-
VIDEO
Veliaj: Si mund të votosh për ata që na hodhën në erë? Asnjë demokrat i Vorës nuk pranoi të përfaqësojë ata që shkaktuan Gërdecin
Demokratëve në Vorë u vjen turp të përfaqësohen nga shkaktarët e Gërdecit dhe të identifikohen me ata që financohen nga shkaktarët e luftës në Ukrainë.
-
VIDEO
Ish komandanti i UÇK: Protesta e sotme në Kosovë ia arriti qëllimit! Edhe nesër do ketë tubim në Hagë për vendosje drejtësie
Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha thotë se qytetarët ia kanë arritur qëllimit me pjesëmarrjen masive në Kosovë për krerët e UCK që dalin nesër para gjykatës së Hagës. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se i njëjti tubim do të mbahet edhe nesër në Hagë.
“Protesta e sotme ia ka arritur qëllimit, bazuar në pjesëmarrjen masive të qytetarëve është treguar se ende luftojnë për drejtësi dhe kanë mbështetje për të vendosur drejtësi për personalitetet që kanë drejtuar luftën. Dita e sotme ka dëshmuar se shqiptarët mbështesin drejtësinë dhe kjo dalje s’ka qenë kundërshtim për gjykatën si organizëm por vetëm për çështjen e drejtësisë.
-
VIDEO
Mesazhi i fundjavës, Veliaj flet për pastrimin në Tiranë: I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet e Sharrës! Shërbimi më i lirë se projekti i Berisha-Meta
Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai drejton e ka shpëtuar Tiranën nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra.
-
VIDEO
Rënia e komunizmit/ 32 vite nga masakra e 2 prillit
Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, një ngjarje shumë e rëndë tronditi jo vetëm qytetin e Shkodrës por të gjithë vendit. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri pasi pas një proteste kundër regjimit u ekzekutuan 4 persona të pafajshëm.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Dëshmia në GJKKO e vrasësit të Behar Sofisë: 50 mijë euro për një tjetër ekzekutim në Kamëz, shënjestra ishte 34-vjeçar
Ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia vazhdon të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme, ku po tregon historikun e vrasjeve me pagesë. Kësaj here Ernejt Shyti, foli për shenjestrën e radhës, që ishte një 34 vjeçar nga Kamza, shumë pranë komisariatit, për të cilin shuma e kërkuar ishte e madhe. Shyti ka treguar me emra se kush ishin porositësi dhe vrasësi me pagesë.
-
VIDEO
‘Alarm’ në Pogradec/ I vihet GPS 2 makinave të 39-vjeçarit që i jepte me qira, u dyshua për tritol! Pronari: E di kush ma ka bërë! Tregon emrat
Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, 39-vjeç janë konstatuar që i janë vënë GPS pa dijeninë e tij.
-
VIDEO
I maskuar e me kallash vjedh firmën e ndërtimit në Vlorë, arrestohet i riu! Në kërkim shoku i tij
Një person është arrestuar pasi nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë në një zyrë të një firme ndërtimi.
-
VIDEO
Në garë për bashkinë e Tiranës, Përnaska në Report Tv: PD është shpërbërë në tre pjesë, njerëzit s’kanë shpresë te e djathta! Përçarja ka fuqizuar mazhorancën
Lajla Përnaska, kandidate me PDIU-në për bashkinë e Tiranës thotë se Partia Demokratike është shpërbëre dhe njerëzit nuk kanë më shpresë te PD-së. E ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ish-deputetja demokrate u shpreh se tashmë situata brenda PD-së është e trishtë dhe se njerëzit ndihen të papërfaqësuar
-
VIDEO
Aksident në Pogradec, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagosen 7 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thane në afërsi të fshatit Hudënisht. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar 7 persona të plagosur.
-
VIDEO
Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës! Ne e duam bashkinë për bashkëpunim me qeverinë dhe jo për të hapur sherr
Nga Kavaja, gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e quajti fyerje atë që po u bëhet demokratëve, të cilët në 14 Maj, Sali Berisha po u thotë të votojnë listën e njerëzve të Ilir Metës dhe ish-LSI.
“A ka fyerje më të madhe për demokratët, që të detyrohen nga Sali Berisha dhe të votojnë listën e Ilir Metës? Të Ilir Metës, armikut më të përbetuar të së djathtës? Atë që rrëzoi çdo qeveri të djathtë? Që minoi çdo qeveri të djathtë dhe tradhtoi çdo pakt me të djathtën? Sot po i kërkohet një demokrati të shkojë dhe të votojë listën e Ilir Metës, që çdo ditë dalin faturat se paguhet nga Rusia. Shokë, kush është ai demokrat që me sinqeritet pranon të shkojë si ‘cjapi te kasapi’? I them të gjithë demokratëve, mos mendoni Saliun dhe Ilirin, se ata boll halle kanë. Mendoni të zgjidhni hallet tuaja që i zgjidh Partia Socialiste dhe Redi Krali, këtu në Kavajë. Mos u merrni me hallet e Ilirit dhe të Saliut se ato nuk i zgjidhni dot, por që të fyhet çdo demokrat i Kavajës dhe t’i kërkohet që të votojë listën e rublave të Ilir Metës, ku praktikisht po shitet Partia Demokratike, te armiku më i betuar i të djathtës, ky është mëkat i madh. Ndaj, ftesa për çdo demokrat është: O shokë, çunat dhe gocat e Partisë Socilaliste, Redi Krajli dhe Këshilli ynë Bashkiak, janë përditë me ju, janë çdo orë me ju, jetojnë me ju, punojnë për ju dhe janë pjesë e skuadrës tonë fituese”, tha Veliaj.
-
VIDEO
'Kisha 25 mijë euro borxh', lihet në burg Liridon Peka që vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë! Përfitoi 100 mijë euro nga mesazhi 'jam i sëmurë'
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Liridon Pekën që vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë dhe u mashtronte familjarët.
-
VIDEO
Shqipëria 14 vite në NATO, SHBA: Partnere e besueshme, ka promovuar paqen dhe sigurinë! Begaj: Krenarë që jemi kontribuues
Shqipëria shënon 14 vjetorin e anëtarësimit zyrtar të saj në NATO. Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill 2009.