• VIDEO

    Tentuan të trafikonin 260 kg kanabis me kampera drejt Greqisë, katër rumunët dalin para Gjykatës së Vlorës

    Katër rumunët që arrestuan në vlorë teksa po tentonin të transportonin 260 kg kanabis me kampera drejt Greqisë kanë dalë sot para Gjykatës së Vlorës. Rumunët Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë. Gjyqtare e çështjes është Herila Çela dhe prokuror Anton Pali.

  • VIDEO

    Burgosja e lehonës në Shkodër, Report Tv në shtëpinë e Dianës, foshnja 20 ditësh po e pret nënën në shtëpi! Familja në varfëri ekstreme! Babai: Të vijë ta ushqejë

    Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë nga Drishti i Shkodrës që ka lënë një fëmijë vetëm disa ditësh vetëm në shtëpi është ende në burg. Në shtëpi e esin me padurim vendimin e Gjykatës, që pritet të merret me shpejtësi. Bashkëshorti i Dianës, babai i fëmijës, pret që të lirohet sa më shpejt pasi fëmija ka nevojë për nënën e tij. 

  • VIDEO

    Interpelanca me Margaritin, deputetja Zhupa: Duhet të ishe shkarkuar, në plan ke vetëm koncesionet! Risia është që monumentet e kulturës të mbrohen nga privati

    Deputetja e PD, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren e Kulturës Elva Margariti, të cilës i tha se kanë degraduar monumentet e trashëgimisë kulturore. Sipas Zhupës, në focus të margaritit janë vetëm koncesionet.

    “Koncepti i ministres është që duhet t’i mbulojmë dhe të ndërtojmë pallate se kemi nevojë për të tjera konforte në një vend tjetër do të ishte shkarkuar në sekondë, kjo jo vetëm vazhdon të jetë ministre Kulture por planet e saj i ka vetëm të lidhura me koncesionet, i vetmi program që ka për zhvillimin e trashëgimisë kulturore, plani i vetëm është koncesioni.  Në Durrës në hyrje të amfiteatrit është “Monument kulture mbrohet nga shteti”. Risia që do të sjellë Margariti është të bëhet: “Amfiteatri, monument kulture mbrohet nga private”.

    Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identitetit se nëse neve sot na ikin shqiptarët, duam të shkatërrojmë dhe trashëgiminë kulturore që nesër pasi të ikin shqiptarët e të vinë marokenët, të mos keni problem t’i ndryshoni emrin. Qytetet janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që keni bërë dhe e thoni UNESCO ka vetëm mendim rekomandues”, tha Zhupa.

  • VIDEO

    Dy PD-të sërish në KAS, sot vendoset nëse grupi i Alibeajt futet në zgjedhje

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, nëse do të regjistrohet në zgjedhje apo jo. KAS do të mblidhet sot në orën 12:00 dhe do të shqyrtojë ankimimin që grupi i Enkelejd Alibeajt, i ka bërë vendimit të KQZ, që vendosi që mos të futen në zgjedhje pa plotësuar deklaratën solemne nga kryetari i partisë, që në gjykatë rezulton ende Lulzim Basha.

  • VIDEO

    Arrestimi i nënës lehonë, Spiropali-opozitës: S’përdorim çështje të tilla për politikë! Gruaja të lirohet që sot

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar që gruaja të lirohet sot nga burgu. Ajo u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e nënës lehonë ndërsa shtoi se për ngjarjen ka reaguar që dje pasi nuk përdor çështje sensitive si kjo për politikë.

    “Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Baçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar. Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat. Kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve.”- tha Spiropali.

    •  
  • VIDEO

    VIDEO/ Nis mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Rama pret Borrell dhe Varhelyi

    Ka nisur në Tiranë mbledhjes e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit. Në këto pamje shikohet Kryeministri Rama teksa pret dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.

    •  
  • VIDEO

    Deputetja Zhupa: Të hënën tjetër duhet të zhvillohet seanca për hallet e qytetarëve, e anuluat pa njoftuar! Feliaj: S'është procedurë

    Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar që të zhvillohet të hënën e ardhshme seanca plenare për të diskutuar hallet e qytetarëve. Zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka treguar cila është arsyeja pse nuk është zhvilluar.

    Ina Zhupa: Heqja është bërë në mënyrë arbitrare nga kryetarja e Kuvendit duke na thënë se disa deputetë kanë kërkuar të mos bëhet seanca është shkelje. Nuk na është vënë në dispozicion asnjë shkresë. Një sms e ardhur nga kryetari i grupi nuk përbën arsye për të anuar një seancë që flitet për çështjet e zgjedhësve. Këtu anulohen seanca dhe nuk bëhet asnjë njofton. Të vendoset që e hëna tjetër meqë s’na keni lejuar të flasim për qytetarët, të hënën tjetër të diskutohet për çështjet e zgjedhësve pasi duhet të ishte zhvilluar këtë të hënë që kaloi. Edhe kolegët socialistë mund të kenë ndonjë hall qytetarësh.

    Ermonela Felaj: Kërkesa juaj lidhet me mosmbajtjen e seancës ditën e hënë. Kolegët deputetë janë njoftuar që s’do mbahej seanca e së hënës. Ka pasur mungesë të kolegëve se kanë qenë në aktivitete jashtë vendit. Kërkesa e dytë për një seancë nuk është procedurë. Shqetësimi ka qenë i drejtë dhe s’ka pasur asnjë arsye që nuk dihej nga kolegët deputetë.

  • VIDEO

    Zgjedhjet dhe integriteti i procesit, ambasadori britanik: Të garantohet shenjtëria e votës

    Në tryezën e zhvilluar sot për integritetin e procesit zgjedhor fjalën e ka marrë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith. Ai u shpreh se procesi zgjedhor është e rëndësishmë të të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

    “Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, tha King Smith në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit.

  • VIDEO

    Sot Kuvend, Ina Zhupa interpelancë me ministren Elva Margariti! Dërgohet për miratim projektligji për task-forcat në fushën e sigurisë me Maqedoninë e Veriut

    Sot në orën 10:00, Kuvendi mblidhet për seancë plenare. Në rendin e ditës përfshihet interpelanca e deputetes së PD, Ina Zhupa për ministren e Kulturës Elva Margariti.

  • VIDEO

    Në pranga edhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës, bashkëpunoi me Lefter Allën për t'i dhënë tenderin miqve të tij

    Mes 10 personave të vënë në pranga për abuzim me tenderat e Bashkisë së Bulqizës, në pranga ka rënë edhe nënkryetarja Enkeleda Lleshi. Ajo bashkë me specialistë të prokurimeve kanë bërë të mundur që tenderin e Ujësdjellësit ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit

    Por nga hetimet ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

  • VIDEO

    Takimi me kreun e qeverisë, mbërrijnë zyrtarët e lartë të BE-së Oliver Varhelyi dhe Josep Borrell

    Dy zyrtarët e lartë të BE, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell kanë mbërritur në ambientet e hotelit ku do të zhvillojnë takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.

    •  
  • VIDEO

    Arrestimi i kryebashkiakut Alla, BKH sekuestron disa dosje dhe kompjuter nga Bashkia e Bulqizës

    Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë të Bulqizës, Lefter Alla, BKH ka sekuestruar disa dosje dhe kompjuter nga Bashkia e Bulqizës.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv