-
VIDEO
Aplikacioni 'Aktivist'/ Rithemelimi akuzon Ramën për shantazh të administratës publike: I detyron ta përdorin! SPAK të nisë hetimet
Rithemelimi në PD thotë se ka marrë denoncime nga punonjës të administratës, që sipas tyre janë urdhëruar nga eprorët të përdorin me detyrim aplikacionin ‘Aktivisti’ të hapur për anëtarët e PS-së dhe të shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale postimet e kryeministrit e ministrave.
-
VIDEO
Në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi: Kam dokumente të tjera për Landfillin e Sharrës
Deputetja Monika Kryemadhi thotë se pret drejtësi nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës, edhe pse thotë se ‘besim kam vetëm në Zot’.
Teksa doli nga SPAK, pas gati 3 orësh ku dha shpjegime për kallëzimin që ka bërë, Kryemadhi tha se ka sjellë prova të reja.
“Sot isha në SPAK inceneratorin Tiranës për të sjellë prova të reja por edhe për të ripërsëritur edhe një herë kallëzimin penal që kam dorëzuar më 4 mars 2021. Gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë. Gjëja e parë që duhet bërë edhe ndalja e pagesave që vazhdojnë bëhen për inceneratorin”, tha ajo.
-
VIDEO
Gjimnastika në pikë kritike/ Kampionia e vendit: S’kemi palestra! Trajneri: Shpenzoj paratë e mia për këtë sport
Sporti i gjimnastikës në Shqipëri ndodhet në periudhën me kritike. Kampionia e vendit Eralanda Zemanaj për Report TV tregon se përveç mungesës së palestrave shpesh përballet edhe me procedura buroktratika për të konkuruar jashtë vendit, ndërsa trajneri i saj Vladimir Limaj sqaron se shumë herë ka shpenzuar nga paratë e tij që gjimntastika të vijojë të ekzistojë.
-
VIDEO
Receta e sfungjerit që po bën namin në Tik Tok
Në lidhje skype nga Franca me kuzhinierin Semi Jella, fenomen në Tik Tok dhe Instagram për recetat e tij të gatimit me mijëra ndjekës. Ëmblësira e tij më e fundit , kek në formë sfungjeri po bën namin në Tik TokShow less
-
VIDEO
Kiara apo Tea? Çfarë thotë gjuha e trupit të Luizit sipas ekspertes Linda Kalemi
Gjuha e trupit i referohet sinjaleve joverbale që ne përdorim për të komunikuar. Shprehjet e fytyrës, gjestet, qëndrimi dhe toni i zërit janë mjete të fuqishme komunikimi. Nga shprehjet tona të fytyrës deri te lëvizjet e trupit tonë, gjërat që nuk i themi mund të transmetojnë shumë informacione. Gjuha e trupit shpesh mund t'u tregojë të tjerëve shumë më tepër për atë që mendojmë ose ndjejmë sesa fjalët që përdorim. Ne shpesh përdorim mesazhe joverbale në mënyrë instinktive ose të pandërgjegjshme. Mënyra sesi sillemi, gjestet që bëjmë, qëndrimi që mbajmë, toni i zërit, apo kontakti me sy që bëjmë - dërgojnë mesazhe shumë të forta. E ftuar në "Rreze Dielli" ekspertja e komunikimit dhe gjuhës së trupit, Linda Kalemi, tregoi sesi mund të kuptojmë dhe lexojmë tek të tjerët atë që nuk shprehet me fjalë. Gjithashtu Kalemi u ndal dhe në gjuhën e trupit të personazheve më në zë të momentit, trekëndëshit Kiara-Luiz-Tea. Lojë, flirtim apo ndjenjë...
-
VIDEO
Nga ‘i forti’ i Myslym Shyrit, të dënuar për vrasje dhe për trafik droge! Emrat e personazheve të krimit me ‘kamera spiune’ në Tiranë
Në Tiranë deri tani janë hequr 55 kamera sigurie të vendosura në mënyrë të paligjshme në lagjet e kryeqytetit. Report Tv ka zbuluar disa prej emrave që janë vendosur nën hetim për montim të këtyre kamerave, teksa një pjesë e tyre janë eksponentë të krimit.
-
VIDEO
‘Fati’ i Bordit të ushqimeve në Kushtetuese me kërkesë nga PD, Sula: Qeveria ka mbushur arkën me xhepat e qytetarëve në krizë! Drejtësia do triumfojë
Ashtu sikurse Bordi i Transparencës, edhe ai i ushqimeve po shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të Partisë Demokratike. Deputeti i PD-së Dashnor Sula shprehet se shpreson se drejtësia do triumfojë. Ai akuzon qeverinë se nuk ka pasur fare dobi për qytetarët.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën! Dy persona të plagosur transportohen në spital
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre. Automjeti tip ‘Audi’ është përplasur me një makinë tip kamionçinë. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
VIDEO
‘Fije’ edhe në Vlorë, çmontohen 4 kamera sigurie! Dyshohet se i përkasin krimit të organizuar
Vazhdon kontrolli për kamerat e sigurisë edhe lagjet e qytetit të Vlorës. Janë gjetur në disa kamera të cilat nuk janë pjesë e bashkisë apo policisë por të vendosur nga eksponentë. Janë hequr katër kamera deri tani, ndërkohë që kontrolli vijon nga 5 grupe të ndryshme. Bëhet fjalë për Kamera të vendosura në një bllok pallatesh, ku banon ndonjë eksponent i krimit të organizuar, apo nëpër rrugë dhe askush nuk ua di ‘pronarin’. Zona e ‘Lungomares’ apo edhe Selenica shikohen si zona më problematike.
-
VIDEO
Çështja e McGonigal ‘s’lë rehat’ as ‘Sigurinë’, Salianji: Ai ka bërë lëmsh gjithë dynjanë ne merremi me tema sporti, e ke takuar ti? Peleshi: Jo, por s’do ishte mëkat
Çështja e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal ka trazuar edhe njëherë ujërat mes pozitë opozitës, kësaj radhe në Komisionin e Sigurisë. Edhe pse pritet një përballje ku kryeministri do japë llogari, ditën e enjte në seancë plenare, sërish përfaqësues të opozitës edhe sot patën kritika sa i takon kësaj çështjeje të cilën e gjykojnë si shumë sensitive.
-
VIDEO
Propozimi i Tabakut për koncesionet, Baçi: Qeveria mos të ndërhyjë, ndryshe kthehet në teatër! Pëllumbi: Për disa pika nuk jemi dakord
Në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka patur debate lidhur me propozimin e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për disa shtesa në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
-
VIDEO
‘Fati’ i Bordit të ushqimeve, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e PD për shfuqizimin
Gjykata Kushtetuese do të mbajë sot seancë për të shqyrtuar padinë e PD për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Deputeti Dashnor Sula që dorëzoi padinë thoshte se kërkonte shfuqzimin pasi sipas tij u ngrit për të mbrojtur qytetarët dhe nuk ka funksionuar, por çmimet kanë njohur vetëm rritje.