-
VIDEO
Goditja e Berishës/ Kulluri në ‘Real Story’: Mund të bëhej gjëma po të kishte armë! Minxhozi: Ish-kryeministri dështoi me protestën
Samiti i BE-së në Tiranë dhe goditja me grusht e Sali Berishës ishin temat që u diskutuan në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla. Për analistin Edvin Kulluri, sulmi ndaj ish-kryeministrit mund të ishte fatal nëse 31-vjeçari Gert Shehu do të kishte armë. Po ashtu e cilëson marrëzi faktin që përflitet se Berisha e ka infiltruar vetë për të marrë vëmendje.
-
VIDEO
Tentoi të fuste armë në Shqipëri nga Porti i Durrësit, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova! Kishte shotgun, 2167 fishekë dhe snajper në makinë
Selman Lajçi nga Kosova, 53 vjeç, i cili jetonte në Zvicër është kapur me arsenal armësh në makinë në Durrës. Ai vinte me traget nga porti i Anconës, Itali dhe po futej në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.
-
VIDEO
Zjarr në zonën e Freskut në Tiranë, merr flakë rrobaqepsia! Vetëm dëme materiale
TIRANË- Një zjarr është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Freskut brenda një rrobaqepsie. Sipas burimeve, zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë zjarrin.
-
VIDEO
Goditja e Sali Berishës, Meta në ‘Kontrast’: U godit pluralizmi politik! U rrezikua një përshkallëzim i dhunës, opozita e evitoi
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e konsideroi goditjen e Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit si një provokim nga shteti mafias për të përshkallëzuar dhunën që opozita e evitoi.
“Ngjarje atë ditë ishte pa diskutim që tregoi se jetojmë në një shtet mafioz. U dha një goditje e përshkallëzuar ndaj pluralizmit politik, duke provokuar një rrezik për përshkallëzim të dhunës. Kjo dhunë u evitua falë përgjegjshmërisë së opozitës. Unë dua t’ju siguroj se koha kur Edi Rama bënte axhendën e opozitës ka përfunduar. Axhenda jonë që përputhet me interesin e shqiptarëve do të shkojë deri në fund. Edhe për ata socialistët që e ndjejnë që kjo nuk është rruga e duhur”, tha Meta.
Ai tha se Rama po e shkatërron Shqipërinë.
“Ai po shkatërron Portin ndërkombëtar të Durrësit në mënyrë më arbitrare dhe të paligjshme. Ndoshta juve ju duket sikur është njëlloj si ta godasësh si ta mbështetës Kosovën. Po kilometrat me miliona euro ju duket normale? Këto janë çështje esenciale dhe jo dashurie dhe urrejtje. Çështje që kanë të bëjnë me qytetarët e këtij vendi por me fatin e kësaj shoqërie dhe të këtij shtetit. Qëllimi ynë që shqiptarët të mos ikin me ritme marramendëse dhe të jetë ky shpopullim. Kjo qeveri është arrogante dhe nuk njeh asnjë ligj”, tha Meta.
-
VIDEO
Pas 4 vitesh bëhet i gjallë,babai mohon djalin/Nëna i kërkon live divorcin
Ky është mesazhi që një 8-vjeçar i dërgon të atit, pasi ai e braktisi. Prej katër vitesh babai nuk ka kontakte me dy fëmijët e mitur. Në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ gruaja 33-vjeçe rrëfen këtë histori, e cila zë fill që prej vitit 2008. Të dy me origjinë nga Puka u njohën me shkuesi dhe kështu ranë dakord të lidhnin kurorë. Ata u zhvendosën në qytetin e Durrësit duke menduar se kështu do të ndërtonin një jetë më të mirë sëbashku. Morën një shtëpi me qira, ndërsa pak vite më pas, në jetë erdhi fëmija i tyre i parë. 36-vjeçari emigroi drejt Mal të Zi për të punuar, kohë në të cilën lindën edhe konfliktet e para mes çiftit. Paratë që ai fitonte nuk ia dorëzonte bashkëshortes edhe pse tashmë ishin prindër të një vajze, por nënës së tij. Në 7 vite martesë vështirësitë ekonomike shkaktonin shpesh konflikte. Kryefamiljari ikte dhe vinte jashtë vendit për të siguruar të ardhura, të mira materiale të cilat pak i shkonin familjes së tij. Në vitin 2015 kur prisnin të bëheshin prindër të një djali, bashkëshorti emigron sërish. Për dy muaj me radhë ai humbi kontaktet me bashkëshorten shtatzënë dhe nuk u bë i gjallë. Periudhë e cila nuk u përjetua mirë nga bashkëshortja e cila madje rrezikoi të humbte fëmijën e saj. U desh kjo ngjarje në familje për ta kthyer më në fund në banesë kryefamiljarin. Situata u normalizua deri në vitin 2018, kur ai largohet sërish me pretekstin e punës. Por në fakt ndodhi e kundërta. Ai u kthye tek prindërit në Pukë duke ndërruar madje edhe numrin e telefonit. Kështu ai braktis sërish familjen e tij, duke mos e kthyer kokën pas, as për dy fëmijët e mitur 7 dhe 9-vjeçarë. Tentativës së gruas për të ditur shkakun, për të cilin burri u largua në këtë mënyre, ai iu përgjigj se nuk ishte më i intresuar për ta. Mesa duket 10 vite martesë i përkisnin të shkuarës, duke nënkuptuar se ai tashmë kishte vendosur të mohonte gjithkça, madje edhe fëmijët e tij. Këta të fundit kanë kërkuar gjithnjë të takohen me të atin, por ai gjithnjë u është shmangur. Ndaj si bashkëshorte, si nënë, si grua 33-vjecarja i drejtohet nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ me një mesazh ish-partnerit të saj...
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit, Vangjeli: Meta pati dilema, shkoi për të mos prishur marrëdhëniet me Berishën! Kreu i PL: Po bën diversion, opozita s’ka ndarje
Ilir Meta ka folur në Kontrast në Report Tv për protestën e mbajtur më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt në Tiranë edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor. Meta tha se ishte një protestë paqësore që përçoi vetëm zërin e qytetarëve kundër këtij regjimi.
-
VIDEO
Tentoi të fuste armë në Shqipëri nga Porti i Durrësit, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova! Kishte shotgun, snajper dhe pistoletë në makinë
Selman Lajçi nga Kosova, 53 vjeç, i cili jetonte në Zvicër është kapur me arsenal armësh në makinë në Durrës. Ai vinte me traget nga porti i Anconës, Itali dhe po futej në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.
-
VIDEO
Protesta 6 dhjetorit, Çollaku: Koha tregoi që kisha të drejtë, ishte e gabuar! Sulmi ndaj Berishës: I nxitur, s’përjashtohet pista e huaj
Deputeti i Partisë Demokratike i ftuar në Studio Live me Arbër Hitaj, u shpreh se koha vërtetoi sesa e gabuar ishte protesta e Berishës, ndërsa theksoi se sulmi ndaj tij është i nxitur, madje nga një pistë e huaj. Sa i përket tensioneve në Kosovë, Çollaku shprehet se është një situatë dramatike dhe ka rrezik për luftë!
-
VIDEO
Goditja me grusht në protestë/ Softa: Sali Berisha mund të humbte jetën nga sulmi! Bodigardët ishin të papërgatitur
“Sali Berisha mund të humbte jetën nga sulmi”. Ky ishte komenti i ekspertit të sigurisë Fatjon Softa në Report Tv për goditjen me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu drejt ish-kryeministrit në protestën e 6 dhjetorit.
-
VIDEO
Në kërkim për ryshfet 132 mijë euro, arrestohet ish-drejtoresha e kabinetit pranë OSHEE! Favorizoi kompaninë italiane në 2016 për të marrë tender
Albana Ferraj, 48 vjeçe është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016. Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.
-
VIDEO
Kroacia pranohet në zonën Schengen nga janari 2023, 'jo' për Rumaninë dhe Bullgarinë
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të enjten pajtueshmëri për pranim të Kroacisë në zonën Schengen. Në takim është diskutuar edhe për pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në këtë zonë.
-
VIDEO
Rithemelimi kritikon fjalën e ambasadorit shqiptar në Londër: Foli si të ishte diplomat i Enver Hoxhës, fajësoi qeverinë britanike
Rithemelimi ka kritikuar deklaratën e bërë nga ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko i cili u kërkoi deputetëve britanikë që t’i jepnin fund fushatës së diskriminimit ndaj shtetasve shqiptarë pasi situatën po e vuanin fëmijët të cilët bullizoheshin në shkolla.