• VIDEO

    Nis pelegrinazhi 13-javor në kishën e Shna Ndout, qindra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Lutemi për shëndet dhe harmoni në familje

    E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e "Shna Ndout" në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.

  • VIDEO

    Sot Dita e Verës, Rama nga Elbasani: Rikthim të mbarë në stinët që sjellin më shumë optimizëm

    Kryeministri Rama ka folur për mediat nga Elbasan dhe ka uruar Ditën e Verës. Rama është shprehur se kjo ditë shënon një rikthim në stinët që sjellin më shumë optimizëm.

    “Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.”, tha Rama.

  • VIDEO

    U dhunua brutalisht nga 4 policë grekë, shqiptari flet nga qelia e burgut: Më kanë sakatuar, me zor lëviz! Shteti shqiptar të më ndihmojë

    Dhuna e ushtruar ndaj tij ka qenë aq brutale sa mezi arrin të lëvizë. Ndërsa kërkon nga shteti shqiptar që të ndërhyjë për t’i garantuar të drejtat e tij në shtetin grek.

    "Përshëndetje, jam Saimir Zefi. Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesën time, kërkova të drejtat e mia dhe prej kësaj më kanë sakatuar. Me zor lëviz, nuk kërkoj asgjë përveç të drejtave të mia. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar. I kërkoj shtetit shqiptar, të dalë e drejta, pasi nuk kisha bërë asgjë. Burgjet e Greqisë i dënojnë shqiptarët në bazë të rracizimit, pa përkthyes në gjykatë. Edhe prindërit e mi ishin të pranishëm, kanë video si prova, mund të flasin edhe ata. Jam i pafajshëm, më kanë lënë sakat. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, nuk mund të flas me ta në këtë gjendje"-thotë Zefi.

    Një tjetër shqiptar që ndodhet në të njëjtën qeli me Saimir Zefin ka pohuar se ato që tha ky i fundit, janë të vërteta duke zbuluar se edhe atë e kanë dhunuar dhe dënuar padrejtësisht vetëm për faktin që është shqiptar.

    “Unë jam nga Fieri, Nikolla quhem, çfarë ka kaluar ky djali i kam kaluar dhe unë. Punoj si kuzhinier për 20 vite. Më kanë futur në një grup për vjedhje, kur unë s’kam bërë asgjë. Më kanë dhunuar që të pranoj këtë akuzë. Ata nuk kanë asnjë lloj dokumenti për ta provuar këtë. Jam duke u përpjekur ta çoj çështjen në Gjykata më të larta. Dënohemi vetëm nga emri, se jemi shqiptar. 60% e të burgosurve shqiptar në Greqi janë të pafajshëm”-shprehet shqiptari tjetër.

    Katër policët grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar të burgosurin shqiptar. Tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.  

  • VIDEO

    KAS rrëzon ankimimin e Lëvizjes Bashkë për t’u regjistruar në zgjedhje! Qori: Do ta apelojmë, vendim i padrejtë

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet vendore 2023. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.

  • VIDEO

    Edhe Lushnja në festë për të mirëpritur pranverën, dje aktivitete në shkolla dhe u ndezën zjarre në mbrëmje, sonte drekat familjare

    Dita e Verës është festuar me atmosferën e zjarreve në qytetin e Lushnjës. Pas festes me performancen e fëmijëve nga shkollat e qytetit dje gjatë gjithë ditës, në mbrëmje u ndezën zjarre.

    Zjarri simbolizon lënien e ditëve të ftohta dhe ardhjen e stinës së pranverës ku ne sheshin kryesor te qytetit u ndezën zjarre dhe program festiv për vogëlushet. Kjo festë pagane vijon të jetë një traditë e cila festohet çdo vit.

    Fëmijët janë ata që shprehin lumturi dhe gëzim në këtë ditë duke kapërcyer zjarret që sipas ritualeve thuhet se me dimrin ikin dhe të ligat. Traditës së ndezjeve të zjarrit në mbrëmjen e datës 13 e pason data 14 Mars ku qytetarët bashkohen ne familjet e tyre.

  • VIDEO

    Shet qilima të punuar me dorë, tregtarja në Tiranë: Çdo 14 mars dal këtu, çmimet janë të lira por njerëzit nuk i marrin

    Ashtu si çdo vit tjetër për festën e ditës verës, edhe këtë vit, tregtarë të shumtë kanë dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në aktivitetin e organizuar nga bashkia e Tiranës, për të shitur produktet e tyre të ndryshme.

    Një prej tyre, tregtarja e cila punon qilima me dorë, ka thënë për Report TV se në çdo 14 mars, dilte për të shitur punimet e saj, por u shpreh se nuk arrinte kurrë të merrte shpërblimin e mundit të saj.

    “Çdo 14 mars, dal këtu për të shitur.  Çmimi është i lirë se nuk e marrin njerëzit. Varet nga përmasat e qilimave të punuar. Por unë djersën time nuk e marr asnjëherë pavarësisht se është punë shumë e vështirë e bërë me dorë”- u shpreh qytetarja.Shet qilima të punuar me dorë, tregtarja në Tiranë: Çdo 14 mars dal këtu, çmimet janë të lira por njerëzit nuk i marrin

  • VIDEO

    Sot Dita e Verës, tradita që u reziston shekujve! Elbasani e Tirana kulmojnë me aktivitete

    14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. 

  • VIDEO

    VIDEO/ Dita e Verës, Meta uron duke recituar poezinë e Mjedës: Po shkrihet bora e dimni po shkon, bylbyl i vorfën pse po gjëmon

    Kreu i Partisë së Lirisë ka zgjedhur që të urojë Ditën e Verës me vargjet e Ndre Mjedës. Meta ka ndarë një video në Facebook teksa reciton një pjesë nga poezia e Mjedës, Vaji i Bylbylit.

  • VIDEO

    Zgjedhje pa PD?! (13 mars 2023)

    Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre. Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre. Ndërsa gazetari Bledian Koka tha se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike në këto zgjedhje dhe qytetarët të mos mungojnë në kutitë e votimit.

  • VIDEO

    Berat/ Zjarre masive simbol i largimit të dimrit , shoqëruar me djegje gomash në rrugën nacionale.

    Mbrëmja e 13 Marsit nis me ndezjen e zjarreve dhe vazhdon gjatë gjithë ditës së nesërme, me 14 Mars, datë që konsiderohet si ndarje me dimrin. Në qytetin e Beratit dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjeter apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës. Por ky ritual prej vitesh e ka humbur traditën, pasi për ndezjen e zjarreve  nga fëmijët po përdoren goma makine. Dhjetra goma u dogjën këtë mbrëmje pranë zonës në brigjet e ,lumit Osum por nuk munguan edhe djegia në mës të rrugës nacionale Berat-Dimal.Flaka dhe tymi mes të rrugës u ka shkaktuar probleme drejtuesve të mjeteve. . Djegia e gomave te makinave solli nje ndotje  masive të ambientit dhe rrezik serioz për automjetet që kalonin përgjat rrugës nacionale.Reparti MZSh.ka qënë në gadishnëri duke shuar zjarret në disa zona dhe neutralizuar dhe pastruar djegien e gomave në rrugën nacionale.

  • VIDEO

    Mësim me turne në shkollën ‘14 nëntori’ në Durrës, u dëmtua nga tërmeti! Nxënësit kërkojnë rikonstruksionin

    Prej më shumë se tre vitesh nxënësit e shkollës “14-Nëntori” në Durrës e zhvillojnë mësimin me turne në shkollën pritëse “Qemal Mici”.  Jo vetëm oraret e papërshtatshme, por shkollat pritëse janë ndryshuar të paktën 4 herë duke shkaktuar vështirësi për nxënësit.

  • VIDEO

    Festë në Elbasan, qindra qytetarë zbresin në shesh për të pritur Ditën e Verës! Koncert, muzikë dhe valle për t'i uruar mirëseardhjen pranverës

    Teksa nesër shënohet 14 marsi dita e Verës, Elbasani i ka nisur që sonte festimet, duke sjellë një atmosferë të gëzuar për ti uruar mirëseardhjen pranverës.  Ne qendër të qytetit është organizuar një koncert, ku me qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për të festuar dhe shpërndarë mes tyre ballokumet.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv