-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, ekspertja Meta për Report Tv: Klima politike e tensionuar! Liderët politikë t’i lënë kandidatëve hapësirë për të bërë fushatë
Ekspertja e zgjedhjeve, Gerta Meta foli në Report Tv për raportin paraprak të OSBE-ODHIRIT për fushatën zgjedhore të 14 majit. Njëjtë si në raport, Meta thotë se klima politike është e tensionuar.
Me gazetarin Nertil Agalliu, ajo tha se liderët kryesorë po përdorin një gjuhë të ngarkuar politikisht, që sipas saj po zbrazin mes njëri-tjetrit inatet e vjetra politike. Meta u shpreh se duhen inkurajuar tone të moderuara dhe një vetëpërmbajtje e sjelljes së partive politike.
-
VIDEO
Rama kërcen me vogëlushen në Dropull: Kur të merr kalamoni përpara
GJIROKASTËR- Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama është ndalur në Gjirokastër ku zhvilloi disa takime elektorale, e ku nuk mungoi as kënga e Partisë Socialiste ‘Vetëm Përpara’.
Në një video të postuar në Instagram, Rama shihet teksa kërcen me një vajzë të vogël në Dropull me këngën e fushatës.
-
VIDEO
Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani ‘fut në lojë’ të shkarkuarit nga Luan Daci: Të rishikohen vendimet i ish-anëtarit të KPA
Rreth 19 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu të cilët kanë patur në trup gjykues anëtarin e shkarkuar në KPA, Luan Daci, i janë drejtuar këtij institucioni, për të rishikuar vendimin e shkarkimit.
Shkak u bë vendimi i Gjykatës së Strasburgut për ish prokurorin Besnik Cani, që i ka dhënë të drejtë për të rishikuar vendimin për shkak të këtij precedent të Dacit. Numri i kërkesave pritet të rritet pasi mësohet se Daci ka marrë pjesë në 34 vendime shkarkimi. Ende deri tani KPA nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga kërkesat. Por ato janë pranuar dhe hedhur në short për tu caktuar trupa gjykuese. Për avokatin Arbër Hoxha vendimi i Strasburgut është individual dhe nuk mund të ketë ndikim edhe në subjektet e tjera.
-
VIDEO
Zbërthehet celulari i kenianes Joy Ayoko, zbulohen bisedat ditën e ngjarjes! Shoqërohen në Komisariat 6 persona, mes tyre ish i dashuri
6 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, si persona të dyshuar ose që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko. Report Tv ka mësuar se mes personave të shoqëruar është edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit. Mësohet se gjatë natës janë kontrolluar edhe disa banesa.
Referuar asaj që shkruajnë mediat, ky shoqërim në Komisariat ka ardhur pas zbarthimit të telefonit të kenianes, ku janë gjetur biseda që kanë qenë të vlefshme për hetuesit. Mes tyre edhe biseda me Rodi Braçi, shoferin e kazinosë ku ajo punonte me të cilin kishte një lidhje. Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezët! Në kërkim ekzekutori portugez dhe 2 të tjerë
TIRANË-10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema, ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, , 35 dhe 49 vjeç.
-
VIDEO
Kandidati i PS-së në Shkodër, Benet Beci takim me artistët: Në fokus arti, kultura dhe turizmi
Kandidati i Shkodrës për Partinë Socilaite, Benet Beci ka zhvilluar një takim me artistët e njohur nga bota e filmit, muzikës dhe artit.
Artistët e këtij këtij qyteti shtruan në problematikat e tyre, mungesën e planeve dhe projekteve për të zhvilluar edhe më tej një ndër qytetet që njihet si djepi i kulturës.
-
VIDEO
Kandidati i PD-së për Tiranën, takim me banorët e Laprakës: Ta shpëtojmë nga duart e Ramës, Metës e Berishës
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e Laprakës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj. Bejko u ndal në programin e tij për Tiranën, ndërsa i ftoi qytetarët ta votëbesojnë më 14 maj për t’i kthyer frymëmarrjen Tiranës
-
VIDEO
Drejt arrestimit të bashkëpunëtorit të katërt për vrasjen e Ardian Nikulajt, policia në gjurmët e britanikes
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se policia britanike ka rënë në gjurmët edhe të shtetases tjetër britanike Harriet Bridgeman. Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet. Sa i takon portugezit, vrasës i Nikulajt, autoritetet britanike shprehen se ai nuk ndodhet ne Angli, pasi në këtë shtet ka rekorde të theksuara kriminale si trafik droge, e më gjerë.
-
VIDEO
Vendoret/ Ngjela: Berisha i ‘bie në qafë’ vendit me një non grata mbi supe! Me PD-në e përçarë, PS e ka të sigurt fitoren
Avokat Spartak Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit. Në një intervistë për Report Tv, avokat Ngjela, u shpreh se kjo fitorja e sigurt e PS-së është për faktin e përçarjes së Partisë Demokratike. Duke u ndalur tek Sali Berisha, Ngjela tha se ky i fundit po i bie vendit në qafë, megjithëse ka një non grata mbi supe.
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Britani porositësi Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezët! Në kërkim ekzekutori portugez dhe 2 të tjerë
10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema, ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt.
Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezët, Harry Simson dhe Harriet Bridgeman. Nga informacionet paraprake mësohet se arrestimi i tyre është bërë në Londër, ku ishin arratisur menjëherë pas ngjarjes. Të tre kanë qenë nën shoqërinë e njërit tjetrit, në momentin kur iu janë vënë prangat.
-
VIDEO
Vrasjet e vëllezërve Haklaj, avokati i familjes në Report Tv: Ishte krim shtetëror, kemi dorëzuar në SPAK video të reja! Berisha të merret i pandehur
Beqiri theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Sipas Beqirit SPAK ka vonuar dhe duhet të kishte marrë të pandehur tashmë Berishën. Duke u ndalur tek dëshmitarët, Beqiri u shpreh se janë 27, e shtoi se atyre duhet të sigurohet jeta pasi janë të trembur, ndrësa pohoi se disa janë të gatshëm që të dëshmojnë
-
VIDEO
Aishe Haklaj 12 orë në SPAK, avokati Beqiri: U fut me syze dhe shami që të mos njihej! Shtëpia ku qëndroi u ruajt nga policia
Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar për Report Tv detaje në lidhje me dëshminë e Aishe Haklajt në SPAK. Avokati tha se pas dëshmisë prej 12 orësh, Aishe Haklaj tha se ka besim tek drejtësia.
‘Ka diçka serioze këtë radhë. Kam besim tek drejtësia më tha’- tha Beqiri.
Beqiri tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, por gjithsesi u zbulua. Beqiri tha se ajo hyri me syzë dhe shami, ndërsa shtoi se në shtëpi u ruajt nga forcat e sigurisë.
‘U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur.’- tha Beqiri.