-
VIDEO
Atentat Aldi Mustafës, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes! 37-vjeçari udhëtonte vetëm, eksplozivi ishte vendosur në gomën e pasme të makinës
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku iu vendos eksploziv Aldi Mustafës 37-vjeç. Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm në makinës, ndërsa eksplozivi ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit. 37-vjeçari nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv mjeti ka pësuar shumë pak dëme.
-
VIDEO
Aksident në Korçë përplasen dy mjete.
Një aksident është regjistruar në Korçë.
Nga përplasja me nj-tj drejtuesi i njërit prej mjeteve ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Tritol makinës së mikut të 'Rrumit të Shijakut' në Shkozet, mjeti shpërthen në lëvizje! E paqartë nëse Aldi Mustafi po drejtonte mjetin
Një atentat me eksploziv dyshohet të ketë ndodhur në Shkozet të Durrësit pak minuta më parë teksa një makinë ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:56 të ditës së sotme. Report Tv mëson se automjeti ka qenë në pronësi të Aldi Mustafas, miku i 'Rrumit të Shijakut.
-
VIDEO
Berisha bëri thirrje të mos votohet PD, i përgjigjet kreu i degës Shkodër: Nuk çojmë asnjë votë tek Meta, demokratët do votojnë listat e Këshillit Bashkiak të Alibeajt
Nga Shkodra, një ditë më parë, Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mos japin asnjë votë për PD-në zyrtare në zgjedhjet e 14 majit. Por kreu i degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli iu përgjigj deklaratave të tij duke thënë se vota e demokratëve nuk do të shkojë për një parti të majtë si e Ilir Metës.
-
VIDEO
Protesta e bashkatdhetarëve në Hagë për ish krerët e UÇK-së, ish këshilltari i Thaçit: Kërkojmë të jetë gjyq i drejtë dhe jo politik
Artan Brehami, ish këshilltari Hashim Thaçit ka folur për Report Tv nga Haga, aty ku bashkatdhetarët po protestojnë për një gjyq të drejtë ndaj ish krerëve të UÇK-së. Brahimi u shpreh për gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliun se qëllimi i protestave është për të pasur një proces politik sa më të drejtë dhe të pa motivuar politikisht.
-
VIDEO
Rama takon në Verona kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni! Marrin pjesë në panairin më të madh të verës në Europë
Kryeministri Rama është takuar paraditen e sotme në Verona me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni! Të dy liderët kanë marrë pjesë në panairin më të madh të verës në Europë, VinItaly.
-
VIDEO
Balla: Të ndalohet Tik-Toku-u në institucionet publike, rrezik për sigurinë
Deputeti Taulant Balla në komisionin e Integrimit ka propozuar që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok.
‘Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. TË gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe. Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike, I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. Të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent.’- tha Balla.
-
VIDEO
Nis gjyqi për ish krerët e UÇK-së, bashkatdhetarët protestojnë në dyert e Gjykatës së Hagës! Rama: Liria ka emër
Me thirrjet liria ka emër, marshojmë për drejtësi, shqiptarët kanë protestuar sërish në Hagë, aty ku po gjykohen 4 krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasiqi e Selimi.
-
VIDEO
Nën arrest për fshehje dhe pastrim parash, Alda Klosi ndryshon avokat dhe kërkon masë tjetër sigurie!
Ish-zyrtarja Alda Klosi i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës. Ajo kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
-
VIDEO
SPAK sekuestroi vilat në Palasë e Hamallaj të bashkëjetueses dhe ish gruas, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në Apelin e GJKKO
Pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues, Arben Ahmetaj nuk i ndalon përpjekjet me drejtësinë. Report Tv mëson se, ish-zv.kryeministri i është drejtuar me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm, përmes të cilës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive për dy vilat, njëra në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe tjetra në pronësi të ish-gruas.
-
VIDEO
Shqyrtohet në Komisionin e Integrimit projektligji i ri për mediat audiozive, Açka: Ligji të zbatohet, të dielën flitet për çështje erotike televizion
Po shqyrtohet sot në Komisionin e Integrimit projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në lidhin “Për mediat audiovizive në Republikën Shqipërisë””, të ndryshuar"
-
VIDEO
Grabitën me armë pronarin e biznesit të automjeteve në Kamëz, arrestohet njëri prej grabitësve, në kërkim bashkëpunëtori
Një person është arrestuar për grabitjen e orës së dorës dhe varëses së një pronari të një biznesi automjetesh në Kamëz të Tiranës. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Në pranga ka rënë Saimir Korashi ndërsa është shpallur në kërkim 32 vjeçari i identifikuar si Q.H, banues në Paskuqan. Të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përdorur armë zjarri kanë kanosur pronarin e biznesit, shtetasin Xh.S të cilit i kanë marrë varësen prej floriri dhe orën që e kishte vendosur në dorë.