
VIDEO
Pjerin Ndreu takim në Lezhë: Nëse s’do e merrnim ne Bashkinë do kishte falimentuar! Jemi e vetmja alternativë
Kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, zhvillloi një takimi elektoral që zhvilloj me banoret e lagjes "SMT" të qytetit të Lezhës. Teksa përmendi ndërhyrjet e realizuara gjatë këtij mandati në këtë lagje, Pjerin Ndreu premtoi ndryshim rrënjësor në 4 vitet e ardhshme, duke deklaruar se ky qytet nuk meriton drejtim nga njerëz me zero identitet politik.
“Nëse nuk do e merrnim ne bashkinë do kishte falimentuar. Administrimi ynë ka qenë shumë korrekt.”- tha ai.
Pjesë e këtij takimi elektoral ishin dhejtra banor të lagjes "SMT", duke garantuar mbështetjen e tyre për Pjerin Ndreun dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14-majit.
-
VIDEO
Dy të zhdukurit në Sarandë, vëllai i Sulovarit: Ja kemi lënë në dorë policisë, Rrumbullaku na tha se hetimet po ecin mbarë
Vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari foli pas ballafaqimit të tij dhe të afërmve të Leonard Thodhorit me Muhamet Rrubullakun. Vëllai u shpreh se do të ndërpriten protestat pasi besojnë se hetimet janë në rrugën e duhur. Pas komunikimit me kryepolicin, Muhamet Rrumbullaku, familjarët thonë se kanë shpresë që të paktën të kërkojnë për trupat e tyre.
-
VIDEO
Protesta e të afërmve për dy të zhdukurit në Sarandë: I kanë hequr qafe, shanset janë zero që ata të jenë gjallë
Familjarët e dy të zhdukurve nga Saranda, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit janë në protestë, por pa asnjë shpresë se dy 46 vjeçarët mund të jenë gjallë. Ata kërkojnë që të zbulohet nga drejtësia nëse nuk jetojnë më që familjet të qetësohen dhe të kenë ku të prehen të dashurit e tyre. I pyetur nga gazetari Sokol Dema, familjari u shpreh se dyshimet janë tek prona që u shit dy herë.
-
VIDEO
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, familjarët protestë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë! Po priten nga Rrumbullaku
Familjaret e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandës po protestojnë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues kanë hyrë brenda dhe po priten nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema
-
VIDEO
Banorët e Thethit ngrihen në protestë: Na mungon energjia elektrike, problematikë prej vitesh! U bashkohen edhe turistët
Banorët e Thethit kanë zhvilluar një protestë të cilës i janë bashkuar dhe të rinj e turistë të mbërritur në këtë zonë turistike. Shkak i protestës është bërë mungesa e energjisë në këtë zonë, situatë e cila vijon prej vitesh dhe nuk njeh asnjë përmirësim.
-
VIDEO
Rama në Korçë: Kemi projekt për stadium, është nder i madh për futbollin shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot gjatë periudhës së fushatës së 14 majit, planin për stadiumin e Korçës.
“Unë besoj se Korça mund të jetë e para në këtë rrugë të re, në këto zhvillime të rreja që të ofrojë periudha optimale për skuadrat që duhet të kalojnë këtu periudhën e stërvitjes. Kërkesa që u kemi bërë arkitekteve ka qenë përtej fushës së blertë e stadiumit, dhe të ofrojë më tepër se një ndeshje.”- tha ai.
-
VIDEO
Aksident në Fier, 'Benz-i' përplas 'Volkswagen-in' e parkuar anës rrugës! Plagosen 2 persona
Një aksident rrugor ka ndodhur pranë fshatit Sheqishte në Fier, ku janë përplasur 2 automjete.
-
VIDEO
Po udhëtonte drejt Vlorës, shkrumbohet nga flakët makina në bypass-in Mbrostar-Levan, dyshohet defekt teknik
Një automjet tip “Nisan Qashqai” është shkrumbuar nga flakët në bypassin Mbrostar-Levan, në afërsi të spitalit memorial turk.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve të shumta materiale. Drejtuesi i mjetit udhëtonte drejt Vlorës. Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental për shkak të një defekti teknik në mjet.
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt, del imazhi i parë real i ekzekutorit portugez! Momenti kur i mësojnë të flasë shqip e të ofendojë Ramën
Kjo video e xhiruar në ambientet e një lokali shfaq portugezin Ruben Saravia, ekzekutori i Ardian Nikulajt më 19 prill në pronën e tij në Shëngjin. Filmimi amator mendohet se është xhiruar në ditët e fundit përpara vrasjes tragjike, ndërsa nuk dihet saktësisht vendndodhja, në Lezhë, Shëngjin apo në Shkodër. Video është filmuar nga njerëz të rastësishëm, grup shoqëror që vetë 28-vjeçari i ka njohur gjatë qëndrimit të tij gati 3 mujor brenda territorit të vendit tonë.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, gjykata angleze burg 4 të arrestuarve! Provat e forta që pritet të 'detyrojnë' ekstradimin e tyre! Britania do të kërkojë garanci
Gjykata angleze ka lënë në burg 4 të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Prova filmike dhe gjumë ADN janë nisur drejt Londrës, ndërsa Shqipëria i kërkon Mbretërisë së Bashkuar t’i nisë të akuzuarit drejt tokës shqiptare. Vijojnë kërkimet për ekzekutorin portugez Ruben Saraiva dhe anglezin me 27 rekorde kriminale Harry Simpson
-
VIDEO
Rama në Librazhd: Kastriot Gurra transformoi të gjithë bashkinë, tashmë i japim detyrën e rëndësishme në Tiranë
Kryeministri Edi Rama u ndal në Librazhd në kuadër të takimeve që po zhvillon në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Rama prezantoi kandidatin e PS, Mariglen Qaton, ndërsa vlerësoi punën që ka dhënë për tre vite radhazi Kastriot Gurra, për të cilin thotë se transformoi të gjithë bashkinë.
-
VIDEO
Vrasja e Nikulajt, avokati shqiptar nga Londra: Gjykata britanike do të shqyrtojë për disa muaj provat për ekstradimin Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë
Ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë, të arrestuar në Londër si të dyshuar për atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin, mund të zgjasë edhe disa muaj