-
VIDEO
Atmosferë festive në Vlorë për 'Ditën e Verës', këngë dhe valle në koncertin muzikor për të gjitha moshat
Nën tingujt e muzikës, rrezeve të ngrohta të diellit, gëzimin e fëmijëve, dita e verës është festuar edhe në Vlorë. në një aktivitet të organizuar nga bashkia e qytetit, në lagjen e vjetër muradie. Aktiviteti ka nisur rreth orës 11:00 duke përfshirë këngë e valle për fëmijët, por edhe një koncert muzikor për të gjitha moshat.
Me rastin e ditës së verës edhe në Vlorë, ruhet tradita, duke u shpërndarë verore, ballokume por edhe vizatime të simboleve të pranverës me bojra tek fëmijët. Për uruar ditën e verës ka qënë prezent edhe kryetari i bashkisë së Vlorë, Dritan Leli, i cili këtë vit ka zgjedhur ta uroj ardhjen e pranverës mes fëmijve dhe alegrisë që ata përcjellin.
Dita e verës në Vlorë, jo vetëm në mënyrë simbolike, por edhe nga teperaturat e nxehta të ngjasonte me një të tillë.Rrezet e diellit kanë shoqëruar qytetarët e Vlorës në festimet e 14 marsit.
-
VIDEO
KAS rrëzoi Berishën, fati i PD-së së Alibeajt kalon sërish në dorën e Celibashit! Sot në 16:00 vendos nëse do regjistrohet në zgjedhje
Ditën e sotme Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhje. Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, fati i PD së Enkelejd Alibeajt do të jetë sërish në dorën e Celibashit, pasi do të jetë ky i fundit që do përcaktojë nëse do futen apo jo në zgjedhjet vendore 2023.
-
VIDEO
Atentati ndaj Fatjon Muratit, asnjë gjurmë nga autorët, kamerat e sigurisë nuk ndihmojnë! Banakierja u vra teksa po shërbente, dëshmitarët japin pak detaje
Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në Don Bosko, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itinerarit që ka ndjekur makina që nga vendi i ngjarjes, deri në fshatin Likmetaj. Në pamjet e administruara deri tani nuk e qartësojnë grupin hetimor në lidhje me detaje që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.
-
VIDEO
Bulqizë/ 50-vjeçari dëmtohet teksa punonte në një minierë kromi, niset drejt Traumës
Një 50-vjeçar është dëmtuar ditën e sotme në Bulqizë teksa punonte në një minierë kromi. Shkëlqim Kala është dëmtuar në këmbë teksa ka qenë duke punuar.
-
VIDEO
EMRI/ I dënuar më parë për vrasje, 80 vjeçari në Mat kërcënon me armë zjarri një person pas konfliktit për pronën! I gjenden granata në banesë
Një i moshuar 80 vjeçar, është arrestuar nga policia e Matit pasi kërcënoi me armë zjarri një person të identifikuar si K.K për arsye të konfliktit për shkak të pronës.
-
VIDEO
E rëndë në Kishën e Shna Ndout! 70-vjeçarja rrëzohet duke ndezur qirinj, ndërron jetë rrugës për spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e Shna Ndout. Në ditën e parë kur nisin 13 të martat e mira, një e moshuar ka ndërruar jetë.
-
VIDEO
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitete më të këndshme që mund të ndiqni gjatë ditës së hënë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
-
VIDEO
Qytetarët e Elbasanit vrapojnë të takojnë Berishën në Elbasan: O yll, o hero! I drejtohen Liri Berishës: Zoti të ta mbrojë
Poshtë komunizmi, liri demokraci’. Me këto thirrje e kanë pritur Sali Berishën demokratët në qytetin e Elbasanit ku mbërriti për të uruar Ditën e Verës.
Në këtë vizitë, Berisha shoqërohej nga bashkëshortja Liri Berisha, të cilës i thonin qytetarët: “Zoti ta mbrojë”.
Ndërsa Sali Berishën vraponin për t’i dhënë dorën e për ta përqafuar ndërsa brohorisnin: “O yll, o hero”.
-
VIDEO
Dita e Verës, Berisha provon ballokumen e Elbasanit dhe vë verore! Liri Berisha blen një çantë
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Elbasan për ditën e verës. Ish-kryeministri ka vënë veroren, ndërsa ka provuar edhe ballokumen, traditë e qytetit të Elbasanit. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Liri Berisha ka zgjedhur që të blejë një çantë.
-
VIDEO
Dita e Verës/ Digjen gomat e makinave në qytetin e Korçës
Një ritual që bëhet për Ditën e Verës janë djegia e gomave dhe vënia e veroreve. Kjo traditë është bërë edhe në Korçë ku dhjetëra goma u dogjën në qytet duke shkaktuar ndotje masive të ambientit.
-
VIDEO
Dita e Verës 'çel' sezonin e plazhit në Vlorë, qytetarët i drejtohen bregdetit
Në Vlorë dita e verës duket se çel edhe pse ende jo zyrtarisht edhe sezonin e plazhit. Nuk kanë munguar që në këtë ditë me diell të apasionuar pas plazhit t’i drejtohen bregdetit për të nisur kështu edhe sezonin e plazhit edhe për këtë vit. Edhe pse ka nga ata që plazhin e kanë të përhershëm pavarësisht stinës.
-
VIDEO
Berisha uron festën: Elbasani kryeqyteti i Ditës së Verës, më 14 maj votoni Luçiano Boçin
Teksa ka uruar Ditën e Verës nga qyteti i Elbasanit, Sali Berisha nuk i ka shpëtuar dot ‘fushatës’. Ai ka thënë se elbasanasit do të votojnë Luçiano Boçin më 14 maj.
“Për Elbasanin dhe mbarë shqiptarët, këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria. Sot Elbasani është kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar. I meriton të gjitha nderimet, për historinë e tij, për festën që e ruajti më shumë se gjithë të tjerët, i meriton për shpirtin e bardhë të qytetarëve të tij.
Kjo ditë është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit. Natyra ndërron kostumin e saj, 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të ndjekin për qytetar të parë një politikan si Luçiano Boçin. Edhe një herë urimet më të përzemërta, hirushen e festive tona”, tha Berisha.