-
VIDEO
Përmbytjet në Shkodër, zona e Kuçit dhe Gurit të Zi të mbuluara nga uji
Report Tv sjell pamjet nga përmbytjet në zonën e Kuçit dhe Gurit të Zi në Shkodër. Qindra hektarë tokë shihet se janë të mbuluara nga uji, ndërsa reshjet e shiu tashmë janë ndërprerë.
-
VIDEO
Ardian Çapja në GJKKO: Nëse zbuloni vrasjen e avokatit Ravik Gurra, do zbuloni thesare! S'u zbardh vrasja në 2016, se u fshinë përgjimet ku dilte politikani me emrin 'Taulant'
Në GJKKO, Ardjan Çapja i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012, ka mohuar të ketë lidhje me këtë vrasje, duke thënë se ka qenë në atë moment ne Maqedoni. Ai tha se kjo bëhet për t’i dëmtuar imazhin, e ndërsa u ndal te ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra. Sipas, Çapjas nëse kjo vrasje do zbardhet atëherë do zbulohen “thesare”.
-
VIDEO
Tragjedia e Pjetër Rrushaj dhe djalit të tij nga rrjedha e lumit në Shkodër, Berisha: Qeveria për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë
sh kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria për të mbushur xhepat e tyre shkaktoi vdekjen e Pjetër Rrushajt dhe djalit të tij. Berisha u shpreh se përmbytja mund të ndalohej.
“Në këtë situatë kritike kanë humbur jetën një qytetar i nderuar dhe demokrat i vendosur Pjetër Rrushaj dhe djali i tij 14-vjeçar. I shpreh familjes Rrushaj ngushëllimet e mia më të ndjera, por dënoj me ashpërsi këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të qeverisë e cila për të mbushur xhepat krijoi këtë dramë krejtësisht të parandalueshme në Shkodër.”- tha Berisha
-
VIDEO
Berisha në Shkodër: Përmbytja s’ju erdhi nga zoti por nga dora e robit hajdut
Berisha ka zhvilluar një konferencë në Shkodër ku ka thënë se fajtor për përmbytjen është vetëm Edi Rama dhe dora e tij e vjedhjes së bashku me ministren Balluku.
"Erdha sot pasi kam ndjekur gjatë natës me shqetësim të thellë zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës. Erdha për të shprehur solidaritetin tim me banorët e qarkut. Është gjithçka jo dora e zotit por dora e robit hajdut. Gjatë këtyre ditëve, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 lekë megavatin në bursë. Në një kohë kur, energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhojë pa asnjë lloj kufizimi pasojë në kaskadën e Drinit. Sot Rama fajin e gjen te mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që bëri vetë."- tha Berisha
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Gështenja: Nuk jemi kundër investimeve, por ky projekt ‘vjen erë’! Pse nuk ka transparencë?
Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka akuzuar qeverinë se nuk po bën transparencë për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Gështenja thotë se PD nuk është kundër zhvillimeve tha se ky projekt i është një kompanie pa garë.
-
VIDEO
Spahia kërkoi shpalljen e gjendjes së emergjencës, Peleshi në Report Tv: Të përdorë fondin që është për këto situata! S’ka nevojë për status
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Shkodra i ka kthyer Bardh Spahisë, kryebashkiakut të Shkodrës i cili kërkoi të shpallej gjendja e emergjencës. Në një lidhje live në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, Peleshi tha se kjo ëhstë një deklaratë që nuk përbën sens, për shkak se Bashkia e ka në dispozicion një fond emergjence dhe Spahia nuk ka nevojë për një status që t’i përdorë këto para për qytetarët.
-
VIDEO
Bie niveli i ujit në Shkodër, hapet harku i Bërdicës dhe ura e Bahçallëkut për mjetet e vogla
Shkodër - Pas rënies së nivelit të ujit, është hapur harku i Bërdicës dhe ura e re e Bahçallëkut për mjetet e vogla.
-
VIDEO
Bie bora e parë në Kukës, zbardhet Mali i Gjallicës
Temperaturat janë ulur ndjeshëm në vendin tonë dhe në Kukës ka rënë bora e parë.
Report Tv sjell pamje nga flokët e parë të dëborës të cilët kanë zbardhur majën e malit të Gjallicës.
Po ashtu reshjet e dëborës kanë zbardhur Vermoshin dhe Thethin.
-
VIDEO
Ndërtimet pa leje, Rama akuza prokurorisë: Kam firmosur plot 15 procedura konfiskimi! Dosjet 'flenë'
Kryeministri Edi Rama ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një reagim nga zyra e tij, u shpreh se dosjet vijojnë të flenë prej kohësh në prokuroritë e rretheve.
-
VIDEO
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, deti me dallgë deri në 4 metra dëmton zonën e pishave në Pyllin e Sodës
Prej ditës së djeshme moti i përkeqësuar në qytetin e Vlorës ka sjell pezullim të lundrimit detar. Era me fuqi deri në 20m/ s ka bërë që dhe fuqia e deti brenda gjirit të Vlorës të shkojë deri në 6 ballë. Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese kryesisht peshkarexhat që te mos dalin në lundrim deri në datë 22 , ku dhe pritet përmirësimi i situatës meterologjike. Por dita e sotme përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës ka bërë qe deti te ketë dallgë të larta që shkonin deri në 4 m duke krijuar spektakël nga përplasja në breg, por dhe problematika, pasi dëmtonin zonën e pishave në Pyllin e Sodës .
-
VIDEO
Situata nga moti i keq/ Reshjet e shiut gjatë natës mbushën segmentet e rrugës së Arbrit! Probleme në lëvizjen e mjeteve
Reshjet e shumta gjatë natës kanë mbushur segmentet e rrugës në Dibër, përkatësisht rrugën e Arbrit.
Si pasojë, është bllokuar nga uji dy lagjet duke shkaktuar kështu problematika në lëvizjen e mjeteve të vogla. Ky segment njihet për problematikat e tij të hershme, që prej ndërtimit të kësaj rruge kur ka intensitet reshjesh grumbullon ujë.
-
VIDEO
Shirat e dendur/ KESH: Përmirësim i situatës në Kaskadën e Drinit! Plotësohen kërkesat e OSHE për furnizim me drita për vendin
Reshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar vendin 2 ditët e fundit, ka sjellë përmirësim të situatës në kaskadën e lumit Drin.
Në pëditësimin e fundit të KESH jepen të dhënat e nivelit të ujit si dhe prurjet, sipas së cilëve përmbushet totalisht kërkesa e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas. Kjo tregon se edhe vendosja e fashës 800 kWh mund të shtyhet në kohë.
“Korporata Elektroenergjetike po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Të dhënat e orës 10:00 janë:
Nivelet e liqeneve
Fierza 271.42 mmnd, një turbinë në punë
Koman 173.62 mmnd
Vau i Dejës 75.40 mmndProdhimi i energjisë në kaskadë përmbush totalisht kërkesën e OSHEE/FTL për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, thuhet në njoftim.