-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti dëshmon në GJKKO: Porositësit do më paguanin 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani! Paratë do m’i jepte ‘Bajlozi’
Pasi vrau Behar Sofinë i njohur si “padron droge’, më 25 shkurt afër Piramidës në anë të Lanës, Ernejt Shyti, aktualisht në burg, do të ekzekutonte dhe një tjetër person në Gjermani. Pohimin 24 vjeçari e bëri në gjyq, ku tregoi për vrasjen e Sofisë, për të cilën iu premtuan 500 mijë euro, por që nuk i mori asnjehërë.
-
VIDEO
Tabaku: Kemi bërë 3 herë thirrje për Komision Hetimor dhe na keni lënë në hije, s’funksionojnë institucionet! Balla: Debat shterp, i pavend
Jorida Tabaku, deputete e PD, njëkohësisht edhe drejtuese e Komisionit të Çështjeve Europiane prezantoi sot ne Parlament, ligjin e ri mbi Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit. Tabaku tha se ne hartimin e këtij ligji janë bazuar ne eksperiencën e parlamentit gjerman, me ndihmën e ekspertit Hans Joachim Falenski, këshilltari i grupit parlamentar të CDU-së.
-
VIDEO
Po në fletën e votimit emri i kujt do të jetë nëse PD regjistrohet? Sefa: Të jetë Enkelejd Alibeaj! Nuraj: Bëni Berishën kryetar
Një tjetër pyetje që e ka shqetësuar KAS-in në KQZ është se në rast se Partia Demokratike do të regjistrohej cili do të ishte emri i vendosur si kryetar në fletën e votimit.
Përfaqësuesi i PD-së zyrtare Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se “Zëvendësoni emrin e Lulzim bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”
-
VIDEO
Vendoret/ Rama: Duhet të thoni çfarë mendoni, duan t’ja thoni ju! Borrell: Do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare
Kur u pyet për zgjedhjet vendore, përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell zgjodhi të mos e komentojë por me ndërhyrjen e Edi Ramës u shpreh se do të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare.
Borrell: Sa i përket zgjedhjeve, besoj se nuk është vendi që unë mund të komentoj. Besoj se jam plotësisht i bindur që këto cështje ligjore i përkasin shtetit shqiptar.
Rama: Po ka nevojë që t’jua thoni juve. Në Shqipëri kemi dashur gvjithmonë të dimë se cfarë mendojnë në Stamboll, Moskë e Pekin, tani edhe në Bruksel. Duhet të thoni cfarë mendoni.
Borrell: Besojmë se zgjedhjet mbahen sipas standardeve ndërkombëtare.
-
VIDEO
Varhelyi: Miku nuk vjen "duarbosh", në shtator hapim pranimet për Kolegjin Evropian në Tiranë! Sinjali për anëtarësimi i Shqipërisë në BE është afër
Komisionri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi është shprehur se shumë shpejt do të ketë një kapmus evropian në Tiranë. Kjo sipas tij është një sinjal i qartë për të ardhmen e Shqipërisë e cila përket në BE.
‘ Jam i lumtur që gjetëm financime për kampusin evropian në Tiranë, Ky është një sinjal i qartë, se anëtarësimi është afër. Jam krenar të deklaroj se do të nisim procesin e pranimeve qysh në shtator të këtij viti. Ne kemi nevojë për kolegjin dhe do të ofrojmë financimin për të. Në gjysmën e dytë të këtij viti do të kemi zhvillime të mëdha për të ardhmen e Shqipërisë në BE.’- tha Oliver Varhelyi.
Kujtojmë se Rama e kishte parlamëruar krijimin e këtij korupusi i cili do të mundësojë studimet në Shqipëri njëlloj si në Evropë për të rinjtë.
-
VIDEO
Borrell: Shqipëria ka bërë hapa përpara për anëtarësimin e BE! Pata dakordësi me Ramën që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej
Shefi i Diplomacisë së BE, Josep Borrell ka shprehur se Shqipëria ka bërë progres për anëtarësimi me BE. Ai tha se tashmë ka një dakordësi me Ramën që skema e pasaportave të arta nuk do të ecë më tej
“Është vizita ime e tretë në Shqipëri si përfaqësues i BE por sot është moment historik për marrëdhëniet tona. Sot jemi këtu për t’i treguar popullit shqiptar që BE është më pranë jush si vend kandidat për BE. E përdorin këshillin e stabilizim asociimit për marrëdhëniet mes BE dhe Shqipërinë. Shqyrtojmë çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund t bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në BE. Po punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat. Patëm mundësi të mirëpresim vendimin e kryeministrit që nuk do të bëhet miratimi i pasaportave të arta.”- tha Rama.
