-
VIDEO
Dibër/ Banorët e fshatit Kërçisht i Epërm kundërshtojnë marrjen e burimit të ujit për të furnizuar Maqellarën: E përdorim për vaditje
Banorët e fshatit Kërçisht i Epërm po kundërshtojnë marrjen e një burimi uji që buron në malin sipër fshatit, për të furnizuar 15 mijë banorë të zonës së Maqellarës.
-
VIDEO
I dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë, kapet dhe vihet në pranga i riu sapo zbret në Rinas
Dylber Halili, 29 vjeç është arrestuar sot në Pikën Kufitare të Rinasit pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale të "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
Spektakël në ‘Air Albania’, tollumbacet me ngjyrat e simbolit të Lojërave Olimpike i japin pamje tjetër qiellit në Tiranë
Në përfundim të eventit ‘Ekipet sportive në shkolla’, studentët lëshuan tollumbacet me ngjyrat e simbolit të Lojërave Olimpike. Kështu qielli në Tiranë u mbush me ngjyrën e kuqe, jeshile, të verdhë, blu dhe të zezë.
-
VIDEO
Rama fton studentët të brohorasin 'Shqipëri' nga stadiumi 'Air Albania': Nga lëvizja e madhe sportive do dalin kampionët e ardhshëm
Me thirrjet Shqipëri, Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka folur para studentëve në stadiumin ‘Air Albania’ duke thënë se mes tyre ndodhen kampionët e ardhshëm të Shqipërisë.
“Në këtë stadium, fjala më e bukur që mund të thuhet është Shqipëri. Nga këtu, e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë ‘Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri’. Me këtë lëvizje të madhe sportive, e cila sapo ka nisur, me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, ata që do të nderojnë jo vetëm veten e prindërit por mbarë kombin shqiptari. Kjo është një lëvizje për shëndetin, për mendjen e shëndoshë, për të kaluar të bashku orët e lira duke u argëtuar e duke garuar me njëri-tjetrin e në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore”, tha Rama.
-
VIDEO
Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, Andoni: Inskenimi i Berishës vet!
-
VIDEO
‘Ekipet sportive në shkolla’, Kushi: Të kemi gjallëri dhe argëtim! Muzhaqi të rinjve: Ju pres në kampoinate
Ministrja Evis Kushi e pranishme në prezantimin e projektit ‘Ekipet sportive në shkolla’ tha se ky projekt synon që në shkollë të zhvillohet edhe mësim, por fëmijët nga ana tjetër të argëtohen. Kushi u bëri thirrje të rinjve që të merren me sport për një jetë më të shëndetshme.
“Projekti që konsolidon të gjitha reformat që kemi marrë në këto vite për sportin. Kam një thirrje, sporti është jetik për shëndetin fizik, mendor social, ju mëson leksionet më të mira për jetën, disiplinën, punën në skuadër. Ta kthejmë shkollën në një vend ku edhe mësohet por edhe luhet. Ta kthejmë shkollën në vendin ku ka gjallëri, por edhe jetë të shëndetshme”, tha Kushi.
Nga ana tjetër, ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi u tha të rinjve se pas krijimit të këtyre ekipeve sportive do të zhvillojnë edhe kampionate në rang qarku por edhe nivel kombëtar.
“Sot nuk kemi kohë për fjalë, jemi për vepra. Fakti që të gjithë jemi këtu. Këmbëngulje çdo ditë për t’ia arritur, për të bërë kampionate. Shumë suksese dhe fitoftë më i miri”, tha Muzhaqi.
-
VIDEO
Vijon legalizimi i pallateve te braktisura nga ndërtuesit, Lame në Kombinat: Subjektet me shkelje nuk do të marrin më leje ndërtimi të reja
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Lagjen e Kombinatit në Tiranë, për të vijuar procesin e legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 65 njësi apartamente dhe njësi shërbimi, dyqane.
-
VIDEO
700 ekipe sportive në të gjithë vendin, kreu i KOKSH: Po i japim gjallëri sportit, veshjet falas për çdo fëmijë
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli ishte i pranishëm në ceremoninë e projektit më të ri ‘Ekipet Sportive në Shkolla’. Ylli tha se ky projekt, me atë të së cilit janë ngritur 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, është një risi për vendin tonë dhe që pritet t’i japë gjallëri sportit.
Fidel Ylli theksoi se mbi të gjitha ky projekt do t’u vijë në ndihmë edhe familjeve të cilat nuk do të shpenzojnë para, pasi atletet, veshjet për çdo fëmijë do të mundësohen falas nga ky projekt.
“Nëpërmjet këtij projekti i jepni gjallëri sportit. Sporti nuk është një garë, është cilësi jete, është edukim prandaj ne me ndihmën që qeveria shqiptare dhe Rama i ka dhënë KOKSH këtë projekt madhështor për basketboll dhe volejboll në gjimnaze dhe universitete. Projekt që do krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar. Me këtë projekt do gjallërojmë të gjitha bashkitë e vendit. Do t’iu vijë në ndihmë familje që s’do paguajnë asnjë lek për të blerë atletet, çantat uniformat, pasi janë të paguara nga qeveria shqiptare. Mesazh kryetarëve të bashkive, zhvilloni sportin, merrni shembull bashkinë e Tiranës”, tha Ylli.
-
VIDEO
Akrobaci dhe kërcime, fëmijët e veshur kuqezi dhurojnë spektakël në stadiumin 'Air Albania'
Fëmijët e veshur kuqezi kanë dhuruar spektakël me performancën e tyre në ceremoninë për ekipet sportive, aktivitet që po zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.
-
VIDEO
700 ekipe sportive në të gjithë vendin, mbahet në ‘Air Albania’ ceremonia e përurimit
Me miratimin e “Strategjisë Kombëtare të Rinisë”, në të gjitha shkollat e vendit janë ngritur 700 ekipe sportive. Ditën e sotme, në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ po mbahet ceremonia e përurimit për këto 700 ekipe sportive.
-
VIDEO
Sot ceremonia për projektin e ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, bllokohen rrugët deri në orën 15:00! Ja akset ku ndalohet qarkullimi
Këtë të shtunë, do të zhvillohet në Tiranë ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla "Festa Olimpike”. Në këtë projekt përfshihen 10 000 nxënës, 22 000 pjesëmarrës, 700 skuadra nga 61 bashki të Republikës së Shqipërisë dhe 350 trajnerë.
-
VIDEO
Goditi me grusht Berishën, Gert Shehu nuk padit truprojat e ish-kryeministrit
Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht Sali Berishën ka vendosur të ‘falë’ truprojat e ish-kryeministrit. Report Tv mëson se Gert Shehu është shprehur se nuk dëshiron t’i padisë truprojat, ndonëse këta të fundit ushtruan dhunë ndaj 31-vjeçarit për ta neutralizuar pasi goditi Berishën.