-
VIDEO
Sulmi në Top Channel dhe atentati në Don Bosko, Rrumbullaku takim me drejtorin e Policisë Tiranë! Hetimet për ngjarjet në fokus të diskutimit
Ngjarjet e fundit kriminale të pazbardhura kanë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zbarkojë në zyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Burimet bëjnë me dije se në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Librazhd-Përrenjas, makina del nga rruga dhe bie në përrua, humbin jetën burrë e grua
Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volswagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.
-
VIDEO
VIDEO/ Pamjet e aksidentit tragjik në Librazhd ku humbën jetën burrë e grua
Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin Librazhd-Përrenjas ku makina në të cilën udhëtonin burrë e grua ka përfunduar në përrua duke u shkaktuar të dyve vdekjen e menjëhershme.
-
VIDEO
Kapshticë/Arrestimi i 2 rumunëve që tentuan të transportonin drogë me rulot drejt Greqisë, policia: Janë sekuestruar 118 kg kanabis
Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar ditën e djeshme në Kapshticë ku u vunë në pranga 2 shtetas rumunë të cilët tentuan të trafikonin një sasi kanabisi drejt Greqisë duke përdorur një automjet rulot.
-
VIDEO
Sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, akuzohen për krime lufte! Shqiptarët fillojnë të mblidhen në Hagë për protestën: Padrejtësi
Ish-krerët e luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të përballen me nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre për një sërë akuzash. Mbi 140 dëshmitarë do të thirren në proces. Pas marshimit që u mbajt një ditë më parë në Kosovë, ku mijëra njerëz u mblodhën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, një tjetër protestë është thirrur sot para Gjykatës Speciale.
-
VIDEO
Rama gati të nisë podcastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të ftuar politikanë e artistë! Do jemi aty ku nuk shkon ‘syri’ i vëmendjes publike
Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij. Rama ka dhënë detaje ditën e sotme duke treguar se në këtë podcast do të ftojë politikanë, njerëz të artit, kulturës apo medias. Në podcastin që do të quhet ‘Flasim’, Rama thotë se do të ftojë kundërshtarët e tij, gjithmonë nëse e pranojnë ftesën.
-
VIDEO
Durrës, makina përplas motorin, humb jetën pasagjeri që ishte në motor! Shoferi i makinës që përplasi motori ka ikur nga vendngjarja
Aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne zonën e njohur si kthesa e ariut pranë fshatit Kullë. Burimet bëjnë me dije se tashme është tërhequr trupi për në spital. Personi që ka humbur jetën ka qene duke udhëtuar me motor. Shkak është bërë një manovër e nxituar në rrugë duke bërë që t'i hynte në rrugë makinës e cila ka qenë duke lëvizur aty.
-
VIDEO
Ministrja Krifca: 75 etiketa vere shqiptare në panairin më të madh të verërave “Vinitaly 2023”
Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, vizitoi stendën e Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë të verës të pranishëm në panair.
"Sot jemi në Vinitaly në Verona, një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë. Mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, në stendën "Wine vision by Open Balkan", do të promovojmë së bashku me prodhuesit tanë shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare", u shpreh Krifca.
-
VIDEO
Rama: Mos u habisni kur të na shihni në një tjetër vend të Europës për ‘Open Balkan’! Batuta për Vuçiç: Mediat serbe do flasin për presidentin e tyre 'peng'
Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe presidentin e Serbisë duke thënë se do të jenë së bashku edhe në një tjetër vend të Europës për të çuar para nismën e Ballkanit të Hapur. Rama nuk e kurseu batutën për Vuçiç duke thënë se mediat në Serbi do flasin për presidentin e tyre që është peng.
“Më lini ta mbyll me një sekret. Do të takohemi në një vend që të mos ju duket habi që po na shihni në Verona, përgatituni të na shihni edhe diku tjetër në Evropë për Ballkanin e Hapur dhe të gjitha nismat që do të cojmë para. E di që ky sekret do jetë lajmi kryesor dhe më vjen keq për Aleksandrin por edhe mediat serbe që do të flasin për sekretin shqiptar dhe për presidentin e tyre që është peng. Në njëfarë mënyre është e vërtetë”, tha Rama.
-
VIDEO
Planet për Open Balkan? Krerët e tre shteteve zbulojnë disa nga projektet dhe vizionet për nismën
Tri krerët e shteteve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë përmendur sot disa nga nismat për Ballkanin e Hapur. Në to përfshiheshin, evenimente, panaire, një ditë pa kufi etj. Të tre udhëheqësit e shteteve, Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç thanë se qëllimi është krijimi i një Ballkani të Hapur dhe se termi kufi duhet t’i përkasë së shkuarës, mentalitetit të vjetër që i ndan shtetet. Vuçiç u shpreh se qytetarë kanë nevojë për standarde jetese dhe me nivelet e duhura dhe për këtë gjë ekonomia është thelbi.
“A mund ta themi vetëm me një fjali? Muajin e ardhshëm do të takohemi diku në Serbi dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse Dimitari ka bërë shumë gjëra këto kohë për çështjet tona e do të shohim se ku do të organizohemi në qershor, diku tjetër në rajon pastaj kemi panairin e bukës, pastaj panairin e verës, por ndërkohë nëse mund ta zbuloj këtë sekret?.”- tha Vuçiç
-
VIDEO
Tiranë/ Aksident në Astir, mjeti përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë në zonën e Astirit. Një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Tiranë/ Informacion paraprak
-
VIDEO
Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ‘vishet’ ngjyrë blu! Begaj: Më shumë dashuri ndaj personave me çrregullime të spektrit autik
Presidenca është ‘veshur’ me ngjyrën blu, në sintoni me institucione të tjera në botë për Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
“Le të tregojmë të gjithë së bashku më shumë dashuri, më shumë kujdes, më shumë vëmendje institucionale ndaj personave me çrregullime të spektrit autik!” – shkruhet videon e publikuar nga Presidenti Bajram Begaj.