-
VIDEO
Faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, sot pushojnë së ekzistuari 9 gjykata të shkallës së parë! Ja ku transferohen dosjet
Nga dita e sotme (1 Maj) nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokuroritë bashkëngjitur këtyre rretheve gjyqësore. Ky është plani që vihet në zbatim në kuadër të fazës së dytë të implementimit të hartës së re gjyqësore.
-
VIDEO
Posteri i Këlliçit/ PD: Gafë e rëndë nga ana e tij, bajate! Pse duhet të na votojnë ne? Jemi alternativa e vetme e djathtë
Teksa motorët e secilës forcë politike janë ndezur për fushtaën e 14 majit, Partia Demokratike pretendon se është e vetmja alternativë e djathtë. Enriketa Papa e ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, thotë se demokratët duhet të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.
-
VIDEO
Shkrihet gjykata e Kurbinit, 1600 dosje transferohen në Lezhë, avokatet: Do të krijohet kaos dhe vonesa në drejtësi
Që prej kësaj të hëne Gjykata dhe Prokuroria e Kurbinit do të jenë jashtë funksioni. Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, këto institucione të drejtësisë janë zhvendosur në Lezhë, ku janë transferuar plot 1600 dosje.
Zbatimi i këtij vendimi nuk është pritur aspak mire nga Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhës, sipas të cilëve mungesa e institucioneve të drejtësisë do të paralizojë mijëra banor të Kurbinit të cilëve ju duhet të udhëtojnë drejt Lezhës për të marrë shërbime.
Me hartën e e re gjyqësore qarku i Lezhës do të ketë vetëm 1 gjykatë dhe prokurori, por ambientet e kufizuara dhe numri i ulet i gjyqtareve dhe prokurorëve pritet të krijojë kaos dhe vonesa në sistemin e drejtësisë.
-
VIDEO
Rama mbjell pemë në Belsh me vogëlushen: Mos e harro katundin, Gjermania është e mirë, po fshati i paharrueshëm
Në fund të takimit me qytetarët në Belsh, Rama mbolli pemë. Kryesocialisti mbolli pemë me një vajzë të vogël e cila kishte kthyer me prindërit nga Gjermania. Rama i dha porosi vajzës që të mos e harrojë katundin.
-
VIDEO
Sot 1 maji, Hoxha: Punonjësve s’u sigurohet jeta, sektori i ndërtimit dhe i minierave më problematiku për punonjësit
Eksperti për të drejtat në punë Edison Hoxha, në një intervistë për Report Tv, thotë se dy janë problemet kryesore të punëtoreve në Shqipëri, çështja e pagave dhe kushtet në punë. Sipas Hoxhës dy sektorët që janë më problematikë për trajtimin e punonjësve në Shqipëri janë sektori i ndërtimit dhe i punëtorëve të minierave.
-
VIDEO
Veliaj në Lagjen 13: Investimi në Kopshtin Zoologjik i ka rritur vlerën pronës! Mandatin tjetër investojmë te Kopshti Botanik
Lagjja 13, një lagje e re e krijuar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë takimit me banorët e zonës së zhvilluar dhe transformuar vitet e fundit, Veliaj tha se deri pak kohë më parë qytetarët i merrnin shërbimet në Farkë, ndërsa sot çdo shërbim jepet në Njësinë Administrative.
-
VIDEO
13 kg kokainë në autobusin e linjës Durrës-Milano, pronari dhe shoferi mohojnë të kenë lidhje me drogën
Burime bëjnë me dije se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme metalike në mes të autobusit, ku ngarkohen bagazhet dhe ishte salduar në skajet e saj për të mos u dalluar. Droga u zbulua nga qentë e stërvitur të cilët kanë nuhatur dhe zbuluar vendndodhjen duke bërë që të niste menjëherë prerja e pjesës metalike për të ushtruar kontrolle në strukturën e autobusit ku edhe u gjend lënda narkotike
-
VIDEO
Plani për vrasjen e Nikulajt përgatitej prej 2 vitesh! Porositësi ofroi 500 mijë euro në Shqipëri por s’gjeti ekzekutor! Viktima, 6 muaj me 'vigjilencë' të shtuar
Shërbimet e posacme kanë zbuluar se plani për të ekzekutuar 51 Ardjan Nikulajn nisi 2 vjet më parë, por në mungesë të një vrasësi brenda vendit që nuk e ka marrë përsipër porosinë pavarësisht se u afruan 500 mijë Euro, organizatori kërkoi ndihmë në Angli.
-
VIDEO
Kërcënonte gruan dhe fëmijët se do i vriste, arrestohet 53-vjeçari në Gramsh! Në banesë i gjendet arsenal armësh
Një tragjedi është shmangur në fshatin Grabovë të Gramshit ku ka rënë në pranga një 53-vjeçar i cili kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i vriste. Gjergj Sotirit iu gjet nga policia një seri armësh pa leje, konkretisht 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe fishekë.
-
VIDEO
Endri Shabani takim me banorët e Laprakës: E nisëm revolucionin, për një jetë më të mirë, por erdhën ata që ishin
Nisma Thurje organizoi një takim elektoral me banorët e Laprakës. Këtë takim e drejtuan Endrit Shabani dhe Pano Soko, të cilët janë kandidatët e Nismës për në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ata u përqendruan tek zgjidhjet që Nisma propozon për trafikun, transportin urban, dhe koston e lartë të jetesës në Tiranë.
-
VIDEO
Me kokainë dhe pistoletë në makinë, kapet 27-vjeçari në Vlorë! I riu do u bënte presion familjarëve të bashkëshortes
Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi në mjetin e tij u gjet një armë zjarri dhe kokainë. Ai do konfliktohej me familjarët e bashkëshortes. Në pranga është vënë Arbër Ymeraj
-
VIDEO
Aksident pranë ish shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, përplasen 2 makina, njëra përfundon brenda lokalit
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorën, pranë ish-shtëpisë së Oficerëve. Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë, njëra prej tyre ka përfunduar brenda një lokali.
Dy persona kanë mbetur të plagosur që po transportohen në spital për të marrë trajtim mjekësor.