-
VIDEO
Himarë/ Ishte ndërtuar pa leje, IKTM përgatitet të prishë me shpërthim të kontrolluar objektin 5-katësh në Dhërmi
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit po vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike
-
VIDEO
Rrëshqitje dheu edhe në rrugën e Arbrit, rruga e kalueshme për mjetet
Rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në segmentin e rrugës së Arbrit. Si pasojë e motit të keq ka rrëshqitje dherash nga nga tuneli deri në Qafë Murriz. Një masiv gurësh është shembur, por kjo nuk e ka bllokuar kalimin. Raportohet se rruga nuk është e bllokuar pasi një fadromë ka punuar gjatë gjithë kohës për largimin e inerteve. Ajo rrugë ka qenë problematike edhe vitin e kaluar në këtë periudhë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Stuhi dhe reshje gjatë natës në Himarë, Orikum e Llogara prezencë inertesh në Brataj
Moti i keq ka prekur dhe qarkun e Vlorës ku stuhitë gjatë natës kanë pezulluar lundrimin detar. Reshjet e dendura kanë pezulluar edhe lundrimin detar prej 3 ditësh.
-
VIDEO
Moti i keq, rrëshqitje dherash në rrugën e Kombit
Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Në rrugën e Kombit pranë zonës së Repsit, ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Rrëshqitja e dherave përbën rrezik për shoferët të cilët këshillohen të bëjnë kujdes.
-
VIDEO
Reshje të dendura në Sarandë, bien disa pemë, bllokohet përkohësisht rruga
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë në disa zona të Sarandës, të cilat pasuan bllokimin e rrugës Dermish-Cerkovicë. Për disa kohë, rruga u bë e pakalueshme.
-
VIDEO
Reshjet të dendura të shiut, lumi Ishëm del nga shtrati! Përmbyten qindra hektarë tokë, izolohen disa familje në fshatin Murqinë
Shirat e dendur të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Ishëm të rritet e për pasojë lumi të dalë nga shtrati në pjesën fundore të fshatit Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj
-
VIDEO
Reshjet e shumta të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugët kryesore të Gjirokastrës, ‘Përroi i Çullos’ del nga shtrati
Është izoluar totalisht lagjia ‘Gërhot’ në Gjirokastër si pasojë e rënies së inerteve të nxjerra në sipërfaqe nga ‘Përroi i Çullos’ i cili ka dalë nga shtrati prej 12 orësh për shkak të tejfryrjes së tij nga shirat e rrëmbyeshëm.
Bllokimi i rrugës kryesore dhe atyre të brendshme të qytetit, kanë bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.
-
VIDEO
Shi në Tiranë, rrugët të mbuluara nga uji! Vështirësohet qarkullimi, trafik në disa rrugë
Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë në orët e darkës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët afër zonës së 5 Majit.
-
VIDEO
Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, Italia arreston Davide Pecorellin
Davide Pecorelli, italiani 47-veçar që u bë super i famshëm në Shqipëri për shkak se sajoi një histori të jashtëzakonshme të vdekjes së tij, tashmë është në pranga nga autoritetet italiane dhe do të jetë ekstradohet në Tiranë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në tetorin e vitit të kaluar.
-
VIDEO
Rëndohet situata pas reshjeve të shiut në Gjirokastër, inertet 'mësyjnë' në rrugët e qytetit
Një situatë kritike paraqitet për shkak të shirave në Gjirokastër. Inertet kanë mësyrë në rrugët e brendshme të qytetit. Reshjet me intensitet të lartë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në Gjirokastër. Unaza e qytetit që lidh pjesën veriore me lagjen Gërhot është e pushtuar nga rrjedhja e inerteve që vijnë me furi nga lartësitë e pjesës kodrinore me zhavorr pranë ‘Përroit të Çullos’.
-
VIDEO
Avokatët Penalist kërkojnë ndryshime ligjore, Visha: Gjykata e Lartë po gjykon pa dëgjuar palët
Avokatët penalist do të kërkojnë ndryshime të disa ligjeve të reformës në drejtësi, kryesisht ato që lidhen me gjykimin në Gjykatën e Lartë.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Reshje intensive shiu, përroi i Çullos del nga shtrati
Në 12 orët e fundit ka pasur reshje të dendura shiu në Gjirokastër, të cilat kanë bërë që përroi i Çullos të dalë nga shtrati.