• VIDEO

    110 vjetori i pavarësisë/ Dubai ‘flet shqip’! Burj Khalifa ‘vishet kuq e zi’

    Në këtë ditë të shënjuar për historinë e Shqipërisë edhe Duabi “ka folur shqip”. Burj Khalifa, ndërtesa identifikuese e Dubait është veshur kuq e zi.

  • VIDEO

    'Përmasat e trafikut të drogës në Shqipëri', sot në '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv

    Përmasat e trafikut të drogës në Shqipëri. Për këtë çështje do të diskutohet sot në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.

  • VIDEO

    Dardha ‘vishet’ me të bardha! Prenotimet në masën 100%! Qytetarët zgjedhin Korçën për 28-29 nëntorin, shijojnë spektaklin e dëborës

    Dardha në këto ditë festash dhe pushimi është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë Shqipëria edhe për faktin se së fundmi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

  • VIDEO

    Aksidentoi për vdekje studenten greke, lihet në burg 26-vjeçari shqiptar: Dua të ngushëlloj familjen, nuk është koha të jap shpjegime! Familja dhuron organet e vajzës

    Është lënë në masën e sigurisë arrest me burg 26-vjeçari shqiptar, që përplasi me makinë 21-vjeçaren greke Emmanuela, e cila pas disa ditëve ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i mbijetonte palgëve të marra.

    • VIDEO

      Megaoperacion nga policia spanjolle, arrestohen 10 shqiptarë, shkatërrohen 9 plantacione marijuane dhe shtëpitë e barit të fshehura në pyje

      Policia spanjolle ka arrestuar dhjetë shqiptarë të gjithë të dyshuar si pjesëtarë të një organizate kriminale që vepronte në Spanjë.

    • VIDEO

      Sot 110 vite shtet shqiptar/ Rama: Gëzuar të gjithëve! Meta: Patriotizmi të jetë pishtari për ta mbrojtur vendin nga rreziqet! Berisha uron nga 'Tik Tok'

      Shqipëria feston sot 110-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

      • VIDEO

        Komuniteti shqiptar në SHBA feston Pavarësinë! Në Serbi vendoset flamuri kuqezi në Këshillin Kombëtar Shqiptar

        Festa e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe nga shqiptarët kudo nëpër botë.

        Po ashtu në bashkinë e Bedford në SHBA me nderim nga kryetari i bashkisë Dave Hogson është ngritur flamuri kombëtar.

        Edhe në Serbi është festuar Festa e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka ngritur flamurin shqiptar në objektin e këtij këshilli.

        Mustafi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamurin e ngriti, për nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

        “Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Edhe sot si katër vjet radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

        Ai shtoi se simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar.

        ”Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar. Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës”, ka vazhduar ai

      • VIDEO

        110 vjet pavarësi, Kryegjyshi Botëror homazhe në varrin e Sami Frashërit në Stamboll, vendos flamurin kombëtar

        Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj vizitoi dje vend prehjen në Stamboll të Patriotit të madh të Rilindjes sonë Kombëtare, njërit prej udhëheqësve kryesore të lidhjes Shqiptare të Prizrenit  Sami Frashëri .

        Kryegjyshi duke kujtuar luftën e patriotëve të mëdhenj të Rilindjes kombëtare për Liri e pavarësi bëri një lutje për kombin dhe vendin tonë që shqiptarët të ecin në rrugën e të parëve tanë dhe të punojnë siç e deshën ata Shqipërinë.

        Në fund të lutjes Kryegjyshi mbuloi dhe vendosi flamurin kombëtar në vend prehjen e Sami Frashërit

      • VIDEO

        Buzëqeshje, këshilla dhe trokitje gotash! Flamuri pajton Ramën me Leskajn, trokasin gotat

        Sot është Dita e Flamurit dhe kryeqytet i festimeve është Vlora. Prej orëve të para të ditës së sotme në qytetin bregdetar janë zhvilluar shumë aktivitete me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të shtetit.

        Të pranishëm kanë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë marrë pjesë në kremtimet e 110-vjetorit të Pavarësisë.

        Parakalimi në qytet është shoqëruar me takime të Osmanit dhe Kurtit me qytetarët. Kryetari i bashkisë, Dritan Leli u shmang për shkak të përplasjeve të vjetra.

        Ai ishte i pranishëm vetëm në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit dhe jo më pas.  Edhe në ceremoninë zyrtare duke qenë mikpritës, protokolli parashikon që të ecë paralel me kryeministrin, por Rama e ka shmangur.

      • VIDEO

        Dardha mbulohet nga dëbora, turistë të shumtë shkojnë të shijojnë peizazhin

        Reshjet e borës që përfshinë Korçën kanë rikthyer turistët në fshatin turistik të Dardhës.

        Qytetarë të ndryshëm nga Korça, por edhe nga qytete të tjerë të vendit kanë zgjedhur fshatin turistik të Dardhës për të shijuar bardhësinë.

      • VIDEO

        ‘Policë të kthyer në grabitës’, Rexhepi: Kanë rroga mjerane, shteti t’i mirëtrajtojë financiarisht! Mos t’i kenë pagat nën 1000 euro

        Duke u ndalur tek rasti i goditje së trafikut të kokainës nga Kolumbia në Frakull të Fierit, përmes portit të Pireut dhe Tivarit drejt Shqipërisë, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shprehet se kokainë nuk është trafikuar drejt Fierit pa garanci. Ai thotë se “steka” e goditjes duhet të ngrihet lart, referuar zyrtarëve të lartë që dolën garant dhe jo të mbetet te policët e thjeshtë.

        ‘Nuk duhet të ngelim vetëm në nivele inspektori, pasi edhe këto trafiqe droge me tonalata nuk bëhen pa pasur garanci të niveleve të larta. Nuk i hyn njeri një risku të bëj një biznes droge miliona euro pa pasur autostradë rrugën. Le për të dëshiruar forca e policisë, ka nevojë për përmirësim. Ka procedura agjencia policore dhe prokuroria dhe nuk është për t’u mburrur se iku një polic me probleme. Vjen shefi me makinë 100 mijë euro dhe polici nuk paguan dot muajin, prandaj të goditet në nivele të larta.’- u shpreh Rexhepi.

      • VIDEO

        Dy vëllezërit u takuan për herë të fundit në 2018, mbërrin në ‘Pa Gjurmë’ dëshmia!

        Bashkëshortja italiane kërkoi ndihmë në ‘Pa Gjurmë’, kush është shqiptari 37-vjeçar i kthyer në shtëpi? Takimi i fundit i dy vëllezërve në Romë, misteri i zhdukjes së njërit prej tyre. Eduart Gorica humbi gjurmët në vitin 2018, mbërrin e para dëshmi ’Pa Gjurmë’ zbulon identitetin e personit të dyshuar Viktori Petroshi humbur 16 vite më parë. Emigrantja dërgon foton ekskluzive Të tjera dëshmi mbi të tjerë të humbur, publikohen për herë të parë sot ora 15: 30 në emisionin Pa Gjurmë në Report TV

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv