-
VIDEO
Identifikohet 74-vjeçarja që humbi jetën pas pelegrinazhit në Kishën e Laçit, u rrëzua aksidentalisht
Gjela Biba është gruaja 74-vjeçare nga Lezha që humbi jetën ditën e djeshme në kishën e Shna Ndout në Laç pasi u rrëzua teksa po kryente ritualin fetar.
-
VIDEO
Nëna përfundoi në burg për braktisjen e vajzës së parë vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë, avokati: Të shtyhet ekzekutimi i vendimit! Interesi i foshnjes mbi gjithçka
Avokati Redi Ramaj thotë se Diana Bahçja, e cila u arrestua për akuzën e braktisjes së fëmijës së parë vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë, duhet të ishte njoftuar për vendimin. Në një intervistë për Report Tv shprehet se ekzistojnë 2 hapa ligjorë që mund ta nxjerrin nga qelia.
-
VIDEO
15 vite nga tragjedia e Gërdecit, vajza e një prej viktimave për Report Tv: Studioj për drejtësi! Do i shkoj deri në fund çështjes, vetëm zvarritet! E di që ka një fajtor
Denisa, nuk mban mend asgjë nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku nëna e saj 25 vjece humbi jetën. Ishte 3 vjece dhe sot imazhin e saj e gjen vetëm përmes fotografive. Mamaja e saj, Shqipe Alhasa kishte vetëm 10 ditë punë dhe paguhej 1000 lekë.
Denisa Alhasa po studion për drejtësi dhe ka një qëllim. Ajo shpjegon se ka qenë zvarritja e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë që e ka nxitur të vendosë drejtësi. Denisa thekson se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund dhe se është e sigurt që për këtë akt ka një përgjegjës.
-
VIDEO
Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asocimit! Ja rekomandimet e BE-së për Shqipërinë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel do të vizitojë sot Tiranën ku pritet të qëndrojë për datat 15 dhe 16 mars. Gjatë kësaj vizite, ai të shoqërohet edhe nga komisioneri europian, Oliver Verhelyi.
-
VIDEO
Sot afati i fundit, Partia e Lirisë pritet të depozitojë koalicion me 3 parti të tjera në KQZ! Do të mbështeten kandidatë e ‘Rithemelimit’! Po Këshillat bashkiakë?
Partia e Lirisë pritet të depozitojë sot në KQZ kërkesën për tu regjistruar në koalicion me 3 parti të tjera. Burime për gazetarin e Report Tv Arbi Fortuzi bëjnë me dije se Meta pritet të regjistrohet së bashku me PBDNJ-në e Vangjel Dules, Ballin Kombëtar dhe Partia Demokristiane.
-
VIDEO
Vjosa Park Kombëtar, CEO i 'Patagonias': Shkatërrimi i natyrës nuk duhet të jetë çmimi për zhvillimin
“Rama, Kumbaro, skuadra pas jush që kanë bërë të mundur ditën e sotme nuk mund t’iu falënderoj mjaftueshëm në partneritetin për atë që u bë të hënën dhe atë që po kremtojmë sot. Moment kaq domethënës për konservimin global. Ajo që vërtetohet sot është se shkatërrimi i natyrës nuk duhet të jetë çmimi për zhvillimin. Njerëzisht shpesh pyesin se ca ka një shoqatë nga Kalifornia për mbrojtjen e një lumi këtu. E kemi nisur me një aktivist vite më parë që donte të mbronte një lum afër firmës sonë dhe sot ja ku jemi, përdorëm çdo mjet dhe instrument për të mbrojtur botën natyrore. Natën e parë që ndenja në Shqipëri fjeta nën yje në brigjet e Vjosës. Ky është një vend aq i bukur sa asnjë vend tjetër në botë dhe Vjosa degët dhe gjithë ky ekosistem është i rëndësishëm për t’u mbrojtur”, tha ai.
-
VIDEO
Vjosa Park Kombëtar, Kumbaro: S’është përrallë, por realitet! Shenjë emancipimi të politikës dhe shoqërisë
“Më shkroi sot Rexhep Uka, Vjosa është një nuse qëmoti që i duken treguar hiret. Dhe ky ishte një mesazh shumë i bukur që mora sot. Plot 12 mijë e 7227 hektarë dhe ja ku është, Vjosa Park Kombëtar tani. Nuk është përrallë por realitet, i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë. Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që ka shpallur mjedisin prioritet. Është realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet. Shenjë emancipimi politik e social. Kjo duket nga komunikimi disa vjeçar. Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv. Arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues mes organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare.”- tha Mirela Kumbaro.
-
VIDEO
Arrestimi i efektivit të RENEA, 2 orë para Morina dorëzoi shuma parash te persona të skeduar në Elbasan! I përfshirë në trafik droge, dyshohet i lidhur me grupin e Ervis Martinajt
Detaje te reja nga arrestimi i efektivit te RENEA-s Altin Morina. Dy orë para së të arrestohej ishte ne Elbasan ku dyshohet se ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar. 113 mijë eurot janë të efektivit edhe pse nuk ka deklaruar asgjë para kolegëve te tij. Mesditën e të martës ai u arrestua në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.
-
VIDEO
Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK! Do të pyetet edhe për bazën e Shëngjinit
Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në SPAK. Meçollari do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit
-
VIDEO
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
Prezantohet sot në orën 16.00 në Institutin e Antropologjisë Kulturore e Studimit të Artit, projekti “Arkitektura komuniste shqiptaro-kineze” përmes një bisede të studiuesve Vincent Van Gerven Oei dhe Ylber Marku.
-
VIDEO
Kushtetuesja ktheu në Kuvend shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës, mblidhet Këshilli i Legjislacionit
Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka për t’u shqyrtuar në Kuvend, është mbledhur sot për të diskutuar sot Këshilli i Legjislacionit.
-
VIDEO
Rama: 80 mln $ investim impiante për pastrimin e Vjosës nga ujërat e zeza! Reformë edhe për ruajtjen e pyjeve, mjedisi është prioriteti ynë
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Tepelenë, në kudër të shpalljes së lumit të egër Vjosa si park kombëtar. Kreu i qeverisë e ka cilësuar si një ndër momentet historike ndërsa shtoi se shumë shpejt kjo risi do të shërbejë në formën e një sinergjie me vendet e rajonit dhe për bashkëpunimin me disa vende. Rama u shpreh se shumë shpejt qeveria do të ketë si synim krijimin e reformave të pyjeve, e cila aktualisht ka pasur përparësi. Rama gjithashtu theksoi se për Vjosën janë hedhur 80 mln dollarë investim për bllokimin e kanaleve të zeza, një risi kjo që do të ndihmojë në ruajtjen e vlerave dhe pasurive tona kombëtare.