-
VIDEO
Vjosa Park Kombëtar, Rama: 21% e territorit në vend është i mbrojtur, synojmë ta çojmë në 30%
Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar Rama tha se vendi ynë ka sot 21% të territorit të mbrojtur ndërsa theksoi se objektivi ambizioz është që ta çojnë në 30%.
“Shpresoj që të gjithë këta të mos ikin në drejtim të paditur pasi e garantuan që tigri nuk do bëhet mace, por të qëndrojnë këtu me ne për të vazhduar tani që këtë pasuri ta kthejmë në burim zhvillimi ekonomik, social dhe ekologjik të qëndrueshëm dhe në një model për të gjithë në Shqipëri dhe përtej. Sot Shqipëria ka 21% të territorit, e kemi gjetur me shumë pak kur morëm detyrën dhe çdo vit e kemi rritur sipërfaqen dhe objektivi ynë është ta çojmë në 30%. Objektiv ambicioz”, tha Rama.
-
VIDEO
Vjosa Park Kombëtar, Rama: U përballëm me shumë europianë, ata zbutën 'tigrat e natyrës' së tyre në 'mace shtëpiake' dhe më pas u turrën të mbronin lumin tonë
Kryeministri Edi Rama nga Tepelena thotë se shpallja e Vjosës Park Kombëtar është një moment historik. Rama tha se ky status i hap rrugë mbrojtjes së lumit të vetëm të egër në Europë, ndërsa nuk la pa ‘thumbuar’ edhe të gjithë europianët që bënë fushatë për mbrojtjen e Lumit Vjosa. Rama tha se pasi BE zbuti lumenjtë e tyre të egër dhe i shfrytëzoi për interesat e tyre, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja.
-
VIDEO
15 vite nga Gërdeci, askush në qeli! SPAK hetime, familjarët e viktimave ende shpresë për drejtësi! ‘Topi’ në dorë të GJKKO nëse do kalojë Mediun për gjykim! Roli i Shkëlzen Berishës
Ditën e sotme shënohen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. 28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.
-
VIDEO
Rama në Tepelenë, grupi polifonik i dedikon këngë: Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Lumit Vjosa si Park Kombëtar. Rama u prit me një surprizë të veçantë nga grupi polifonik. Ata i kishin dedikuar një këngë kryeministrit ndërsa e kënduan në mes të të gjithë të pranishmëve.
-
VIDEO
Debate tek 'Ekonomia'/ Vasili: S'jam viktima juaj, mos mu referoni 70 herë, nuk zgjidhen problemet me arrogancë! Gjylameti: Fik mikrofonin
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me debate. Deputeti Petrit Vasili është përplasur me kryetaren e Komisionit, Blerina Gjylameti, e cila i dha fjalën relatores për të dhënë mendimin për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
-
VIDEO
Vjosa Park Kombëtar, Rama e Kumbaro në Tepelenë: Hap një rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro janë në Tepelenë dhe po marrin pjesë në një aktivitet për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar.
-
VIDEO
“Komunist-mercenar-servil”, sherr i fortë Halkaj-Roshi,kreu i Ballit largohet nga emisioni
Me debate ka vijuar mbrëmjen e sotme emisioni Repoltix mes ish deputetit Haklaj dhe kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshit. Sipas këtij të fundit, Berishës do i hiqet me kohën Non Grata ndërsa ish deputeti thotë se kjo është e pamundur.
Pas debatit, ofezat kaluan në personale dhe Roshi la sallën.
Pjesë nga debati:
Roshi: Ik tashi se je komunist
Haklaj: Si? Kush është komunist?
Roshi: Rri tashi, o Azgan më flet ti kot mua përditë për demokracinë.
Haklaj: Mënyra sesi flisni juve e tregon që jeni komunist.
Roshi: Servila jeni ju që i rrini mbrapa këtyre. Mos më tregoni mua. Qëndro te vendi yt aty. Berisha është non Grata do ta heqi, pikë mbaroi tani.
Haklaj: E ke lexuar apo jo memorandumin e Joe Biden, e ke parë për çfarë është shpallur Non Grata Berisha?
Roshi: Po ça të shikoj, Biden me demencë e thotë gjithë Amerika.
Haklaj: S’je kërrkushi. Servil je.
Roshi lë emisionin.
-
VIDEO
Rënia e euros, eksperti Gjokutaj: Banka e Shqipërisë duhet të reagojë, të rishikohet norma bazë e interesit! Institucionet të mos heshtin për paranë informale
Euro ka rënë nën nivelin e 114 lekëve. Ditën e sotme, 1 euro këmbehej me 113.97 lekë. Shkak është bërë inflacioni i ulët, normat e interesit, ekonomia dhe paraja informale, thotë eksperti Eduard Gjokutaj.
-
VIDEO
Muzikë, valle dhe lojëra, festimet në Lezhë për Ditën e Verës! Nuk mungojnë krijuesit e vegjël në ekspozitën e pikturës
Dhjetëra qytetar u bënë pjesë e festës në ambientet përreth memorialit të Gjergj Kastriotit.
Muzikë, interpretime, valle dhe lojëra të ndryshme. Në këtë mënyre u festua Dita e Verës në Lezhë.
Protagonist të festës u bënë grupe të ndryshme artistike dhe fëmije të shkollave të qytetit, të cilët përmes përmes performancës së tyre tërhoqën vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët kishin mbushur ambientin përreth memorialit të Gjergj Kastriotit.
Teksa uruan Ditën e Verës qytetarë dhe artistë thonë se aktivitet e organizuara i kanë përmbushur në maksimum pritshmëritë e tyre.
Drejtori i Kulturës dhe Turizmit në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhanaj thotë se Dita e Verës është kthyer në një traditë të bukur edhe për Lezhën, duke u festuar në mënyra të veçantë vit pas vitit.
Pjesë e aktiviteteve për ditën e Verës ishte dhe ekspozita e pikturës me autor krijuesit e vegjël lezhjanë të cilët përmes penës së tyre paraqiten simbolikën e kësaj feste, ndërsa veprimtaritë për 14-marsin në Lezhë vijuan gjatë gjithë paradites të së martës.
-
VIDEO
Qytetarët në Berat zgjedhin kalanë për të festuar Ditën e Verës, trafik i rënduar në rrugët e qytetit
Dita e verës në Berat ka sjellë trafik tepër të rënduar kryesisht në zonën pranë kalasë së qytetit që është përzgjedhur nga qytetarët për të pushuar dhe festuar.
Policia po menaxhon situatën duke mos lejuar grumbullimin e automjeteve dhe respektimin e rregullave. Për shkak se ka vetëm një rrugë për këtë lagje, ku janë përqendruar festimet, është shkaktuar trafik tepër i rënduar.
-
VIDEO
Aksidenti me 3 viktima, policia aksion kundër shpejtësinë në rrugë, 70 drejtues në hetim! Nën vëzhgim edhe rrjetet sociale të të rinjve
Duke marrë shkas nga aksidenti i rëndë në Tiranë ku humbën jetën 3 persona dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur policia rrugore ka nisur një aksion kundër drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi.
-
VIDEO
Shkodër/ Nëna lë vetëm për djalin 8 ditësh, e burgosin për një gjobë! Burri: E arrestuan pa lajmërim, jam gati të marr vajzën e saj vetëm të kthehet në shtëpi
Një grua e identifikuar si Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj. Shkak është bërë një gjobë që gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur në vitin 2020 në shifrën e 2 milionë e 500 mijë lekëve të vjetra. Ky është konvertuar një javë më parë në dënimin me 1 muaj e 20 ditë burg.