-
VIDEO
Drejtuesja e AKSHI-t: 74 shërbime të Kadastrës janë online në E-Albania
Linda Karçanaj drejtuesja e AKSHI-t u shpreh se 74 shërbimet e Kadastrës janë online në E-Albinia dhe se u janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme të hipotekave.
‘Të 74 shërbimet Kadastrës janë online në E-Albania. 640 mijë aplikime janë bërë vetëm në E-Albania. U janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme në dyert e hipotekave. Tani kemi një sistem te integruar që u shërben jo vetëm qytetarëve, por të gjitha institucioneve të rëndësishme. Nuk ka nevojë të kërkosh një mik në Kadastër pasi mjafton të bësh një klik. Tani ato janë totalisht të monitorueshme. Kemi një sistem të integruar multifunksional që është në shërbim të të gjithëve. S’kemi asnjë vonesë ndërkohë që ndërveprime me të gjitha sistemet e tjera. Qytetarit do ti shkojë njoftim sa herë që ka një ndryshim.’- tha Karçanaj.
-
VIDEO
Ikën nga Kadastra, Lame: Vetëm me Ramën mund të bëhej reforma, largimin e konsideroj si dhuratë për ditëlindje
Artan Lame, kryetari i larguar i Kadatrës teksa mori fjalën në prezantimin e drejtoreshës së re Bici, foli për punën në të gjithë këto vite.
“Para disa kohësh, në një emision thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, në kuptimin që tashmë ka hyrë në rutinën e punës së saj të përditshme. Nga ana tjetër më dha një lloj trishtimi sepse jam mësuar me gjëra që kanë ritme të shpejta që kanë ndjesë. Kjo ishte një dilemë e imja, që ka pak kohë që më bren. Me gjithë problemet që ka 1.3 milionë shërbime të dhëna çdo vit në kadastër. E gjitha kjo ka në themel reformën e pronës.
Përtej kontributit që kanë persona të veçantë, kjo reformë nuk do ishte marrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë këtij qederi përveçse një njeri si ai. Unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij në vendimmarrjet e mia.
Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.
Kjo mos ndërhyrje e Kryeministrit në vendimmarrje ka pasur edhe një të keqe të vogël, që ka qenë se besimi i tij total tek ynë ka bërë që një pjesë e stafeve të mos ndiejnë që ka një sy nga lart që i shikon. Një pjesë e stafeve e ka ndier veten të pavarur. Çdo punonjës i juaji duhet ta ndiejë që është pjesë e qeverisjeje dhe ta pyesë mirë veten pas çdo tasti që shkruan.
I drejtohem të gjithë punonjësve të Kadastrës, kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, imagjinoni çfarë duhet të bëni ju.
Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin”, tha Lame.
-
VIDEO
Aksidentet me pasojë vdekjen, policia rrugore kontrolle intensive: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar që prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, të kalojnë në shërbim të përforcuar, duke rritur prezencën e punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore.
-
VIDEO
500 gr tritol vilës në Kurbin, mbi 10 persona të shoqëruar! Kamerat e sigurisë në banesë jashtë funksionit, ende asnjë gjurmë të autorëve
Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesën 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të bihet në gjurmet e autoreve të ngjarjes.
-
VIDEO
Pas shkarkimit të Lames, Rama prezanton Dallëndyshe Bicin në krye të Kadastrës: Të mbyllen të gjitha sportelet, çdo kontakt me qytetarët online
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtuesen e re të Kadastrës. Pas shkarkimit të Artan Lames, kreu i qeverisë ka prezantuar Dallëndyshe Bicin
-
VIDEO
Aksidenti te mbikalimi i TEG-ut/ Del VIDEO tjetër, i riu me shpejtësi skëterrë çan barrierën dhe ‘fluturon’ nga mbikalimi
Report Tv ka siguruar një video tjetër të aksidentit tragjik që ndodhi te mbikalimi i TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj. Kelvis Ruçaj, i cili drejtonte makinën tip ‘Audi’, po udhëtonte me shpejtësi marramendëse dhe tej normave të lejuara, duke rrezikuar edhe makinat e tjera.
-
VIDEO
Trëndafila të bardhë dhe qirinj, studentët e Filologjikut kryejnë homazhe për Sikela Perroi që ndërroi jetë nga aksidenti te mbikalimi i TEG-ut
Trëndafila të bardhe dhe qirinj janë ndezur në dritaret e fakultetit Filologjik në përkujtim të Sikela Përroi, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, nga aksidenti fatal që ndodhi pasditen e së enjtes (10 mars) te mbikalimi i TEG-ut
-
VIDEO
Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, Tomaseviç: Vëllazëria mes kombeve dhe qytetarëve tanë e bën lidhjen tonë të pathyeshme
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviç, të cilit i dhuroi edhe Kullën e Sahatit. Pas bisedës me homologun, Veliaj tha se raportet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kroacisë, kanë qenë historikisht të mira, ndërsa e vuri theksin edhe në marrëdhëniet mes dy qyteteve.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Hetimet për privatizimet e pronave të ushtrisë, SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë
SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë dhe është marrë një vendim i tillë për të mos lejuar tjetërsimin e pronës.
-
VIDEO
Sot skadon afati, PD zyrtarisht letër Celibashit: Basha ka dhënë dorëheqjen, dokumentacionin e kemi të plotë! Çështja pritet të përfundojë në KAS
Partia Demokratike me shumë mundësi nuk do të regjistrohet nga Ilirjan Celibashi për 14 majin. 48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për PD që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje.
-
VIDEO
Sarandë, vidhnin lopë në Greqi e i fusnin kontrabandë në Shqipëri, 5 në pranga, mes tyre veterineri i bashkisë
Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, u arrestuan nga policia, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
‘Shpikësi’ në pension që transformon makinat e i shndërron në ‘Made in Kukësi’
74 vite mbart mbi supe e pensionist prej kohësh, por nuk ngjan aspak si i tillë.
Është plotë energji dhe vullnet për punë.
“Sa të kem shëndetin nuk kam pse të dorëzohem. Në këtë kohë unë punoj.”- shprehet ai.
Të gjithë e njohin Nazmi Hasën, saldatorin e mekanikun duarartë të qytetit të Kukësit. Edhe pse ka dalë në pension prej 10 vjetësh, Nazmiu vijon të punojë, me të njëjtin pasion si ditën e parë. Ai nuk dorëzohet edhe pse në familje i thonë të tërhiqet nga ky zanat.
“Me çfarë do të merrem gjithë ditën. Nusja i thotë djalit që babi ta lerë punën. Djali i thotë, babi ta lerë punën, por duhet edhe t’i ta lesh sepse duhet t’i bësh shërbim edhe atij se pastaj ngelet në shtrat. Unë këtë punë e kam edhe aktivitet fizik.”
Profesionin e ka nisur në vitin1967 e që atëherë nuk bën asnjë ditë pushim.
“Nuk jam shkëputur fare nga puna dhe gjithë kohën jam marrë vetëm me riparimin e automjeteve”
E ka nisur punën e tij në Ndërmarrjen e Ndërtimit ku është marrë me të gjitha tipet e makinave. Sipas kohës, vlerësimi bëhej në bazë të kategorive.
“Kam patur kategorinë më lartë të asaj kohe. Kategorinë e shtatë. Edhe kur kemi dalë nga shkolla, katër vetë që kemi qenë më të zotët kemi marrë një kategori tjetër me vendim të ministrisë së atëhershme sepse na dhanë një projekt për ta zbatuar. Ne dolëm me sukses. Për brezin tonë edhe në shkollë, ajo ishte kategoria më e lartë.”
Nazmiu tregon se projekti ishte një kaldajë me presion me tel nxemje për kombinatin e tekstilit. Lëshonte presionin e avullit dhe bënte ngjyrosjen.
“Projekti na doli me sukses dhe dolëm edhe në gazetë. Dy kategori të tjera i kam marrë në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Kukës.”
E para shkollë me profil teknik në Shqipëri është “Hary Fultz-it’’, hapur në vitin 1921. Në vitet e mëpasshme u hapën edhe të tjera në Golem, Gjirokastër e Berat që kualifikonin punëtorë të fushave të ndryshme, si mekanikë, elektricistë, teknikë të fushave të ndryshme. Por në sistemin socialist patën përhapje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.
Në vitet 1945-1990 u ngritën 380 shkolla profesionale që organizoheshin nga shteti, ku numri më i madh i tyre u përqendrua në Tiranë.
Nazmiu tregon se në kohën e shkollës përgatitja e nxënësve kishte një seriozitet të madh si në teori edhe në praktikë.
“Si inxhinierët në teori ashtu edhe në praktikë që na ndiqnin nuk na toleronin fare. Një gabim më i vogël të vlerësonte negativisht. Ka patur raste që makineritë na kanë dalë të reja të panjohura për ne. Ne e kemi vrarë mendjen, si ta riparojmë. Vete puna na ka mësuar që t’i riparojmë. Në riparimin e makinave kemi patur vështirësi sepse pjesët e këmbimit gjendeshin me vështirësi. Filluan më pas të prodhoheshin në vend. Duhej ta vrisje mendjen shumë që puna të dilte më sukses të madh”
Pavarësisht se krenohet me mënyrën se si është përballur me sfidat në punë, zanatin e saldatorit në rininë e tij ka qenë i detyruar ta pranonte si dënim të sistemit për shkak të biografisë jo të mirë për kohën.
“Këtë profesion nuk kam zgjedhur vetë. Mua më doli bursa për shkollën tregtare në Vlorë. Por kur zbuluan se unë kisha dajallarët e arratisur ma hoqën bursën dhe më dërguan në shkollë të rëndomtë, shkollë të rezervave si quheshin atëherë nga intelektualët e kohës.”
Prandaj edhe i vetmi shpërblim për punën e Nazmiut ishte vendosja e fotografisë në tabelën e punëtorëve novator të kohës së komunizmit.
”Në Ndërmarrjen e Ndërtimit kam patur suksese në punë dhe 6 muaj fotografia ime ka qenë në tabelën e nderit edhe pse kisha diçka në biografi” Mirëpo mua më doli mirë sepse ky zanat nuk më la pa punë asnjëherë”
Ndjen kënaqësi e në veçanti për rezultatet e punës së tij dhe cilësinë e shërbimit të vlerësuar nga inxhinierë mekanik vendas e të huaj. Nuk është thjesht një saldator mekanik por edhe novator.
“Gjatë punës sime punët më të vështira që më janë paraqitur janë ndryshimet në proçesionet e automjeteve. Kemi patur raste që i kemi shkurtuar dhe zgjatur. Kemi patur sukses dhe kemi ndjerë kënaqësi si unë edhe shoferi. Kam patur një rast të shkurtimit të automjetit. Karroceria ishte prodhim Gjerman, rimokriatori ishte prodhim Francez. Më thanë shokët e Durrësit a mundesh ta bësh. E bëra prodhim Kukësi.
Eksperienca e ka bërë të merret me të gjitha të fshehtat e teknikës së automjeteve, duke nisur me riparimin e shasive, sistemet e amortizimit, pjesët xhenerike e çdo element tjetër.
Profesioni i Nazmiut është i lodhshëm, e vështirë, jo vetëm fizikisht por edhe nga ana e shëndetit për shkak të gazrave që çlirohen nga saldimet e përdorimi i kimikateve të tjera gjatë punës.
“Është zanat shumë i vështirë dhe i rrezikshëm sidomos pajisjet e oksigjenit. Por fal zotit jam akoma mirë. Unë efektivisht jam në pension. Sa të sillem lokaleve e rrugëve. Më mirë vij këtu. Edhe ndihmoj familjen edhe njerëzve iu shërbej edhe pse me riparime ke pak leverdi. Leverdia më e madhe është të bësh diçka të re. Kërkesa ka dhe unë ndjej kënaqësi për punën. Në radhë të parë ndjej kënaqësi që njerëzit ngelin të kënaqur”.
Edhe pse dëshiron shumë që këtë zanat, t’ua le brezave të rinj, Nazmiu tregon se të rinjtë nuk kanë aspak interes ta mësojnë atë.
“Të rinjtë e sotëm mund të bëhen mjeshtër të zotë sepse kushtet e punës dhe instrumentet matës i kanë shumë të mirë. Por nuk kanë interes. Duan punë të privilegjuar. Si duket i shmangen pluhurit dhe ndryshkut. Tek fëmijët këtë zanat nuk e kam trashëguar. I vetmi djalë që kam ka marrë degë tjetër. Nuk e kam tërhequr vetë se më është dukur zanat i vështirë. Por nga ana tjetër nuk të lënë pa punë. Të rinjtë në kohën e shkollës duhet të mësojnë. Edhe për mekanik po nuk ndjeke shkencën e re. Se në së vitet 70-80 riparimet janë bërë një formë tjetër tani ka ndryshuar forma. Duhet ti përshtaten kohës se ngelin mbrapa.”- shprehet ai.