-
VIDEO
Sherri mes të rinjve në një lokal pranë QSUT, përfundon me të shtëna me armë, shkak ngacmimi i një vajze
Një konflikt mes disa personave i cili përfundoi me përdorimin e armëve ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit pranë një lokali në QSUT.
-
VIDEO
Zbërthehet celulari i kenianes Joy Ayoko, zbulohen bisedat ditën e ngjarjes! Shoqërohen në Komisariat 6 persona, mes tyre ish i dashuri
Report Tv ka mësuar se mes personave të shoqëruar është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit. Deri tani nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti nga prokuroria.
-
VIDEO
Dyshohet se ka parcela me kanabis, policia kontrolle në Malësinë e Madhe, angazhohen 100 forca policore të pajisur me 6 dronë
Policia e Shkodrës po kryen një operacion anti-kanabis në Malësinë e Madhe. Në operacion janë angazhuar 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.
-
VIDEO
Kamioni përplas këmbësoren në Lezhë, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhe-Balldre, ku një kamion ka përplasur një këmbësore dhe i ka shkaktuar plagë të rënda në trup.
-
VIDEO
Himarë/ Vodhi një makinë luksoze në Llaman, dhe tentoi t’i ikë policisë, arrestohet pas ndjekjes 40-vjeçari
Florian Mehmeti është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi vodhi një makinë dhe më pas tentoi që t’i ikë forcave blu. Pas disa minutash ndjekje nga policia, 40-vjeçari u arrestua dhe nga verifikimet rezultonte edhe më parë i dënuar për vjedhje
-
VIDEO
Podcasti i Ramës/ Intervistë me sipërmarrësin: Kur erdha nga Italia, s’më njohu djali! Më tha ‘mami kush është ky burrë që fle këtu’
Në podcastin e kësaj të shtune kryeministrit Edi Rama ka biseduar me sipërmarrësin Agim Xhindoli, i cili ka treguar vitet e tij të vështira, se si është rritur në një dhomë 4 me 4, ku jetonin 9 persona, emigrimi në Itali e kthimi në atdhe si biznesmen.
-
VIDEO
Ish-njerku i dogji banesën në Llakatund, 14-vjeçari: Na rrahu, bashkë me gjyshen jemi djegur nga këmbët
Ledion Bilo, 14 vjeç, ka folur pasi njerku i vuri flakën shtëpisë së tij në Llakatund të Vlorës e për pasojë mbeti i lënduar ai bashkë më gjyshen e tij. Ish-bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës së Luftie Fanajt. I mitur ka treguar se shtetasi kosovar Haki Bajrami i cili kishte bashkëjetuar me të ëmën ka ardhur në shtëpi duke i dhunuar e më pas u ka djegur banesë. 14 vjeçari tregon se e ëma e tij prej dy muajsh ishte ndare dhe për këtë qëllim ai ka ardhur edhe i ka dhunuar. I mituri thotë se edhe gjyshen e tij e kanë dhunuar dhe se është në gjendje të rëndë në spital.
-
VIDEO
Ish-dhëndri nga Kosova i vë flakën shtëpisë së ish-nuses në Llakatund, fqinja: E kishte mbyllur brenda e i tha do të përvëloj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Llakatund në Vlorë në familjen e Lutfi Fanajt, pasi ish-dhëndri i këtij të fundit i ka vënë flakën banesës së tij. Fqinja thotë për Report Tv se ai kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe djalin e tij dhe i kishte thënë se do t’i përvëlonte. ‘Kur erdhëm neve ishte bërë dasma. Komplet ishte djegur. Ishin djali me vajzën! I vuri zjarrin i dhëndri nga Kosova. Ish-dhëndri i kishte mbyllur brenda dhe i vuri zjarrin. Ishte shoku edhe ky! Janë zënë për punën e vajzës, pasi vajza iku se i mori djalin. Erdhi bashkë me shokun e tij e i tha a po s’të përvëlova ty.’- u shpreh fqinja.
-
VIDEO
Digjen dy banesa në Llakatund të Vlorës, pas sherrit në familje ish-dhëndri i vë flakën shtëpisë së ish-vjehrrit, shkrumbohet dhe një tjetër
Dy banesa janë djegur në Llakatund në Vlorë. Fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime personat që ishin brenda tyre. Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve
-
VIDEO
Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje, misionari i pajtimit të gjaqeve: Historia nisi nga fisi Lekstakaj, nuk ka patur asnjëherë ndërhyrje për pajtim
Vrasja e biznesmenit dhe politikanit lokal në Lezhë Ardian Nikulaj riktheu dhe njëherë fenomenin e në plage të vjeter në shoqërinë shqiptare, atë të gjakmarrjes.Hasmeria mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Balldre të Lezhës e ka zanafillin në vitit 1996, teksa u vra Pëllumb Nikulaj i cili ndërhyri për të shuar një sherr në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Lezhës.
-
VIDEO
Momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali i Torovicës dhe bie në një zonë të banuar
Një shkëmb është shkëputur nga mali në Torovicë të Lezhës dhe ka rënë poshtë në një zonë të banuar në afërsi të Shkëmbit të Kuq. Report Tv sjell edhe video nga momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali Torovicë.
-
VIDEO
Aishe Haklaj largohet pas 12 orësh nga SPAK, shoqërohet nga policia
Aishe Haklaj përfundoi dëshminë e saj në SPAK pas rreth 12 orësh për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, që i akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Ajo çfarë u vu re pas daljes së Aishe Haklajt nga SPAK ishte shoqërimi i saj nga policia. Pas dëshmisë, Aishe Haklaj do të niset drejt Suedisë, aty ku tashmë jeton prej vitesh dhe ku ka fituar edhe azil politik