-
VIDEO
Situata nga moti i keq në vend, 20 familje të izoluara në Murqinë të Fushë-Krujës, qindra hektarë nën ujë! 440 ha tokë e përmbytur në Lezhë
Reshjet e dendura të shiut përgjatë 3 ditëve të fundit kanë krijuar problematika në zona të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura , ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative.
-
VIDEO
Itali/ Mosmarrëveshja për pronën përfundoi në tragjedi, 57-vjeçari qëllon për vdekje 3 gra dhe plagos 4 persona! Autorit i gjenden 170 plumba
Tre gra mbetën të vdekura dhe katër persona të plagosur pas ngjarjes së regjistruar një ditë më parë në Itali, ku një person i qëlloi për konfliktet mbi pronën. Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane mbi ngjarjen e rëndë, ndërsa një prej viktima mësohet se ishte mike e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
-
VIDEO
Korçë/ Aksident i rëndë në fshatin Polenë, mjeti del nga ura dhe bie në lumë! Humb jetën një person
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Polenë ku një person ka humbur jetën pasi një mjet tip fuoristradë ka dalë nga ura e këtij fshati dhe ka rënë në lumë.
-
VIDEO
Lara Colturi e 25-ta në botë, Toçi: Emocion i paparë! 22 mijë veta thërrisnin emrin e saj! Më shumë vëmendje për sportin e skive
Elvis Toçi, presidenti i Federatës së skive në një intervistë për Report Tv ka treguar për emocionet e para pas garës, ku Lara Colturi skiatorja italiane, me nënshtetësi shqiptare është renditur e 25-ta në kampionatin botëror të skive. Kjo fitore është mjaft me vlerë edhe për faktin se ka ardhur pikërisht se kampionati Botëror zhvillohej në vendlindjen e saj, Sestiere.
-
VIDEO
Moti i keq, lumi Vjosa del nga shtrati te Pazari i Mifolit, prani uji në oborret e dy banesave
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi Vjosa të dalë nga shtrati te Pazari i Mifolit. Për pasojë uji ka vajtur në oborret e dy banesave. Raportohet se niveli i Lumit Vjosa te Ura e Mifolit ka arritur në 6.8 metër.
-
VIDEO
Moti i keq, lumi Vjosa del nga shtrati! Përmbytje në disa fshatra në Lezhë dhe Shkodër, 650 ha tokë bujqësore nën ujë! HEC Shkopet hap portat
Moti i keq, me reshje të dendura shiu që ka përfshirë këtë fundjavë vendin ka shkaktuar disa problematika. Në rrugën Kombit e në rrugën e Arbrit ka pasur rrëshqitje dheu, ndërsa rruga që të çon në fshatrat e Kurveleshit në Tepelenë është bllokuar. Sërish në Shkodër, Lezhë e Krujë, tokat bujqësore janë përmbytur.
-
VIDEO
Misteret e pallatit ‘fantazmë’ në Dhërmi, autoritetet s'kanë emër se kush e ndërtoi dhe s'ka hetime! Pse po mbrohet pronari nga burgu? 5 kate u ndërtuan ‘qorrazi’?
“Ku ishin inspektorët e IKMT?” është pyetja që zë vend në rastin e një pallati të ndërtuar pa leje deri në 5 kate në një nga zonat më të bukura të rivierës shqiptare në Dhërmi. Ndërtesa sot u prish më në fund nga tritoli i IKMT por gjatë të paktën 1 viti punimesh, autoritetet e tjera shqiptare kanë qenë qorre më keq se vetë IKMT.
-
VIDEO
Sot raundi i dytë i Primareve të Berishës në 5 bashki, mbyllet procesi i votimit! Shtyhet për një datë tjetër gara në Fushë-Arrëz
Sot PD e Berishës zhvillon raundin e dytë të primareve në 5 bashki të vendit për të përcaktuar fituesin, që do të jetë kandidati zyrtar për garën e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Primaret e Berishës/ Mbyllen votimet, nis numërimi në Fier, Mirditë dhe Dibër
Procesi i votimit për primaret e Berisës ka përfunduar në Fier dhe Dibër ku ka nisur procesi i numërimit.
Dy kandidatët garues për Bashkinë Fier, Artur Mahmutaj dhe Evdar Kodheli dolën ne balotazh në zgjedhjet e 4 Dhjetorit, teksa gjate ditës së sotme në prononcimet mediatike janë shprehur se do të pranojnë rezultatin.
-
VIDEO
Rritet rreziku i përmbytjeve në zonën e Milotit, HEC Shkopet hap portat
Prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjëve përgjatë luginës kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit.
Pasditen e së dielës kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë.
-
VIDEO
72-vjeçarja nga Elbasani jeton e vetme në shtëpinë e dëmtuar, apeli për ndihmë: Marr 10 mijë lekë pension, më sjell ushqim vëllai
Një telefonatë në redaksi na çon drejt Shelcanit, 25 minuta larg qytetit të Elbasanit. Na pret Afërdita Elezi, një grua në moshë veshur me të zeza që dhimbja e jeta në skamje nuk ia ka zbehur buzëqeshjen.
-
VIDEO
IKMT shemb me shpërthim të komanduar pallatin 5 katësh në Dhërmi! Ndërtesa 'fantazmë', nuk i dihet pronari
Mësohet se IKMT ka prishur një objekt 4 kate mbi tokë me sipërfaqe 2160m2 dhe 1 kat nëntoke me sipërfaqe 898.8m2, ndërtuar pa leje në bashkinë e Himarës, në Dhërmi