• VIDEO

    5-katëshi 'fantazmë' pa leje dhe pa pronar në Dhërmi, IKMT padit në prokurori zyrtarë të ‘Mbrojtjes së Territorit’ në Himarë dhe Vlorë, si dhe të policisë së Vlorës

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT për shpërdorim detyre.

    • VIDEO

      Rama zbardh bisedën me kryeministrin e Britanisë së Madhe: Shprehu interes për përfshirjen në zhvillimet dhe investimet në vend

      Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga telefonata e zhvilluar me kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak pak ditë më parë, pas debatit të zhvilluar në kuadër të emigrantëve të paligjshëm shqiptar atje. Kreu i qeverisë tha se Sunak i kishte shprehur interesin për t’u përfshirë në zhvillimet në Shqipëri.

      ‘Kemi pasur një bisedë shumë produktive dhe kemi rënë dakord të krijojmë një skuadër të përbashkët ishte propozim im i vjetër. Në mënyrë që ta godasim pa mëshirë këtë pjesë. Edhe kryeministri britanik shprehur një inertes shume të madh për përfshirën e Britanisë në zhvillimet e vendit dhe sigurisht edhe për këtë investim.’- tha Rama.

      •  
    • VIDEO

      Rama: Kompania që do të marrë përsipër ndërtimin e portit Porto Romanos duhet të jetë nga një vend pro NATO-s

      Kompania që do të marrë përsipër ndërtimet në portin e Porto Romanos, duhet të jetë një kompani e cila duhet të vijë nga një vend mik i NATO-s. Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të ri për ndërtimin e Porto Romanos.

      ‘Na duhet që cilado kompani që do marrë përsipër operimin portit jo vetëm ti ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike. Më në fund edhe në bëjmë atë që kanë bërë më parë kthejmë në një aset me vlerë të lartë ekonomike Portin e vjetër, duke larguan nga zemra e qytetit mallrat qymyrin, ndotjen dhe duke i dhënë zemrës që qytetit një zhvillim fantastik. Në dekadën e parë do i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 mld euro. Holandezët janë më të mirë për ti bërë këto punë pasi janë edhe më kurnacët që njeh Evropa dhe kanë edhe statusin më të suksesshëm të tregtarëve. Do jetë i lumtur që ne të mirëpresim kompanitë nga Holanda për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja që në janar do të zhvillohet një forum transparentë për tu shpjeguar kompanive të gjithë projektin dhe të marrim sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të jetë një dokument tërësisht i hapur pasi është projekti më i rëndësishëm portual i Europës.’- tha Rama.

    • VIDEO

      Rama: Punimet në Portin turistik të Durrësit s’do pengojnë punën në atë tregtar

      Në prezantimin e projektit të ri tregtar të Durrësit, kreu i qeverisë tha se 46% e këtij projekti do të financohet nga qeveria, ndërsa pjesë tjetër do të jepet me PPP.

      Nga ana tjetër, Rama theksoi edhe njëherë se puna në portin tregtar aktual s’do të pengohet nga punimet për Portin e ri të Durrësit.

      “Operimi ligjor s’do të pengohet për asnjë subjekt që do të dojë të vazhdojë operimin. Faza e parë që është faza që bën zëvendësimin e portit është 390 mln euro, shifër e arsyeshme, 46% do të financohet nga qeveria dhe 54% i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. Një proces në partneritet publik privat, nuk janë kate kriminale as formula korruptive por janë formula ekonomike të cilat kur bëhen me transparencë dhe duke parë interesin e publikut funksionojnë në favor të publikut”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama: Korridori i 8-të është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimi rrugor-hekurudhor të BE-së

      Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për Portin e Porto Romano, tha se një lajm shumë i rëndësishëm i samitit të BE-së në Tiranë ishte se korridori i 8-të është përfshirë zyrtarisht në rrjetin e infrastrukturës se qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së.

      ‘Është një port që e çon bashkëpunimin rajonal në një nivel krejt tjetër. Ne e kemi nisur këtë proces paralelisht me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën për hekurudhën dhe kemi mbështetur financiarisht studimin e vizibilitetit për portin e Thate të Prishtinës kemi punuar të bindim BE-në që të përfshijë korridorin e 8 i cili është bllokuar për dekada të tëra në marrjen E statusit pjesë e infrastrukturës europaine në mënyrë që të ecim paralelisht me portin e Thatë. Lajmi i rëndësishëm i samitit në Tiranë ishte se korridori i 8 është zyrtarisht i përfshirë në rrjetin e infrastrukturës së qarkullimit rrugor-hekurudhor të BE-së. Ne mund të kemi akses edhe në mbështetjen evropiane për ndërtimin e kësaj vepre shumë të rëndësishme.’- tha Rama.

      •  
    • VIDEO

      Porti i ri Tregtar i Durrësit, ministri i Kosovës: Përfitime ekonomike për të dyjave vendet, do e lidhim me Prishtinën përmes hekurudhës, do ta shtrijmë në të gjithë Ballkanin

      Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës ka marrë pjesë në prezantimin e portit të ri tregtar të Durrësit. Aliu tha se ky port do të rrisë shkëmbimet tregtare mes Tiranës dhe Prishtinës duke qenë se do lidhet me hekurudhë Portin e Thatë në Kosovë. Aliu tha se është synim që porti i Durrësit të kthehet në epiqendër për grumbullimet tregtare në të gjithë rajonin. Ai theksoi se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime ekonomike si për Shqipërinë edhe Kosovën, duke theksuar se Prishtina do ketë një rol për shkëmbimet tregtare që do t’i marrë nga Durrësi dhe do të shkojnë drejt vendeve të rajonit, si në Maqedoni dhe me synimin për t’u shtrirë më pas në të gjithë Ballkanin.

