-
VIDEO
Së bashku me djalin e tij 14 vjeçar kishte kryer 14 vjedhje, arrestohet 52 vjeçari në Vlorë! Nën hetim i mituri dhe një tjetër bashkëpunëtor
Janë zbardhur 14 vjedhje të ndodhura në banesa të ndryshme të fshatit Nartë të Vlorës. Në pranga ka rënë 52 vjeçari, Tahir Çela dhe janë vënë nën hetim një 14 vjeçar dhe Haxhi Dervishi.
-
VIDEO
Të çmendur pas shpejtësisë e mjeteve të luksit, TikTok pushtohet nga videot e të rinjve me mbi 170 km/h! Shoferi i ri: E di që është rrezik, por më jep shumë adrenalinë
Rrjeti social TikTok është i mbushur me video të të rinjve që lëvizin me shpejtësi të çmendur, duke u mburrur para ndjekësve. Më shpejtësi më shumë se 270 km/h, këto video postohen sikur të jetë diçka normale, ndërsa komentuesit janë të ndarë në mbështetës të adrenalinës dhe të tjerë që paralajmërojnë se prindërit i presin në shtëpi.
-
VIDEO
Shembet ura në Berzane të Lezhës, 6 familje të izoluara: Të ndërhyhet me urgjencë
6 familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 është fundosur.
-
VIDEO
Regjistrimi i PD, Celibashi: Të sjellin dokumentin, afati skadon në mesnatë! Alibeaj nuk pret vendimin e KQZ, dërgon kërkesën në KAS: Basha ka ikur
48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sonte në mesnatë, por që nuk do të shfrytëzohet nga ana e demokratëve. Për këtë arsye pa pritur orën 00:00, PD-ja e Enkelejd Alibeajt ka dërguar kërkesën në KAS.
-
VIDEO
Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit, PD e Enkelejd Alibeajt e çon kërkesën në KAS
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ka depozituar në ankesë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve sa i takon rrëzimit të kërkesës së tyre për regjistrimin si subjekt politike garues në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas tyre, shkresa për angazhimin solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, nuk është përgjegjësi personale, por që merret në cilësinë e kryetarit të partisë që në rastin konkret Lulzim Basha ia ka kaluar kompetencat përfaqësuesit ligjor.
“Ndryshe nga sa shprehet Komisioneri, nga përmbajtja e nenit 64, pika 2, shkronja "e" të Kodit Zgjedhor, nuk është shprehur asnjë ndalim mbi delegimin e këtij akti, dhe se nuk rezulton që akti të jetë një akt individual i personit dhe akt ekskluziv, për shkak të përgjegjësisë ligjore në rast mospërmbushje. Si për çdo të drejtë apo detyrimi tjetër (për ilustrim, regjistrimi i kandidatëve), dispozitat ligjore i referohen përmbushjes së tyre nga Kryetari i Partisë, duke qenë se ai është përfaqësuesi i partisë politike në raport me të tretët. Ky pretendim i Komisionerit është i pambështetur në ligj dhe rrëzohet edhe nga përmbajtja e vetë deklaratës, sipas përmbajtjes së miratuar nga vetë KQZ-ja. Deklarata fillon me fjalët: "Deklaroj në cilësinë e Kryetarit të Partisë", cka provon se ajo nuk është një akt individual i personit, por një anagzhim që merret në cilësinë e kryetarit të partisë, cilësi e cila është ajo e organit drejtues/përfaqësues me të tretët dhe jo në cilësinë personale si person fizik/natyror. Vetë Komisioneri në vendimin e tij arsyeton se: "në përputhje edhe me parashikimet e nenit 9 të ligjit 8580, datë 17.2.2000 "Për partitë politike", i ndryshuar, kryetari i partisë, në kuptim të ligjit është një organ dhe jo thjesht individi person fizik që ushtron funksionet e organit. Ne këtë kontekst, deklarata e bërë në emër të organit që përfaqëson partinë ndaj të tretëve, rast në të cilin përfshihet edhe KQZ, është një akt i delegueshëm, pasi nuk lidhet me cilësi apo përgjegjësi personale të individit, personit fizik që ushtron detyrën e organit të Krytarit të Partisë”, thuhet në deklaratë.
