-
VIDEO
Do sillte naftë ruse në Shqipëri duke thyer sanksionet, sekuestrohet me urdhër prokurori anija
Është sekuestruar me urdhër të prokurorit Drini Pali anija me më shumë se 22 ton naftë, e cila u bllokua pak ditë më parë 6 milje larg Portit të Durrësit dhe dyshohet se vinte kontrabandë nga Rusia. Megjithëse urdhri ishte firmosur më datë 24 shkurt, ekzekutimi është kryer një ditë më parë për shkak të motit të keq. Ndërkohë policia ka arrestuar kapitenin e anijës, ndërsa 24 marinarët janë në anije
-
VIDEO
Ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivim kanabisi në Spanjë, arrestohet 67 vjeçari në Fier
Një 67-vjeçar, pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivim kanabisi në Spanjë është arrestuar nga policia në Fier. Ai është identifikuar si Gjolekë Pazaj.
-
VIDEO
Vrau 3 gra për 1 orë, skenari ishte planifikuar që në burg! Dan Hutra në momentin e arrestimit: Më lini të vras edhe një dhe do ta mbyll
Skenarin e planifikuar që në ambientet e burgut për të vrarë sapo të dilte nga qelia, Dan Hutra nuk e kishte bërë vetëm për gratë që ekzekutoi dhe plagosi të mërkurën. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, dhe këtë ia tha policisë sapo e prangosën në kodrat e Sharrës.
-
VIDEO
Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës, nuk shfaq pendesë: E bëra sepse desha
Report Tv zbardh një pjesë të dëshmisë së Dan Hutrës, autorit të vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave këtë mesditë në Tiranë. Në deklarimet e tij para hetuesve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, killeri 40-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për makabritetin e kryer.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, përplasen dy makina, drejtuesi i njërit mjet dhe pasagjeri në spital, jashtë rrezikut për jetën
Një aksident ka ndodhur në Korçë, konkretisht në unazën e qytetit të Korçës në afërsi të lagjes 17.
-
VIDEO
Rritet paga minimale/ Zv.ministrja e financave për Report TV: Në maj, 290 mijë punonjës do të marrin 40 mijë lekë! Ja pse u mor ky vendim
Olta Manjani, zv ministre e Financave në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se rritja e pagës minimale do të hyjë në fuqi në datën 1 prill.
-
VIDEO
Skeda e zezë e Dan Hutrës/ Përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje...20 vite histori kriminale! Mister si u lirua ky monstër
Një seri ngjarjesh shumë të rënda me protagonist një person kanë tronditur ditën e sotme Shqipërinë. Dan Hutra qëlloi për vdekje 3 gra dhe vetëm fati i shpëtoi tre të tjera, të qëlluara me thikë nga dora e një krimineli, historia e të cilët regjistron mbi 20 vite ngjarje kriminale, nga më të rëndat.
-
VIDEO
Vrasja e 3-fishtë nga Dan Hutra/ Braçe: Të ngrihet një strukturë e posaçme për burrat që vrasin gratë! PD: Të dorëhiqet Bledi Çuçi
Vrasja e 3-fishtë në Tiranë të cilët janë kryer nga e njëjta dorë, Dan Hutra, ka sjellë edhe reagimin e politikës shqiptare. Partia Demorkatike e Sali Berishës, bëjnë përgjegjës ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi prandaj kërkojnë dorëheqjen e tij.
-
VIDEO
Memoriali i Gjergj Kastriotit, 'vishet' me imazhet e besëlidhjes së Lezhës
Në vigjilje të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë është shfaqur muzeu virtual mbrëmjen e kësaj të mërkure. Në të gjitha anët e memorialit janë projektuar imazhet e 2 marsit të vitit 1444, datë që hodhi themelet e Shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar.
-
VIDEO
E rëndë në Fier, vdes 40-vjeçari! U dogj aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në fabrikën për përpunim metali
Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në punë. Rreth orës 13:45, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos.
-
VIDEO
3 vrasjet/ Policia: Autori jo me probleme psiqike, s'ka bërë rezistencë gjatë arrestimit! Familjet e viktimave nuk kishin denoncuar se iu rrezikohej jeta
Policia jep detaje për 3 vrasjet e ndodhura në Tiranë.
“Ngjarja e sotme ka këtë dinamikë, në 12:15 Dan Hutra në afërsi të pallatit me shigjeta ka plagosur M.G, pas kësaj, autori është larguar me benz me targë AA531 UK që e kishte marrë me qira dhe në 12:35 ka shkuar në Kamzës. Në këtë vend ka plagosur Elena Hysa, dhe Kujtime Hysën, ish bashkëjetuesja dha nëna, ka vrarë Mevlute Husa motrën dhe të fejuarën e vëllait të ish bashkëjetueses. Pastaj ka shkuar në Bathore, në rrugën Besëlidhje dhe 12:48 minuta ka shkuar në familjen Kurti ku ka vrarë Etleva Kurtit. Për ngjarjen e parë jemi njoftuar pasi ka ndodhur vrasja e dytë. Është kryer ekspertimi i gëzhojave, 12 në Paskuqan dhe 6 në Kamzë janë shkrepur nga e njëjta armë. Është gjetur dhe makina, policia falënderon për informacionet e shumta. Në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Kemi rianalizuar veprimtarinë kriminale të autorit, nuk është evidentuar në asnjë rast që të ketë paraqitur çrregullimeve psiqike. Nuk ka pasur informacione nga familjarë për rrezik jete nga ana e tyre. Vrasja në Kamzë ka ndodhur për shkak të motiveve të tjera”, ka thënë Tonin Vocaj.
-
VIDEO
Aksident në aksin e vjetër Laç-Milot, përmbyset mjeti, mbetën të plagosur dy persona
Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër Laç- Milot në afersi ë fshatit Shullaz.