I zhdukur prej 3 muajsh, nëna shpërthen në lot: Tim bir e groposi ajo...

10 Nëntor 2022, 18:43

as akuzave të rënda dy ditë më parë, në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV në drejtim të familjes Tartari, se ka gisht në zhdukjen e 31-vjeçarit Arnold Shkozaj i vëllai u përball live në studio me fqinjën. Valbona Tartari ishte e pranishme në studio pasditen e kësaj të enjte, ndërsa mohoi të ketë dijeni për vendndodhjen e të riut nga Përmeti. 31-vjeçari rezulton i humbur që prej datës 31 korrik të këtij viti, pasi kishte shkuar në shtëpinë e fqinjës. Kjo e fundit pretendon se e ka takuar të riun jashtë oborrit të shtëpisë së saj duke e shoqëruar deri tek ish-fusha e sportit aty ku humbi gjurmët. Gjatë debatit në studio, kërkoi që të ishte prezente me anë të telefonit edhe nëna e të humburit, zonja Fetushe Shkozaj, e cila akuzoi rëndë fqinjën e saj se ia ka vrarë djalin dhe e ka zhdukur, ku nuk përjashtoi edhe pistën e transplantit të organeve. Fetushe Shkozaj: Të gjitha çfarë thotë Valbona janë gënjeshtra! Valbona Tartari: Edhe ato që thotë Fetushja për mua janë gënjeshtra. Fetushe Shkozaj: Djali im në orën 08:00 ka qenë në shtëpi, pastaj shkova të mblidhja bamje dhe kur u ktheva ai nuk ishte në shtëpi. Shkova te livadhi mos ishte aty, por nuk ishte. I thashë burrit e njoftova që nuk është djali. Ai ka shkuar në një vend ku ka makina, atje shkoi, Valbona e ka marrë brenda në shtëpi me vetëdije. Ajo ka thënë “e mora nga makina”, pastaj ka thënë “e kam marrë në shtëpi dhe i kam dhënë karamele”, pastaj më tha “i kam ndërruar dhe shapkat”. Ajo gënjen. Unë i kam shkuar hap pas hapi kësaj çështjeje dhe s’ma ka hapur derën Valbona kur e pyesja për djalin. Ajo është gënjeshtare, sepse në sy të prokurorit ka thënë gjëra të tjera. Ma kanë vrarë djalin dhe e kanë zhdukur, nuk e di përse, ndoshta për transplant. Valbona Tartari: Moj kujt ia kam dhënë unë djalin tënd për transplant?! Ti njëherë thua e kam shitur njëherë thua e kam vrarë. Ai djalë ishte me probleme, nuk do ia bëja kurrë atë gjë djalit tënd.