-
VIDEO
Protesta e Berishës, simpatizantët demokratë nisen nga disa qytete të vendit drejt Tiranës
Simpatizantë të Sali Berishës nga Berati, Fieri, Korça, Fushë-Krujë, Vlora, janë nisur për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita ditën e sotme. Nisja e protestuesve demokratë është bërë nga organizatorët e protestës.
-
VIDEO
Nesër protesta e Berishës, blindohet Kryeministria dhe Kuvendi
Ka nisur blindimi i godinës së kryeministrisë, ndërsa nesër përballë saj do të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu po blindohet edhe Kryesia e Kuvendit.
-
VIDEO
Misteri i vdekjes së Saimir Sulës në Spanjë, takim mes dy prokurorive në Barcelonë! Zemra e 31-vjeçarit ‘peng’ i procesit atje, vjen në Shqipëri pas analizës së ADN
Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vdekja e të riut shqiptar në Spanjë, Saimir Sulës, familjarët ende nuk kanë një përgjigje për shkakun përse vdiq 31-vjeçari në spitalin spanjoll, teksa në trupin e tij mungonte zemra, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se për këtë çështje është zhvilluar në Barcelonë një takim mes autoriteteve të dy vendeve.
-
VIDEO
Ujqërit zbresin në ‘fushë’, dëmtojnë tufat e bagëtive në Levan të Fierit
Ujqërit dhe çakenjtë kanë dëmtuar tufat e blegtorëve në fshatrat Qarr, Pishe dhe Bashkim të njësisë vendore Levan në Fier.
-
VIDEO
Denoncimi për rritjen e çmimit të bulmetit, eksperti Cenko: Të hash 110 gram djathë dhie në ditë është t'ia kalosh Francës
Teksa Shoqata e Konsumatorit ka denoncuar përpunuesit se do të rrisin deri në 38% çmimet, eksperti i ekonomisë Enriko Cenko kritikoi të dhënat duke thënë se nuk konsumojnë shqiptarët 110 gram djathtë dhie në ditë.
-
VIDEO
Do pastronin para të 'Cosa Notras-s' në Shqipëri, SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Rezart Taçit, 12 vite për shoferin e tij: Shuma prej 18 mln eurosh t’i kalojë shtetit
Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës për çështjen e pastrimit të parave nga ana e Rezart Taçit, kunatit dhe shoferit e tij që akuzohen do të pastronin në Shqipëri miliona euro të mafias italiane. SPAK ka dërguar shpalljen fajtor të kunatit të Taçit, Artur Balla dhe dënimin me 13 vite burg, ndërkohë që për shoferin Bledar Lilo ka kërkuar 12 vite burg. Vetë Rezart Taçi është në arrati.
-
VIDEO
VIDEO/ Zbulohen 2 shtëpi bari në Vlorë dhe Selenicë! 6 në pranga, mes tyre 4 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike
Një vilë luksoze në mes të Vlorë e mbushur në 2 kate me kanabis, u zbulua nga policia pas një veprimi amator të kunatit të pronarit, që plagosi me armë gjahu fqinjin, vetëm se po punonte në tokën e tij pranë vilës së drogës. Pronari Lorenc Xhaferi u shpall në kërkim por policia i sekuestroi vilën dhe po heton edhe burimin e pasurisë së një hoteli luksi në Lungomare. Në një fshat të Vlorës, në të njëjtën ditë, u zbulua edhe një stan ku kultivohej kanabis me llamba.
-
VIDEO
3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, banorët kërkojnë rikonstruksionin e pallatit 12-katësh: Të nisë sa më shpejt puna! Po qëndrojmë jashtë
3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, pallati 12-katësh i firmës “Gora” në lagjen nr.12 pas kalvarit të gjatë të hartimit të disa aktekspertizave nga Instituti i Ndërtimit për rikonstruksionin apo shembjen e tij, 65 familjet që banonin në të kërkojnë nisjen sa më shpejt të punimeve, sepse godina ka dëmtime të shkallës DS3.
-
VIDEO
Nisma e 5 vjeçares bashkon qytetarët! Shqiptarët mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti! E ëma e vogëlushes: Në 14 shkurt nisen drejt Turqisë
Në një lidhje skype për studion e ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Megi Gjoni, nëna e 5 vjeçares ka bërë me dije se prej ditësh kishte nisur grumbullimi i ndihmave nga shqiptarët për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
-
VIDEO
Tërmeti, koreografja shqiptare flet nga Turqia për Report Tv: I gjithë vendi është ngritur në këmbë! Janë 9000 veta staf mjekësor
Pas tërmetit tragjik në Turqi e Siri, që shkaktoi mijëra viktima, ende kërkohet për njerëz të gjallë nëpër rrënojat e banesave të shkatërruara. Linda Kalemi, koreografja shqiptare e cila jeton prej vitesh në Turqi, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, thotë se moti i keq dhe ngricat janë në disfavor të atyre që janë në rrënoja
-
VIDEO
Protesta e 11 shkurtit, 1500 efektivë policie në terren! Nga ora 12:00 bllokohet bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' dhe drejtimet që të çojnë në rrugën e Elbasanit
1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e nesërme për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.
-
VIDEO
Kultivonte kanabis në vilën luksoze, nisin procedurat edhe për sekuestrimin e hotelit të 42-vjeçarit në Lungomare! Dyshohet se merret me prostitucion
Policia e Vlorës ka sekuestruar tashmë vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabis sativa. Burime nga blutë bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se kanë nisur proceduarat për sekuestrimin edhe të një hoteli me vlerë 4-5 milionë euro në pronësi të tij në zonën e Lungomares, hotel “Florence”, i cili ka dyshime se është ngritur si rezultat i aktiviteteve kriminale të Xhaferrit. Sekuestro pritet të bëhet referuar ligjit “Antimafia”. Dyshimet e policisë janë se Xhaferri ka kryer aktivitet kriminal në fushën e prostitucionit jashtë territorit të vendit, ndërsa në Shqipëri nuk ka pasur të regjistruar asnjë procedim.