-
VIDEO
Po transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 persona në Himarë, mes tyre edhe një 18-vjeçar
Katër persona janë arrestuar në Himarë, pasi u kapën nga policia kufitare duke transportuar me fugon 29 emigrantë në mënyrë të paligjshme, një nga të arrestuarit po lëvizte me një mjet tjetër për të monitoruar rrugën dhe për të shmangur policët.
-
VIDEO
Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, burime: Policia dyshon se janë ekzekutuar! Gjendet 'benzi' me të cilin janë rrëmbyer
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori, dy të zhdukurit në Sarandë prej 17 ditësh, mund të jenë ekzekutuar. Burime bëjnë me dije se policia dyshon se trupat e tyre të pajetë gjenden brenda bashkisë së Konispolit. Disa persona me precedentë penalë janë shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje mbi këtë ngjarje.
-
VIDEO
Suzana Guxholli: Mbesat dhe nipi janë gëzimi më i madh i jetës time.
“E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin vjen edhe këtë të shtunë me histori jete nga ato që të mbajnë mbërthyer pas ekranit. Suzana Guxholli tregon hap pas hapi esencën e jetës, rrugëtimin e gjatë, të vështirë e të bukur të jetës. Glidona Daci, gazetarja e kronikës ndan me publikun ndodhitë më të rëndësishme të jetës. Çfarë ndodhi pas videos virale gjatë transmetimit live të saj? Na ndiqni të shtunën në ekranin e Report tv, ora 21:00.
-
VIDEO
‘Ju jap sa para të doni, vetëm më lini të iki’, pasi u vu në pranga, Ramazan Rraja iu ofroi lekë policëve në këmbim të lirisë
Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i Ramazan Rrajës, një person i njohur në botën e krimit, i cili ra në pranga pak ditë më parë. Report Tv mëson se në momentin e arrestimit, Ramazamn Rraja iu ka ofruar efektivëve para në këmbim të lirisë.
-
VIDEO
PERSONAZH/ DJ Xhorxho rrëfehet për Report Tv: Muzika elektronike ‘magnet’ për turistët e huaj në Shqipëri
Muzika elektronike po gjen gjithnjë e më shumë shtrirje në vendin tonë, ku janë realizuar disa festivale, sidomos pa pandemisë. Duke folur për këtë trend, Dj Xhorxho shprehet se organizime të tilla janë kthyer tashmë në magnet për turistët e huaj.
-
VIDEO
Prej 17 ditësh i zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, familjarët e Fatmir Sulovarit protestë para komisariatit: Gjeni trupin, vrasësit s’duam t’i njohim
Familjarët e 46 vjeçarit Fatmir Sulovari, i cili prej 17 ditësh është zhdukur së bashku me Leonard Thodhorin, kanë protestuar ditën e sotme para komisariatit të policisë Sarandë.
Familjarët kërkojnë që policia të veprojë për zbardhjen e ngjarjes. Njëri prej personave të pranishëm në komisariat, i bindur se të zhdukurve mund t’u ketë ndodhur diçka kanë kërkuar vetëm që t’ui jepen trupat për t’i varrosur duke thënë se nuk duan t’ja dinë kush kanë qenë autorët e ngjarjes dhe se do t’i lënë hetimet në dorë të shtetit.
-
VIDEO
Problematika në aksin ‘Gjirokastër – Sarandë’, shoferi: Dola nga rruga se s’ka barriera! ARRSH asnjë masë për eliminimin e kthesave të forta
Një ndër rrugët më të rrezikshme në vend është ajo që lidh Gjirokastrën me Sarandën, për shkak të terrenit malor e me kthesa. Edhe pse ka pasur shumë aksidente, ende mungojnë barrierat në disa segmente të saj. Një banor tregon për Report Tv se ka dalë nga rruga, vetëm nga mungesa e barrierave.
-
VIDEO
Detajet për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, nga karroca me ar që kushton 3 mln paund, te 2000 të ftuarit që do të kenë shansin ta ndjekin! I pranishëm edhe princ Harry
Edhe pak ditë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, i cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë. Deri më tani ceremonia është komentuar shumë për luksin, numrin modest të të ftuarve nga familjet mbretërore dhe për pjesëmarrjen e djalit të Charles, Princit Harry i cili nuk do të shoqërohet nga dukesha e tij.
-
VIDEO
Kryebashkiakja e Durrësit me maturantët: S'do ketë më mësim me 2 turne në gjimnazin 'Naim Frashëri'! Me mbështetjen tuaj do hapim kapitull të ri
"Brenda këtij viti nuk do të ketë më mësim me dy turne për shkollën tuaj, por ju do të mësoni në një godinë tërësisht të re dhe me kushte moderne". Kështu është shprehur Emiriana Sako, kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kadidate e PS për zgjedhjet e 14 majit, në takimin e zhvilluar me nxënës dhe maturantë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” të qytetit të Durrësit. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej nga deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu. Duke evidentuar faktin se shkolla e mesme Naim Frashëri është një nga dy shkollat më të mira të Durrësit, me histori dhe traditë në arsimimin e brezave, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako tha duke iu drejtuar maturantëve se duam besimin dhe mbështetjen tuaj për të vazhduar edhe në mandatin e dytë me shumë projekte të tjera për të rinjtë, nxënësit e shkëlqyer e sportistët.
-
VIDEO
Arbana: Do punojmë që 4 vitet e ardhshme të gjithë të pastrehët në Shijak të kenë një shtëpi të tyre
Elton Arbana, kandidat i socialistëve për Bashkinë e Shijakut ka premtuar se do punojnë që në 4 vitet e ardhshme të gjithë të pastrehët të kenë një strehtë mbi kokë. Ai tha se një punë e madhe është bërë me punësimin e të rinjve në zonë.
“Jam fokusuar shumë që kush i ri apo e re në Shijak, të ketë një vend punë dhe në katër vite kemi punësuar rreth 70% e të rinjve. Kemi mbyllur një mandat të suksesshëm në Bashkinë, duhet të ecim përpara dhe të shohim se si të përmirësojmë vendim tonë. Shumë shpejt do të nisë asflatimi i rrugëve të qytetit dhe në 4 vitet e ardhshme do të merremi me njësitë administrative. Do punojmë që të gjithë të pastrehët të kenë një strehë mbi krye”, tha ai.
Ai u ndal të rindërtimi ku shtoi se janë rindërtuar 31 pallate, 802 banesa individuale, 5 shkolla dhe 2 kopshte , duke thënë se ka ende punë për të bërë.
-
VIDEO
Durrës, makina ‘përpihet’ nga flakët, shkakton vetëm dëme materiale
Një automjet është mbuluar nga flakët në një lagje të Durrësit, pasi një defekti të brendshëm në sistemin elektrik. Pasojat e zjarrit shënuan vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Eksperti zbulon programin: Ja si mund ta zbulojmë fytyrën e vrasësit të biznesmenit në Shëngjin
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka treguar se ekziston një aplikacion i cili mund të ndihmojë grupin hetimor që të identifikojë një person, pa pasur nevojë për një imazh të fytyrës.