-
VIDEO
Dhjetëra pistoleta e makina të blinduara, dalin pamjet nga operacioni ‘Porositësi’ që goditi grupin e vrasësve me pagesë
Janë publikuar pamjet e operacionit ‘Porositësit’, që goditi grupin e vrasësve me pagesë në qytetin e Durrësit, ndërsa janë sekuestruar dhjetra armë.
-
VIDEO
'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng, po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'! Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës, 15 në pranga
Një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Janë vënë në pranga 15 persona të dyshuar për vrasje. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj dhe pasi këta të dy kanë dëshmuar.
-
VIDEO
Në listën e hakerave edhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, policia për Report Tv: S'kanë lidhje me ngjarje kriminale
Në listën e publikuar nga hakerat iranianë, Report Tv ka zbuluar se ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në listën misterioze përveç zyrtarëve ka edhe emrat të qytetarëve të thjeshtë dhe gazetarë si Armand Shkullaku.
-
VIDEO
E shkarkoi KPA me anëtar Luan Dacin që më vonë u dënua, ‘Strasburgu’ rrëzon vendimin: Të rihapet çështja për prokurorin Besnik Cani
Prokurori Besnik Cani, ish anëtar i KLP, u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por mesa duket kjo nuk do të jetë fati i tij përfundimtar. Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot që për të të rihapen procedurat, duke pranuan ankimin e tij pë vendimin e KPA pasi pjesë e trupës gjykuese ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut.
-
VIDEO
Vajza nga Rusia e Ukraina si prostituta në Tiranë, kontaktet me shqiptarët u ngritën nga lidhjet me ish-Bashkimin Sovjetik! Paguheshin deri në 1000 euro
Report Tv siguron dosje e gjykatës për prostitucionin nga vajzat e huaja në Tiranë. Çmimet nga 200 në 1000 euro. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë. Hetimet proaktive nga shkurt 2022 midis prokurorisë së Tiranës dhe antitrafiqeve në policinë e Tiranës.
-
VIDEO
‘M’i jep se do të blej një makinë’, mori 12 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 50 vjeçari në Tiranë
Krenar Begaj 50-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim
-
VIDEO
Kallashnikov, kapuç, e sende të tjera brenda makinës! Kishin planifikuar të vidhnin një banesë, vihen në pranga 2 persona në Kamzë
2 persona në Kamzë kanë rënë në pranga pasi ishin duke lëvizur me armë zjarri me vete, dhe ishin përgatitur të vidhnin një banesë.
-
VIDEO
'Gjirokastra plot me turistë' ministrja e turizmit debate me Shehun: Qarku është shpopulluar
Nuk kanë munguar debatet në Kuvend edhe mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria e kryeministri Rama do të njihet me një emër të vetëm, qeveria e shpopullimit të Shqipërisë.
'Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.'- tha Shehu
-
VIDEO
Mbyllja e kolegjit turk 'Mehmet Akif', Kushi: Shkelën ligjin, ndaj i hoqëm licencën! Nuk i mirëkuptoj politikanët që bëjnë ekspertin në çdo fushë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në seancën e sotme parlamentare foli dhe një herë për shkaqet që çuan në mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”. Në fjalën e saj, theksoi se kolegji u mbyll sepse pronarët kishin shitur godinën e mëparshme për qëllime fitimi dhe nxënësit i kishin dërguar në një godinë tjetër, pa bërë verifikimet e nevojshme, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin.
Ministrja garantoi dhe një herë nxënësit dhe prindërit se ministria po bën maksimumin për akomodimin e nxënësve në shkolla të tjera të sigurta. Pronarët e shkollës, u shpreh Kushi, dalin në media e bëjnë si viktima edhe pse kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës.
-
VIDEO
Publikim të dhënave të publikuara nga hakerat? E ftuar Klotilda Bushka
A duhet t’i publikojnë mediat të dhënat të cilat janë nxjerrë nga një sulm kriminal kibernetik ndaj Shqipërisë? Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë shumë i prerë sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se vendimi për një çështje të tillë është jo vetëm profesional por edhe patriotik.Sipas tij vendi është në një luftë, ndaj edhe sjellja e gjithkusht duhet të jetë si në një situatë lufte. Në të njëjtën linjë ishte edhe deputetja Klotilda Bushka e cila nënvizioi se minimalisht mediat do të duhet të verifikojnë informacionet. “Ne jemi në një luftë. Nxjerrja e lajmeve të tilla, që dalin nga informacione të dala nga armiq. Kolegë tuaj kanë bërë lajme dhe postime duke i bërë thirrje njëri-tjetrit që të mos publikojnë lajme pa interes publik. Përsa kohë dalin autoritet zyrtare dhe e përgënjeshtrojnë këtë dhe thonë që nuk është kështu e vërteta, gazetarët duhet të verifikojnë së pari dhe pastaj të vendosin. Duke i publikuar pa verifikim është pastaj të mos duash vendin tënd”, tha ajo. Sot është publikuar një listë nga hakerat iranianë ku pretendohet se ishte një listë të dyshuarish për kriminelë të nxjerra nga listat e Policisë së Shtetit. Kjo është mohuar totalisht nga institucionet shtetërore.
-
VIDEO
Vangjeli në Kontrast: Segmente të policisë kanë përgjuar Ramën e Metën, bashkë me ta gazetarë e biznesmenë! E ka rrëfyer vetë Berisha
Në vijmësi të diskutimit në Kontrast, analisti Lorenc Vangjeli zbuloi sesi në vitin 2013 personazhet publike të politikës më të përgjuar ishin Rama e Meta, mes tyre edhe biznesmenë e gazetarë. Këtë sipas Vangjelit e ka rrëfyer vetë Berisha.
-
VIDEO
Gafa e ekonomistit në takimin e Sali Berishës, harron që bashkinë e drejtonte Basha: Në vitin 2014 erdhi urdhri për largimin nga puna
Një gafë është bërë nga një ekonomist në takimin e Sali Berishës me të larguarit nga puna. Sipas tij, në tetor të vitit 2014 kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha erdhi urdhri i largimit nga puna për 308 nëpunës civilë.