-
VIDEO
Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, SPAK lëshon urdhër-arrest për Rrumin e Shijakut
Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar firmosi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur isi Rrumu i Shijakut, me akuzën e korrupsionit për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.
-
VIDEO
Përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër e Lezhë! Kthehen në banesa disa banorë, 23 familje të evakuuara, 30 të tjera të izoluara në Durrës
Ditën e sotme është vënë re një përmirësim i situatës si pasojë e përmbytjeve. Deri më tani janë 23 familje të evakuuara, 1 në Lezhë dhe 22 në Shkodër, e ndërsa në total janë 2758 ha që vijojnë të jenë nën ujë.
-
VIDEO
Zona ‘nën pushtetin’ e ujit, familja në Torovicë nuk e përcjellin dot familjarin për në banesën e fundit! Ndërhyn ushtria
Teksa zona e Torovicës është nën pushtetin e ujit për shkak të nivelit të lartë të ujit që kalon 1 metër, një familje që ka hapur dyert e mortit nuk gjen dot zgjidhje për familjarin që është ndarë nga jeta.
Ata kanë kërkuar ndihmë nga forcat e ushtrisë që të ndërhyhet me mjete lundruese për ta përcjellë për në banesën e fundit. Rreth orës 12:00 është bërë e mundur marrja e trupit të pajetë me mjetin e ushtrisë.
Në fushën e Torovicës janë të permbytura rreth 500 hektarë tokë bujqësore si dhe janë të rrethuara nga uji shumë banesa, duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.
-
VIDEO
Motra e të riut që iu mor zemra në Spanjë, protestë në Kryeministri: Zoti Rama e Manja dilni shpjegojini nënës së Saimirit pse heshtin autoritetet shqiptare prej 2 vitesh
Majlinda, e motra e Saimir Sulës, i riu që iu mor zemra në Spanjë, ka dalë në protestë duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, pse institucionet shqiptare po heshtin. Ajo kërkon shpjegime pse autoritet shqiptare nuk kanë komunikuar me homologët spanjollë që zemra që i është gjetur t’i bëhet testi i ADN-së.
-
VIDEO
Korçë/ Flakët i shkrumbuan shtëpinë, çifti i të verbërve ngel mes katër rrugëve në fillim të dimrit: Na u dogjën të gjitha, shteti të na ndihmojë
Një banesë ku jetonin dy të verbër në fshatin Kuç i Zi i Devollit, u shkrumbua totalisht mbrëmjen e djeshme. Falë reagimit të shpejtë të komshinjve, të dy pjesëtarët e familjes u nxorën nga banesa në momentin fillestar të flakëve. E zonja e shtëpisë Jeta Dyli thotë se zjarri nisi menjëherë nga mbrapa godinës, teksa me bashkëshortin ata ndodheshin brenda.
-
VIDEO
1300 Ha tokë të përmbytur në Lezhë, 1 familje e evakuuar
1300 ha tokë janë nën ujë në Lezhë, e ndërsa 1 familje është evakuuar. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se 2 rrugë, ajo që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) dhe në fshatin Piraj janë të pakalueshme.
-
VIDEO
Moti i keq në Durrës/ 30 familje të izoluara brenda pallateve prej 72 orësh
Prej 72 orësh rreth 30 familje në Durrës janë izoluar për shkak të ujit i cili nuk tërhiqet nga lagjja e tyre. Ata ndodhen në një ndër lagjet kryesore të plazhit të cilën e ndajnë vetëm 5 metra nga rruga kryesore. Nga pamjet duket se uji ka mbërritur deri në hyrje të pallatit.
-
VIDEO
Zbardhen majat e maleve në Bjeshkë, bie dëborë në malin e Gjallicës dhe Koretnikut
Nëntori i ka hapur siparin dimrit të vonuar, teksa shfaqen majat e maleve të mbuluara me borë. Këtë mëngjes Maja e malit të Gjallicës, Koretnikut dhe bjeshkët e larta malore janë zbardhur nga dëbora.
-
VIDEO
Ministri i Mbrojtjes - Spahisë: Krijohet panik duke kujtuar përmbytjet e vitit 2010! Të ulemi në tavolinë për të koordinuar forcat
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia që të ulet në tavolinë me të për të koordinuar forcat që të ndihmojnë familjet e prekura nga përmbytjet në Shkodër. Sa i përket deklaratave se situata po përdoret politikisht dhe mund të shkojë më keq se në 2010, Peleshi u shpreh se janë shumë larg atij skenari.
-
VIDEO
Aksident në rrugën transballkanike në Vlorë, plagosen dy persona, njëra prej makinave përfundon në rrethrrotullim
Dy persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën Transballkanike në Vlorë. Ende nuk dihet gjendja e tyre.
-
VIDEO
Moti i keq, kryebashkiaku i Kavajës për Report Tv: 3 familjet e evakuuara një natë më parë u kthyen në banesë! Qendro: Situata e normalizuar në të gjithë qarkun Tiranë
Situata nga moti i keq paraqitet e stabilizuar në bashkinë e Kavajës. Prefekti i Tiranës, Afrim Qedro tha në Report Tv se po merren masat e fundit që në rast të përkeqësimit të situatës metorologjike të mos ketë problematika të tjera. Sa i përket të gjithë qarkut të Tiranës, Qendro tha se gjithçka është në normalizim.
-
VIDEO
Trafikimi i kanabisit nga aeroporti i Tiranës në Stamboll, cila ishte skema që përdornin 6 turqit! Pasi bënë check-in, u pritën nga 2 burra jashtë terminalit
Në datat 02 dhe 08 tetor të këtij viti, në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit u kapën katër turq, të cilët mundën të kalojnë përkatësisht 31 dhe 32 kg kanabis sativa, në fluturimet direkte nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, përmes së njëjtës linjë.