-
VIDEO
Regjistrimi i PD, Celibashi: Të sjellin dokumentin, afati skadon në mesnatë! I përgjigjet Sefa: Merr vendim tani, do të shkojmë në KAS, Basha ka ikur
Partia Demokratike me shumë mundësi nuk do të regjistrohet nga Ilirjan Celibashi për 14 majin. 48 orë ishte afati i vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për PD që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në TEG, sociologia për Report Tv: Shoqëria vuan nga të rinj që ‘reklamojnë’ luksin në rrjete sociale, mungon respekti për jetën dhe ligjin
Binjaku tha se ishte një ngjarje e rëndë dhe tronditëse për opinionin publik dhe se empatia e bën të pamundur të jesh indiferent në këto raste. E pyetur nga gazetari i Report Tv Andi Kapxhiu se si e gjykon qasjen e të rinjve në promovimin që i bëjnë çdo dite materializmit dhe kriminalitetit ajo u shpreh.
“Ka një grup njerëzish që e bëjnë shpesh këtë gjë, publikojnë në rrjetet sociale një lloj statusi ekonomik, që është joshëse për të tjerët dhe nga kjo marrin vlerësim dhe admirim për një të mirë materiale që posedojnë”- u shpreh sociologia.
“Çdo gjë që është e ndaluar për normat e një shoqëria është joshëse dhe përbën tërheqje për disa persona”, vijoi Binjaku.
Më tej ajo bëri thirrje për prindërit dhe institucionet që të mësojnë rëndësinë e jetës, respektin për jetën dhe ligjin dhe të kenë frikë nga pasojat e ligjit.
-
VIDEO
Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, zbulohet si u arratis kolumbiani ditën e operacionit! Grupi kriminal qëlloi në drejtim të agjentëve civilë
Në operacionin e rreth 4 muajve më parë në Frakull të Fierit, ku u zbulua laboratori i kokainës në banesën e Viktor Çervanakut dhe u sekuestruar 485.5 kg kokainë në 400 thasë me pleh kimik, ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Burime bëjnë me dije, se agjentët civil janë zbuluar nga grupi kriminal, ku bënte pjesë ish-kryekomunari Viktor Çervanaki, vëllai dhe djali i tij.
-
VIDEO
2 PD-të rrezikojnë mos regjistrimin në zgjedhje, Balla: I përket KQZ të vendosë! Të respektojnë vendimin e gjykatave
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është ndalur këtë të shtunë në Mallakastër nga ku ka përmbyllur turin e takimeve të Asambleve të zgjeruara në gjashtë Bashkitë e qarkut Fier.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Dibër, makina del nga rruga dhe bie në përrua! Ndërron jetë 18 vjeçari që drejtonte mjetin
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Automjeti ka humbur kontrollin në përpjekje për të dalë në rrugë kryesore. Për pasojë ka humbur jetën i riu 18 vjeçar.
-
VIDEO
Regjistrimi/ PD-Celibashit: Merr vendim tani, mos bëj deklarata politike
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ i bëri thirrje Celibashit që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument.
“Kërkoj t’i bëj thirrje publikut Komisionerit. Të marrë vendim sa më shpejt, PD e ka bërë të qartë se PD nuk depoziton asnjë akt shtesë. Dokumentacioni i plotë dhe i ligjshëm. Të marrë vendim sa më shpejt dhe pa humbur. E lusim të marrë një vendim sa më shpejt,. Argumentet politike të Komisionerit nuk mund të ngrihen në këtë godinë. Kush e ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të japë një vendimmarrje tani”, tha Sefa.
-
VIDEO
Drejtuesja e re e Kadastrës: Hapa të rinj për zgjidhjen e problematikave të vjetra, kryesisht dixhitalizimin
Drejtuesja e re e Agjencisë së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, ka deklaruar se kjo detyrë është një sfidë për të, teksa ka shtuar se shpreson të bëjë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve. Bici nënvizoi se shpreson që të bëhen hapa të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra ku ka theksuar dixhitalizimin.
‘Të falenderoj për besimin në gjithë këto vite. Kjo detyrë e rëndësishme. Kjo detyrë e re është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj që të bëj më të mirën e mundshme duke marrë parasysh të gjitha ato që përmendët më sipër. Është privilegj që të jem në shërbim të qytetarëve. Detyrat që na lihen dhe ato që na ngarkohen janë procese që shërbejnë për mbajtjen e premtimeve, për respektimin e besimit që kanë qytetarët karshi nesh. Më mbështetjen tuaj të veçantë, të qeverisë, shpresoj të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra, apo atë më kryesoren, dixhitalizimin. Faleminderit dhe i uroj kolegut Lame më të mirat.’- tha Bici.