-
VIDEO
Arrestimi i Lefter Allës me urdhër të SPAK, të shoqëruar edhe 12 zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës! Abuzuan me tenderat
Arrestimi i Lefter Allës me urdhër të SPAK i Lefter Allës, të shoqëruar edhe 12 zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës
-
VIDEO
Ulen temperaturat, edhe Malësia e Krujës mbulohet nga petku i dëborës
Ulja e ndjeshme e temperaturës në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë që gjatë natës Malësia e Krujës të mbulohet nga petku i dëborës. Deri në këto momente nuk raportohen probleme apo bllokime rrugësh.
-
VIDEO
Berisha-Meta sfidë KQZ-së, paraqesin koalicionin me siglën e PD, a do pranohen nga Celibashi? (15 mars 2023)
Zyrtarizimi i koalicionit Meta-Berisha mbrëmjen e sotme nën siglën ‘Bashkë-Fitojmë’ ka sjellë edhe debat lidhur me pikëpyetjen nëse do jetë i mundur regjistrimi i një koalicioni të tillë që brenda ka edhe PD-në e Berishës, pavarësisht se nuk u pranua regjistrimi në zgjedhjet lokale.
-
VIDEO
Report Tv sjellë video, policia dhe BKH mësyjnë në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës
Report Tv ka sjellë video nga aksioni i policisë dhe BKH-së në Bulqizë gjatë kontrollove në shtëpinë e vëllait të Lefter Allës, i arrestuar mbrëmjen e sotme nga SPAK. Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat publike.
-
VIDEO
Më mirë i vdekur, apo i vetëvrarë?! Pyetja skandaloze në kopështet e Vlorës që u jepet fëmijëve për të plotësuar
Në dy kopshte publike të Vlorës fëmijëve i është dhënë një pyetësor brenda të cilit qëndron edhe një pyetje mbi vdekjen dhe vetëvrasjen, edhe pse formulimi i pyetjes dhe alternativave për përgjigje nuk ka as linjë logjike.
-
VIDEO
Makina del nga rruga në Fushë-Bulqizë, plagoset rëndë 22-vjeçari! Niset me autoambulancë drejt Tiranës
Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës tip ‘Audi’
-
VIDEO
SKANDALI/ Kryemadhi është financuar nga para ruse! Në 2017 mori pagesa nga kompani offshore të biznesmenëve rusë të naftës, mbështetësit më të mëdhenj të Putin
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është financuar nga para ruse. Disa transferta janë bërë publike, të cilat vërtetojnë se Kryemadhi ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani offshore, që pas tyre qëndrojnë biznesmenë rusë të naftës. Faksimilet e transfertave janë publikuar nga media e huaj EuReporter. Sipas transfertave, Kryemadhi ka bërë një pagesë për një kompani offshore, Vradus Holdings, pas së cilës qëndronte Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës. Gazeta Forbes ka zbuluar se Vitaly Savvin ka qenë një ndër donatorët më të mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin.
-
VIDEO
Atentati në lokalin e tij, Fatjon Murati në ‘arrest shtëpie’ kishte kërkuar leje të lëvizte për të bërë vizita shëndetësore, si kaloi kufirin me Kosovën
Edhe pse Fatjon Murati sot është në Turqi dhe i shpëtoi breshërisë së plumbave të derdhur në drejtim të lokalit të tij mbrëmjen e 12 marsit, në Gjykatën e Tiranës u shty seanca që ishte parashikuar për të dhe Kristjan Gjinin, të akuzuar për armëmbajtje pa leje për arsenalin e armëve që iu gjet të dyve disa muaj më parë.
-
VIDEO
Kontrolli i vilave nga SPAK, Arben Ahmetaj kundërshton në gjykatë: Ishin të paligjshme dhe të dhunshme, nuk u mor leje nga Kuvendi
Arben Ahmetaj i cilëson të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Gazetarje Report Tv Keti Banushi mëson ekskluzivisht se Ahmetaj thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi.
-
VIDEO
Nëna lehonë në burg, analisti Vangjeli: Politika na ka futur në një flluskë tmerri dhe ferri që është e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje ekstreme
‘Politika na ka futur në një flluskë ku harrohet një nënë që përfundon në qeli 8 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë”. Kështu e ka komentuar analisti Lorenc Vangjeli situatën e mosregjistrimit të PD në zgjedhjet e 14 majit që e largon vëmendjen nga ngjarje të tjera të rënda që ndodhin në vend.
-
VIDEO
Fati i PD në zgjedhjet e 14 majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi flet pas pak në Report Tv
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të jetë pas pak i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ku do të flasë për fatin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Një ditë më parë mori vendimin përfundimtar që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
-
VIDEO
Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari! Edhe në Vlorë pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit
Si pasojë e motit të keq do të anulohet lundrimi i trageteve gjatë ditës së sotme nga Durrësi drejt Portit të Barit dhe anasjelltas. Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimin mbrëmjen e sotme në orën 19:00