-
VIDEO
Pse Basha është ende kryetar kur ju vetë thoni ka dhënë dorëheqjen, pse së zëvendësuat? Ja si përgjigjet Sefa në KAS
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ-së Indrit Sefa u pyet sot nga njëri prej anëtarëve të KAS se pse nuk është zëvendësuar Lulzim Basha në krye të PD kur ka një vit që ka dhënë dorëheqjen.
“Ligji e thotë shprehimisht se çdo kërkesë për ndryshimet në Statutin e PD-së depozitohen në gjykatë. Nuk është zgjedhur kryetari i ri i PD-së i Partisë Demokratike. Statuti thotë se kryetari i partisë i cakton detyra në fusha të ndryshme përmes një autorizimi. Në mungesë të këtij autorizimi Sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar që komandon nënkryetarin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Pra, zonja Tabaku refuzoi të marrë përsipër këtë detyrë kur u mblodh Këshilli Kombëtar për ta komanduar. Në këtë rast nuk kishte alternativë dhe Këshilli ishte i detyruar të zgjidhte njërin. Pra për këtë arsye ne nuk e kemi regjistruar. Kryetari i ri duhet të ishte zgjedhur më ‘një anëtar, një votë’”, iu përgjigj Sefa.
-
VIDEO
Përfaqësuesi i Rithemelimit në KAS: Celibashi bëri gjykatësin, s’ka ende vendim të formës së prerë, Berisha kryetar i PD-së
Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj ka parashtruar në KAS argumentet përmes së cilave kërkon regjistrimin e PD-së së Berishës në zgjedhje. Nuraj tha se nuk ka ende një vendim të formës së prerë, pasi sipas tij vendimit të apelit do t’i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nuraj tha se Celibashi ka bërë rolin e gjykatësit.
-
VIDEO
Sefa në KAS: Autorizimi i Bashës na jep tagër për kërkesën për regjsitrim në zgjedhje, dokumentacioni i PD i plotë
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Alibeajt, Indrit Sefa ka parashtruar para KAS të gjithë argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ, për mos regjistrimin e tyre në zgjedhje. Sefa u ndal në autorizimin e lënë nga Basha para se të jepte dorëheqjen për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Sefa tha ky autorizim iu jep atyre tagër që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje,
"Në dy pika, pika e parë është që sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy lloj e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jomjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagra të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ”, tha Sefa.
-
VIDEO
Margariti: Koncesionet i keni në imagjinatën tuaj! Harroni që zonat më të turpshme të qyteteve tona i kemi kthyer në zona turistike
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD, Ina Zhupa, të cilës i tha se kanë kthyer zonat më të turpshme që ishin fshehur pas harresës në zona turistike.
“Koncesionet i keni në imagjinatën tuaj. Harrojmë se pikërisht edhe hapësirat që kanë qenë zonat më të turpshme të qyteteve tona, ngarkuar me baltë e baraka duke fshehur pas harresës edhe vetë trashëgiminë kulturore dhe nuk bëhet fjalë për zona perfikerike, por zona në zemër të qyteteve,” – u shpreh Margariti.
-
VIDEO
Korça dhe Kruja mbulohen nga dëbora në pranverë! S’ka probleme në akset nacionale dhe turistike
Kanë kaluar 2 ditë nga festimet për Ditën e Verës, ndërsa në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Teksa temperaturat kanë mbërritur në vlerat -2 gradë deri në +1 gradë.
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prangoset në sallë dëshmitari në gjyqin kundër Arbër Paplekajt, ishte në makinë me Mehmet Grecën ditën e krimit
Në sallën e gjyqit të mesditës së djeshme është vënë në pranga një nga dëshmitarët e procesit gjyqësor kundër Arbër Paplekaj. Donald Zane, u ndalua pasi dha dëshmi të rreme para gjykatës.