-
VIDEO
Sherr në Kosovë, dy të rinj zihen me grushte dhe shkelma në mes të aeroportit
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë. Dy të rinj janë konflikuar me njëri-tjetrin dhe debati ka agravuar deri në zënkë fizike.
Nga pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, shihet disa burra janë duke u zënë dhe duke goditur njëri-tjetrin, teksa disa gra përpiqen t’i ndajnë.
-
VIDEO
Prag sezoni, Vlora ‘popullohet’ nga mysafirët e huaj, turistët: Këtu ka det, mal dhe ushqim fantastik, do vijmë sërish
Sezoni veror ende nuk është çelur, por Vlora dhe jugu i vendit janë populluar nga turistë të huaj. Nga Spanja, Holanda, Bullgaria e deri nga Brazili i largët i shohim teksa ngjisin Llogaranë.
“Jam nga Bullgaria. Është hera e pare këtu dhe është shumë bukur. E mrekullueshme”, tha një turiste nga Bullgaria.
-
VIDEO
Rama publikon pamjet nga bypass i Shkodrës: Bashkia na ka zvarritur për një copë letër njësoj siç po bën me ujësjellësat e Shirokës e Zogajt
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga bypass i Shkodrës duke thënë se bashkia i ka zvarritur për një copë letër po ria kanë dalë ta realizojnë.
E njëjta situatë thotë se është prej kohësh me ujësjellësat e Shirokës e të Zogajt për të cilët janë lidhur kontratat e ndërtimit nga Fondi i Zhvillimit. Ndërkohë Rama thotë se Bashkia Shkodër nuk zbardh dot lejet e ndërtimit dhe me ironi shkruan se për ata ‘etja blu është më e shëndetshme për banorët se sa uji pa ngjyrë’.
“Bajpasi i Shkodrës, një nga punët e bëra nga qeveria jonë, njësoj si rruga nga Shkodra në Theth apo në Velipojë, ku s’ka qenë i nevojshëm projekti i bashkisë dhe ku bashkia s’na ka bllokuar dot për fare, po thjesht ka penguar sa ka mundur, duke na zvarritur për një copë letër; siç po pengon për shembull prej disa kohësh ujësjellësat e Shirokës e të Zogajt, për të cilët janë lidhur edhe kontratat e ndërtimit nga Fondi i Zhvillimit, por Bashkia Shkodër nuk zbardh lejet e ndërtimit sepse si gjithnjë mbron bindjen se etja blu është më e shëndetshme për banorët se sa uji pa ngjyrë”, shkroi Rama.
-
VIDEO
Kukës, thyhen posterat e kandidatit Safet Gjici! Partia Socialiste: Akte vandale, përballë dhunuesve alternativa jonë e vetmja
Paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit, persona ende të pa identifikuar kanë thyer posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici. Kjo ngjarje është bërë publike dhe denoncuar nga Granit Gjana përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës.
-
VIDEO
Shpërthen në flakë makina në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, shkak dyshohet një defekt teknik
Një automjet tip ‘Benz ML’ ka marrë flakë në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë mesditën e sotme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale.
-
VIDEO
Plani për vrasjen e Nikulajt përgatitej prej 2 vitesh! Porositësi ofroi 500 mijë euro në Shqipëri por s’gjeti ekzekutor! Viktima, 6 muaj me 'vigjilencë' të shtuar
Shërbimet e posacme kanë zbuluar se plani për të ekzekutuar 51 Ardjan Nikulajn nisi 2 vjet më parë, por në mungesë të një vrasësi brenda vendit që nuk e ka marrë përsipër porosinë pavarësisht se u afruan 500 mijë Euro, organizatori kërkoi ndihmë në Angli.
-
VIDEO
Kishte mbjellë 80 fidanë kanabis, kapet 16 vjeçari në Malësinë e Madhe! Hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës
Një 16 vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës pasi dyshohet si autori i mbjelljes së 80 fidanëve të kanabisit në Malësinë e Madhe.
-
VIDEO
Kontrolle anti kanabis nga toka e ajri, angazhohen 50 forca policie dhe 4 dronë! Asgjësohen 224 kubikë, shpallet në kërkim ngë 35-vjeçar
Kontrolle anti kanabis nga toka dhe ajri, angazhohen 50 forca policie dhe 4 dronë! Asgjësohen 224 kubikë, shpallet në kërkim ngë 35-vjeçar.
-
VIDEO
Tentuan të trafikonin drejt Italisë 13 kg heroinë të fshehura në autobusin e linjës ‘Durrës-Milano’, arrestohet pronari dhe shoferi i mjetit
Dy persona janë arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pas zbulimit të më shumë se 13 kilogramëve heroinë të fshehura në një autobusin me destinacion Italinë. Në pranga kanë rënë Mikel Pici, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, pronari i firmës së linjës së autobusëve “Durrës-Milano” dhe Piro Rushi, 57 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit ku u gjet lënda narkotike.
-
VIDEO
Dhunoi vjehrrën dhe nipin e saj më pas u dogji shtëpinë, ish dhëndri nga Kosova ende në kërkim! Policia arreston shokun e tij në Morinë
Tentuan të vrisnin një shtetase të moshuar dhe nipin e saj të mitur, duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre, të cilës më pas i vunë qëllimisht zjarrin, kapet dhe vihet në pranga shtetasi Gëzim Bacaj, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër shtetasi Haki Bajrami ( ish- dhëndri i të moshuarës). Vihet në pranga dhe Durim Klemendi, pasi nuk kallëzoi krimin.
-
VIDEO
Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Gerti Shella në Report Tv: Është gafë, korrupsioni nuk luftohet në këtë mënyrë! S’ka program
- Eksperti i qeverisjes vendore Gerti Shella ka folur në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe fushatën e zhvilluar deri më tani nga partitë politike. Shella thotë se mangësia e kësaj fushate është se partitë politike nuk kanë programe. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, Shella tha se në këtë fushatë kandidatët duhej thjesht të shpalosnin vizionin e tyre për bashkitë dhe jo e gjithë fushata të zhvendosej në fokusin e liderëve kryesorë, Rama, Meta e Berisha.
“Programe nuk ka, ose kur ka ato janë në rastin e pohimeve, të dëshirave, por të pazbërthyera, të padetajuara. Kjo është një mangësi e kësaj fushate. Nga ana tjetër, nuk është kjo fushata që do kërkonte ballafaqime të mëdha, thjesht kërkon të shpalosen vizionet të cilat marrin përsipër ta adresojnë ato që janë të perceptuara si probleme të qyteteve tona. Ka një ekzagjerim të tonusit politik të përballjes në kuadër të këtyre zgjedhjeve. Rama nga njëra anë, Berisha nga ana tjetër, Meta më pak, pro janë muskujt politik që po shtyjnë narrativën e kësaj fushate, ndërkohë kandidatët janë më të zbehtë, më të intimduar vende-vende. Në disa bashki të tjera janë në anonimat të plotë dhe s’kanë sigura dot as daljen në ekranet e televizionit”, tha Shella në Report Tv.
-
VIDEO
Rama fton në kërcim qytetarët në Tepelenë: Jo labçe se na fillon shiu! Kërcejmë me ‘ta hëngsha zemrën’.
Në përfundim të takimit me qytetarët në Tepelenë, Edi Rama i ftoi për të kërcyer por zgjodhi që të kishin në sfond këngën e fushatës elektorale që ka PS, jo labçe me argumentin se i fillon shiu.
“Me labçe na fillon shiu, do kërcejmë këtë të hëngsha zëmrën”, tha Rama.