-
VIDEO
Tregtonin aparate celularë të kontrabanduar në 5 dyqanet që kishin në Tiranë, në pranga dy vëllezërit dhe dy administratorët
Dy vëllezër të cilët tregtonin aparate celularë të kontrabanduar në Tiranë janë arrestuar nga policia. Vëllezërit tregtonin aparate celulare të kontrabanduara në 5 dyqane të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore.
-
VIDEO
Messina Denaro shihet duke vozitur nëpër rrugët e Campobello di Mazara dy ditë para arrestimit
Maria Mesi, e dashura e bosit të mafies siciliane është vënë nën hetim. Ajo dyshohet se kishte informacion për kumbarin që kishte 30 vite në arrati. Në qershor të vitit 2000 u u arrestua pasi hetuesit ishin të sigurt se kishte takuar Matteo Mesina Denaron në një apartament në Aspra, në zonën e Palermos.
-
VIDEO
Këputen ‘fijet’ e krimit në Tiranë, çmontohen 155 kamera spiune të vendosura në disa lagje! Vihen nën hetim 37 persona
Policia e Tiranës ka çmontuar dhe sekuestruar 155 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. Për pasojë, janë vënë nën hetim 37 persona të cilët i kishin montuar kamerat në mënyrë të paligjshme duke ndërhyrë në jetën private të qytetarëve.
-
VIDEO
Nga 1 shkurti vetëm 1 gjykatë apeli, 32 mijë dosje në pritje! Të gjitha në short, gjyqtar tjetër edhe për çështjen e PD! Pamjet brenda 10 dhomave ‘arkiv’
Report Tv sjell pamjet nga 10 dhomat në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku nga 1 shkurti do të mblidhen të gjitha dosjet nga 5 Apelet që shkrihen në rrethe. Për dosjet që s’ka nisur gjykimi, do të hidhet short i dytë për të caktuar gjyqtarin, mes të cilave është edhe ankimimi i Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit që i dha partinë Berishës.
-
VIDEO
Zjarr në katin e 4-t të një pallati në Korçë, shkak dyshohet rrjedhja e bombolës së gazit në një apartament (EMRI)
Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e 4 të një pallati në Korçë. Shkak është bërë rrjedhja e një bombole gazi. Për pasojë 40-vjeçari i identifikuar si K.Gj., ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Shpërthimi në një banesë në Korçë, flet nëna e të plagosurit: Bombola e gazit ishte e vjetër, shyqyr shpëtoi djali
Shpresa Gjoka nëna e Klodian Gjokës, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një apartament në Korçë, u shpreh se bombola e gazit që ato përdornin ishte e vjetër.
-
VIDEO
Rrëshqitja e dherave, fshati Pruell në Lezhë i izoluar prej 2-javësh! Banorët: Asnjë reagim nga pushteti vendor
Prej 2 javësh banorët e fshatit Pruell në Lezhë kanë mbetur të izoluar pasi rrëshqitja e dherave për shkak të shirave ka bllokuar rrugën kryesore që i lidh me pjesën tjetër të zonës.
-
VIDEO
‘Veprimtaria’ miraton pr.ligjin për bletarinë! Krifca: Do certifikojmë mjaltin si produkt ‘Made in Albania’, regjistër për bletarët! Pro edhe opozita
Bletarët do të kenë ligj të posaçëm për krijimin e mjaltit “Made in Albania”. Drafti u prezantua në Kuvend nga ministrja Krifca dhe gjeti dakordësinë edhe të opozitës. Shqetësim mbeten rregullat e migrimit dhe regjistri i bletarëve.
-
VIDEO
Këputen ‘Fijet’ në Korçë, çmontohen edhe 9 kamera, shkon në 48 numri në të gjithë qarkun! 14 persona nën hetim
Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës kishte çmontuar 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.
-
VIDEO
Harta e re gjyqësore, pesë Gjykata Apeli në rrethe transferojnë mijëra dosje në Tiranë! Avokatët: Do të duhen vite që qyyetarët të marrin drejtësi
Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të mbyllen më datën 1 shkurt. Të gjitha dosjet penale e civile aktualisht po transferohen në Apelin e Tiranës. Ndërsa nëpër rrethe do të mbeten vetëm zyrat për depozitimin e ankesave.
-
VIDEO
Mësuesit e Roskovecit 5 muaj pa marrë pagesën e transportit! Sindikata e Arsimit: Nisim grevën nëse ministrja s’na jep përgjigje! Pezullojmë mësimin
Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit. Përfaqësues së sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin grevën duke e përshkallëzuar deri në pezullim të plotë të mësimit nëse nuk marrin përgjigje nga Ministria e Arsimit. Kjo e fundit e kontaktuar nga Report Tv tha se kemi kërkuar nga Drejtoria Arsimore të shihet problematika reale dhe të gjendet zgjidhja sa më parë.
-
VIDEO
Shkodër/ Vihet në pranga 24-vjeçari, iu sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë
Vihet në pranga një 24-vjeçar nga policia e Shkodrës, pasi iu sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë. 24-vjeçari ka precedent të mëparshëm kriminal për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë