-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Masakra në Paskuqan me 2 të vrarë, Report Tv siguron FOTON nga brenda banesës! Trupi i një prej viktimave ende në vendngjarje
Report Tv ka siguruar një foto ekskluzive nga brenda banesës ku një prej viktimave ndodhet ende në vendngjarje. Dan Hudra u fut në banesën e ish gruas dhe i ekzekutoi 2 familjarë dhe i plagosi 3 të tjerë.
-
VIDEO
Veliaj thirrje kandidatëve për Tiranë: Detyra jonë të marrim vendime që tu shërbejmë të gjithëve, jo tu pëlqejmë të gjithëve
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv përcolli një mesazh për rivalët e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas Veliajt nuk vendimet që merren nuk u pëlqejnë të gjithëve, por ama është e rëndësishme që t’u shërbejnë të gjithëve.
‘Kjo është e bukura e demokracisë pasi secili do të ketë mundësi që të sjellë idetë e veta. Në Tiranë nuk ka një krizë banesash. Problemet me mungesën e strehimit ne nuk i kemi, ne s’kemi endacakë që flenë në rrugë. U uroj të 7-tëve shumë sukses. Është tjetër gjë ta komentosh nga divani, por duhet të marrësh një vendim, vendimet nuk u pëlqejnë të gjithëve. Detyra jonë është tu shërbejmë të gjithëve, jo tu pëlqejmë të gjithëve. Kur ndërtojmë këto shkolla të reja, kur ndërtojmë rrugë të reja, do të ndërtojmë krosi të dedikuara për autobuzët.’- tha Veliaj.
-
VIDEO
Meta-Berisha në protestë, Veliaj për Report Tv: Cirk para fushate! U shkon shprehja kërcejnë nga belaja për hall personal
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e cilëson protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta si një protestë për hallin personal të tyre. Në një intervistë për Report Tv, Veliaj u shpreh se çdo qytetar e ka të qartë se ato nuk po protestojnë për hallet e shqiptarëve
-
VIDEO
Burri vrau ish gruan në Tiranë, e afërmja zbulon detaje: Para 8 muajsh u divorcuan! Ishte i dhunshëm, prandaj iku nga ai
Njëra prej të afërmeve të familjes ku ndodhi krimi i rëndë në Tiranë ka bërë me dije se Ramazan Kuta dhe Alketa Hysa kishin rreth 8 muaj që ishin ndarë sepse autori i ngjarjes ishte i dhunshëm.
-
VIDEO
Rritje e numrit të turistëve në Tiranë, Veliaj për Report Tv: Turizmi në kryeqytet është kthyer në një industri të jashtëzakonshme
Turizmi në Tiranë po njeh ditët më të mira, pasi në bazë të shifrave mbi 4 milionë turistë vizituan vitin e shkuar kryeqytetin. Për Report Tv, kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, tha se rritja e turistëve ka ardhur falë investimeve në 8 vitet e fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.
-
VIDEO
Kostoja e patentës, Gonxhe: Është çështje tatimore, s’do rritet çmimi për qytetarët
Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka folur sërish në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja. I ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ai theksoi se po synohet që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave.
-
VIDEO
Krimi në familje me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Tiranë, zbulohet autori i vrasjes (EMRI)
Mësohet se Ramazan Kuta është autori ngjarjes së sotme të ndodhur në Tiranë ku pas të shtënave me armë në shtëpinë e familjarëve të gruas së tij, la të vdekur 2 persona dhe plagosi 3 të tjerë.
-
VIDEO
VIDEO /Tiranë, dhëndri qëllon me armë familjen e gruas te 'Kthesa e Kamzës', Report Tv sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e rëndë në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, ku ish-dhëndri ka varrë 2 persona e 3 të tjerë.
-
VIDEO
Krimi i rëndë brenda familjes në Tiranë, dhëndri breshëri kallashnikovi familjes së gruas brenda në banesë! Të paktën 2 të vdekur, 3 të plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan të Tiranës janë raportuar mesditën e sotme. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pritet që më tej të zbulohen detaje.
-
VIDEO
Fermerët e Devollit hodhën prodhimin në kanal dhe prenë pemët e mollëve, Krifca: Po punojmë që ky fenomen të zbutet
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca e pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori foli për shpërdorimin e prodhimit vendas. Ajo tha se këtë fenomen e ka në vëmendje madje shtoi se prodhimet tona do mund të mblidhen në një prej pikave të grumbullimit në mënyrë që të kenë mundësi të mblidhen, përpunohen dhe më pas të dalin në treg me një vlerë më të shtuar. Krifca garantoi se ky fenomen do zbutet me vëmendjen e ministrisë së Bujqësisë.
-
VIDEO
Merret vendimi, rritje pagash 7% për të gjithë ushtarakët në vend! Nga sot rroga minimale për ta 55 mijë lekë
“Qeveria ka vendosur rritje të pagës prej 7%, hyn në fuqi menjëherë nga data 1 mars për të gjithë ushtarakët. Nga ushtaraku bazë deri në gradat më të larta. Çdo vit do të kemi rritje pagash deri sa ushtarakët tanë të keni një pagë mesataren të vendeve aleate të NATO-s. 55 mijë lekë është pagesa fillestare dhe plot 10 mijë lekë të reja që është trajtimi ushqimor. Nëse e krahasojmë pagën e sotme me atë të vitit të kaluar sot është 40% më e lartë. Kjo është një arsye më tepër që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura”, tha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
-
VIDEO
Ilir Meta shkon në selinë e PD-së
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Meta ka shkuar në PD i vetëm, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e vizitës së tij