       
    • VIDEO

      Prezantohet Projekti i Portit Tregtar të Durrësit në Porto Romano

      Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit po prezantohet ditën e sotme në Pallatin e Brigadave. Investimi për portin e ri tregtar, sipas qeverisë pritet të jetë rreth 390 milionë euro, ndërsa do të mundësojë 1500 vende të reja pune. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54% do të financohet nga kompania ndërtuese.

      • VIDEO

        Rama: Porti i vjetër asnjë shans zgjerimi, i riu do jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit në shkëmbimet me perëndimin

        Kryeministri Rama tha se porti i ri në Durrës do të jetë nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë rajonit për shkëmbimet tregtare me rajonin.

        “Porti i Durrësit ka qenë historikisht shumë i rëndësishëm. Sot jemi në shekullin e 21-të dhe jemi vonë sepse nëse do të shikonim progresionin e volumit të mallrave dhe të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, po të kishim nisur 2 apo 3 dekada më parë do t’i kishim marrë frytet.

        Sot janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për këtë shekulli. Jo si ai që kemi trashëguar nga e kaluara si një platformë e realizimit socialist.  Nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, përvecsse është një burim ndotjeje akustike, mjedisore dhe vizuale e papranueshme.  Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor.  Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar”, tha Rama.

      • VIDEO

        Veriu i Kosovës ende i bllokuar, mbyllen shkollat! KFOR pritet të heqë barrikadat! Escobar takon sot në Prishtinë udhëheqësit e vendit

        Për të tretën ditë radhazi, veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Sipas mediave në Kosovë, shkollat ​​fillore dhe të mesme në veri janë mbyllur. Ndërkohë sot pritet që KFOR-i gjatë orëve të ardhshme të largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri.

      • VIDEO

        Situata nga moti i keq në vend, Emergjencat: Dëmtohet rruga në Mirditë nga dalja e përroit të Zmejës! Në fshatin Lgjin në Orosh po punohet për pastrimin e rrugës nga inertet

        Bazuar në të dhëna e fundit nga Agjencinë e Mbrojtjes Civile, Ministria e Mbrojtjes ka përmirësim të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 48 orëve të fundit. Njoftohet se ka tërheqje të ujit në disa sipërfaqe në bashkinë Lezhë, Shkodër, Shijak, Krujë. 

        Në bashkinë Mirditë, në afërsi të qytetit Rrëshen forcat po punojnë për riparimin e një segmenti rruge, të dëmtuar nga prurjet e shumta të përroit të Zmejës. Në fshatin Lgjin, njësia administrative Orosh, fadromat e bashkisë janë duke punuar për pastrimin e rrugës.

        Lumenjtë janë në kuotat e tyre normale, akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa grupet e punës vazhdojnë në teren për riparimin e dëmeve të shkaktuara. Ndërhyrja e menjëhershme nga strukturat përgjegjëse, si ato bashkiake, kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve apo OSHEE ka bërë që situata të normalizohej shpejt.

        Është mundësuar qarkullimi normal në fshatin Bogë, në njësinë administrative Shkrel, ku pati vërshim të përroit të Bogës. Po ashtu ndërhyrja në kohë normalizoi situatën që u krijua për shkak të prurjeve të përroit të Çullos në Gjirokastër si dhe në lagjen “Lenxat”, në Lazarat si pasojë e prurjeve të përroit të Sopotit.

        Normale paraqitet sot situata edhe në Durrës, Krujë, Vlorë, Fier, ndërsa nuk janë raportuar probleme nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e kushteve të motit.

        Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencës si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët me intervale të pakta e kthjellime, reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje  dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.

        Agjencia e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes është duke ndjekur me prioritet situatën, në bashkëpunim me autoritetet vendore, në mënyrë që të koordinohet puna për një ndërhyrje të menjëhershme në rast problematikash që mund të krijohen nga reshjet.

      • VIDEO

        Berati përfshihet nga reshjet e shiut! 'Fryhet' lumi Osum nga prurjet e përrenjve

        Reshjet e shiut kanë përfshirë gjithë qarkun e Beratit duke iu afruar nivelit të rrezikut. Burime nga shtabi emergjencës pranë Prefekturës së Qarkut Beratit bëjnë me dije se situata është nën kontroll. Ndërsa në zonën e mali të Tomorrit ka rënë bora e parë, ndërsa nuk raportohet për problematika lidhur me qarkullimin e mjeteve.

        Vetëm në zonë e Gjerbësit ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe dherave dhe si pasojë ka bllokuar këtë njësi administrative.

        Për të zhbllokuar situatën kanë shkuar mjetet e rrethit të Skraparit, të cilat po punojnë për të kthyer në të kalueshëm aksin rrugor Dëvri-Gjerbs. Ndërsa reshjet kanë fryrë përrenjtë e prurjet e tyre kanë çuar lumenjtë drejt pikës së rrezikut ku është dhënë alarmi për gatishmëri pasi në urën Pasarel Berat uji ka kaluar parametrat.

        Ndërkohë nuk ka njoftime për përmbytje të tokave bujqësore. Mësohet se disa zona kanë pasur  ndërprerje të energjisë elektrike, si në zonat Skraparit ashtu edhe në zonat Kutalli Poshnje dhe Berat. Gjithsesi shtabi emergjencës është në gatishmëri për çdo të papritur. Situata mbetet nën kontroll.

      • VIDEO

        KATAR 2022/ Parashikimet në 'E vëmë me bast’, publiku ‘voton’ për përsëritjen e finales së 2018-tës Kroaci-Francë

        Në pritje të dy sfidave gjysmëfinale të Kupës së Botës në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv publiku dhe specialisti i futbollit Andrea Marko i ftuar ditën e sotme bënë parashikimin e tyre.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv