-
VIDEO
1 orë para aksidentit ishte duke bërë video-live në makinë, del FOTO e 50-vjecares që doli nga rruga dhe ra nga Qafa e Muzinës
Entela Bejko, është 50-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në Qafën e Muzinës. Bejko kur ishte duke drejtuar makinën e saj tip 'Huyndai' doli nga rruga dhe ra në humnerë pasi është rrokullisur disa herë.
Mësohet se 1 orë para aksidentit tragjik , 50-vjeçarja kishte qenë duke bërë video-live në rrjetet sociale
-
VIDEO
U kap me snajper e shotgun në portin e Durrësit, dëshmia e 53-vjeçarit nga Kosova: Jam i apasionuar pas koleksionimit të armëve
Selman Lajçi, 53 vjeçari nga Kosova që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij teksa zbarkonte nga trageti i linjës Ankona - Durrës ka dhënë dëshmitë e tij në policinë e Durrësit. Lajçi ka deklaruar se është amator i apasionuar pas koleksionimit dhe përdorimit të armëve të zjarrit.
-
VIDEO
Dosja e I.M e Sigurimit, PL: Gjykata pranon ankimimin e Metës, rrëzon vendimin e Prokurorisë për mos fillimin e hetimeve
Partia e Lirisë ka bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimimin e Ilir Metës lidhur me çështjen e Autoritetit të Dosjeve. Sipas Petrit Vasilit, ka rrëzuar vendimin e prokurorisë për mos nisjen e hetimeve për çështjen I.M.
-
VIDEO
Ministrja e Arsimit e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshme Vokshin! Deputetja e PD: Kushi të japë dorëheqjen
GJKKO ka shpallur të pafajshme deputeten Albana Vokshi, e cila ishte paditur për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Në dalje para mediave, deputetja e PD kërkoi sërish dorëheqjen e Kushit duke e cilësuar si shkaktare të degradimit të arsimit.
-
VIDEO
Plagoset një polic i Kosovës, u sulmua nga një grup personash të maskuar në Veri! Presidenca: Përgjegjës, regjimi serb! Serbia kërcënon me 1000 forca sigurie
Pak pas shtimit të forcave në veri të Kosovës, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic. Në raportim nga veriu i Kosovës, një grup me persona të maskuar kanë sulmuar edhe gazetarët e mediave të Kosovës.
-
VIDEO
Sulmoi me grusht Berishën, Gert Shehu njihet sot me masën e sigurisë! Seanca do mbahet te 'Trauma'
Seanca për caktimin e masës pritet të mbahet sot në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në ambientet e Spitalit të Traumës, ku Shehu prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës, apo në sallë të gjyqit. Kjo do të përcaktohet në bazë të gjendjes së tij shëndetësore.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Sarandë, makina del nga rruga në qafën e Muzinës! Rrokulliset disa herë dhe bie në humnerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qafën e Muzinës. Nga pamjet duket se automjeti me targa greke ka rënë në humnerë pasi është rrokullisur disa herë.
-
VIDEO
Gjirokastër/ U kapën me 70 kg kanabis të fshehur në makinë, 3 në pranga! Njëri kontrollonte rrugën për prezencën e policëve
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi kishin fshehur në makinë 87 pako me kanabis me peshë totale 70 kg. Ata janë identifikuar si Sotir Rroshi, 39 vjeç, Fernando Toska, 37 vjeç dhe Maria Çaushi, 37 vjeçe.
-
VIDEO
Eskavatori dëmton linjën elektrike në Rrilë të Lezhës! Shtylla dhe telat prej 4 ditësh në tokë, banorët në rrezik
Kjo shtyllë dhe përcjellësit e energjisë elektrike qëndrojnë në tokë prej të paktën 4 ditësh në fshatin Rrilë të Lezhës. Shtylla e tensionit 220 kW u dëmtua nga eskavatori i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Lezhë, i cili po punonte në hapjen e kanaleve kulluese në këtë zonë.
-
VIDEO
Punimet e Unazës së Madhe në Tiranë, Rama: Po transformohet me ritme të shpejta në të gjitha segmentet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook nga ku ka ndarë ecurinë e punimeve të Unazës së Madhe në Tiranë. Rama shkruan se puna po vijon me ritme të shpejta në të gjitha segmentet. Përbri, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video ku duken punëtorë duke vijuar me punimet në zonë.
-
VIDEO
Yuri Kim, armiq të rinj? Samiti i BE-së dhe grushti ndaj Berishës
Samiti i BE-së në Tiranë dhe goditja me grusht e Sali Berishës ishin temat që u diskutuan në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla. Për analistin Edvin Kulluri, sulmi ndaj ish-kryeministrit mund të ishte fatal nëse 31-vjeçari Gert Shehu do të kishte armë. Po ashtu e cilëson marrëzi faktin që përflitet se Berisha e ka infiltruar vetë për të marrë vëmendje.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Shkodër, 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë rrugës për në spital
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër - Koplik. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës.