-
VIDEO
‘O Teta Bardha shife se më kanë vrarë’, rrëfimi i trishtë i fqinjës së viktimës, tregon bisedën me 10-vjeçaren e lënduar në 'Don Bosko'
jë detaj mjaft të trishtë sjell fqinja e viktimës, Mimoza Paja. Ajo rrëfen se mbesa e viktimës, 10-vjeçarja ka shkuar direkt tek ajo dhe i ka treguar se e kanë plagosur.
“Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kshtu kshu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra. Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt. Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e moi”. Ka disa kohë që po punonte”, tregon fqinja.
-
VIDEO
Atentati në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë, gjendet një 'Passat' i djegur me dy kallashnikovë në Bubq të Fushë-Krujës! Dyshohet të jetë e autorëve
Një mjet tip 'Passat' me dy kallashnikovë në brendësi të saj është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Dyshohet se ky mjet u përket autorëve që kryen atentatin mafioz në lokalin e Fatjon Muratit mbrëmjen e djeshme dhe shkaktuan 1 viktimë dhe 6 të plagosur.
-
VIDEO
Atentati mafioz në Tiranë, flet mikesha e viktimës: Ishte shumë grua e mirë, punonte për bukën e gojës se rrinte me qira
Gazetari i Report Tv ndodhet në vendngjarje dhe ka pyetur për detaje të reja sa i takon viktimës, Mimoza Paja e cila mbeti e vdekur në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë. Për Report Tv u prenoncu fqinja e Mimoza Pajës, e cila mesa duket ishte shumë e afërt me të. Ajo u shpreh se kishte nisur punë vetëm pak ditë më parë dhe se të ardhurat mujore i kishte të kufizuara. Ajo jetonte me mbesën e saj në një banesë me qira.
-
VIDEO
Atentati në Don Bosko, gjithçka e mirëmendur nga autorët! Kamerat e sigurisë u hoqën 1 muaj më parë nga operacioni ‘Fijet’, 'ngërç' për hetuesit
Kamerat e sigurisë në zonën e Don Boskos janë hequr në muajin e fundit në kuadër të aksionit "Fijet" që kanë pasur pamje direkte mbi lokalin. Nëse këto pamje do ishin, do të kishte pamje direkte nga atentati dhe do ndihmonte hetuesit për dinamikën e ngjarjes.
-
VIDEO
Masakra e Don Boskos, Report Tv siguron pamjet nga banesa e viktimës! Mimoza Paja kishte vetëm 10 ditë që kishte nisur punë në lokalin e Fatjon Muratit
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguron pamjet nga banesa me qira e Mimoza Pajës, ngjitur me pallatin ku ndodhi ngjarja, bosh për momentin. Sipas banorëve, gruaja nuk kishte më shumë se 10 ditë që kishte nisur punë në lokal.
-
VIDEO
Dalin pamjet, ja mjeti i djegur me dy kallashnikovë brenda në Bubq që dyshohet të jetë e autorëve që kryen masakrën në Don Bosko
Report Tv siguron pamjet e mjetit tip 'Pasat' të djegur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Në brendësi të tij kishte dy kallashnikovë që dyshohet të jetë e autorëve.
-
VIDEO
Atentati mafioz në Tiranë, gjendet një ‘X5’ e djegur me dy kallashnikovë në Bubq të Fushë-Krujës! Dyshohet të jetë e autorëve
Një mjet tip ‘X5’ e djegur është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë me dy kallashnikovë në brendësi të saj. Dyshohet se mjeti u përket autorëve të atentatit mafioz që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Ata qëlluan me breshëri kallashnikovi në brendësi të lokalit të Fatjon Muratit, pak kohë pasi ky i fundit ishte liruar nga qelia.
-
VIDEO
Atentati mbrëmjen e djeshme në Tiranë, xhama të thyer dhe shenjat e plumbave, ja pamjet nga lokali ku u krye masakra te Don Bosko
Report Tv siguron pamje nga lokali ku ndodhi masakra mbrëmjen e djeshme. Në brendësi të lokalit duken të shtënat e xhamat e thyer nga ngjarja e rëndë në “Don Bosko”.
-
VIDEO
Atentat Fatjon Muratit në biznesin e tij në Tiranë, miku i Endrit Dokles s'ishte aty! U lirua pak kohë më parë! Qëllohet drejt lokalit, vdes banakierja, 6 të plagosur
Një atentat mafioz ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku për pasojë ka vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja. Po ashtu janë plagosur 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10 vjeç, jashtë rreziku për jetën.
-
VIDEO
Atentati te lokali në 'Don Bosko' në Tiranë, 5 të plagosurit morën plumba në gjoks, kokë dhe kofshë
Pesë personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri ka marrë plumb në gjoks, një tjetër ka marrë të shtëna në kofshë. Po ashtu një tjetër i plagosur është qëlluar me plumb në gjoks e në kokë, por fatmirësisht e ka kapur në sipërfaqe dhe nuk i ka prekur organet jetike.
-
VIDEO
Atentati te Don Bosko në Tiranë, identifikohet viktima! 5 të plagosur, vajza 10-vjeçare u lëndua nga ciflat e xhamave (EMRAT)
Viktima është Mimoza Paja ndërsa të plagosur janë 5 persona. Të plagosur kanë mbetur, Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën "Ananstas Shundi", në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
-
VIDEO
Të shtënat me armë në 'Don Bosko', lokali në pronësi të Fatjon Muratit, mik i Endrit Dokles!
Lokali ku ka pasur të shtëna me armë zjarri rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar pasi u kap në një makinë me Endrit Doklen.
Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua ishte në praninë e Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles.
Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini