• VIDEO

    Debat në Kuvend/ Dhori: Nuk je në konferencë partie! Keni sjellje jo etike! Felaj: Do të marr masat për pengim seance

    Deputetja Ilda Dhori ka debatuar me zv.kryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj duke i thënë se ka sjellje jo etike. Felaj iu kundërpërgjigj duke i thënë që të mos e pengojë seancën ose në të kundërt do të marrë masa.

    Ilda Dhori: Nuk je këtu në konferencë partie. Keni sjellje jo etike.

    Ermonela Felaj: Mos pengoni seancën se do të marr të gjitha masat për cënimin e zhvillimit të seancës.

  • VIDEO

    Salianji-Ramës: Nëse kanë penetruar para ruse, të bëje diskutim real në parlament jo ta përdorje politikisht

    Deputeti i PD Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar financimin rus në PD duke kritikuar qeverinë se nu ki ka marrë masat e duhura.

    “Nëse kanë penetruar para ruse, të bënte mbledhje e diskutim real në parlament, të adresohet propozimi. Të bëjmë një ligj që ashpërsohet. Nuk duhet të përdoret kush ka marrë. Të kërkojë ndonjë qindarkë në xhepat e ndokujt këtu për para ruse ose jo”, tha Salianji.

    Më pas denoncoi ndërtimet pa leje në kryeqytet duke thënë se përgjegjës është kryemninistri Edi Rama.

    “Drejtuesit e pushtetit vendor janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës penalisht për çdo ndërtim të paligjshëm”, por IKMT dhe institucionet përkatëse sot nuk marrin kundër këtyre ndërtimeve. Sot ishte në prokurori ish-drejtuesja e ARRSH. E inkurajojmë prokurorinë dhe besoj se do shkojë deri në fund. Aty ka një kallëzim penal nga ajo drejtuese ndaj kompanisë se rrugës së Arbrit që kishte marrë mbi 50 mln reuro dhe kishte punë të pakryera”, tha Salianji.

  • VIDEO

    Manipulimi i FRPD-së, Boçi në Report Tv: Ai ka qenë një proces perfekt! Debatet janë normale se janë të rinj

    Manipulimet e zgjedhjeve të FRPD-së, nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha se debatet janë normale megjithësre epiteti ‘manipulim’ është i ekzagjëruar. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj Boçi sqaroi se ‘pos zgjedhjet’ janë të natyrshme për aq kohë sa pakënaqësitë përkthehen në debate. Më tej, Boçi tha se të rinjtë janë parë me një sy pozitiv nga drejtuesit e partisë si dhe kanë pasur një proces votimi perfekt. Edhe pse në media por edhe në deklarata të anëtarëve të FRPD, si rasti i Skerdjan Dhulit, akuzat dhe provat janë të pranishme, Boçi sërish i mëshoi faktit se nuk ka pasur asnjë manipulim dhe çdo gjë ka qenë korrekte.

  • VIDEO

    Pse u takua Rama 'kokë më kokë' me Begajn? E zbulon Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Diskutuan për kreun e ri të SHISH, 3 kushtet që duhet të plotësojë

    Fati i drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili aktualisht ka në krye nënkryetarin, ka qenë arsyeja e takimit të Kryeministrit Rama sot me Presidentin Begaj në Presidencë.

  • VIDEO

    Financimet ruse në PD, Balla: Po s’ka burrë nëne mos ta dijë që Berisha ka qenë brenda, Luli s’flinte gjumë pa lejen e tij! Spaho e mohon

    Me debate ka vijuar seanca sot plenare, për lobimin rus në Partinë Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar në Taulant Balla u shpreh se kjo çështje është një shqetësim nga SHBA duke folur dhe për takimet e ambasadores me disa nga figura të politikës. Balla u shpreh me siguri se lobimet ruse përpos se kanë qenë brenda Partisë Demokratike për aq kohë sa mediat e huaja kanë publikuar shumë herë për 3 orë protestat e tyre. Balla gjithashtu u shpreh se Berisha ka qenë i përfshirë pasi Basha nuk do mundej kurrë të vepronte pa aporovimin e ish kryeministrit.

    Është një çështje që na ka ardhru si shqetësim nga SHBA mua, Alibeaj, Mediut e Dodajt. Na ka ardhur një shqetësim nga Kim që lidhet me ndërhyrjen e aktorëve të huaj. Përfshirja e Rusisë me financimet e drejtpërdrejta ndajnjë force politike apo ndaj mediave të caktuara është një shqetësim që Kuvendin ta shqetësojë dhe të miratojmë sa më parë të gjitha meganizmat mbrojtës. Edhe Shqipëria nuk paskësh qenë nga sulme këtij lloji, ato janë sponsporizime ndaj partive politike apo në mediat e caktuara.- tha Balla

    *Spaho ndërhyn nga vendi*

    Kur e kam ngritur unë këtë shqetësim kryetari yt që ke në krye na tha që gënjejmë. Ne jemi sot në kushtet kunë Malin e zi prokuroria dhe polica arrestojnë për spiunazh nga Rusia. Këta ende nuk kuptojnë është që nëse Kievi po goditet me raketa Rusia po godet demokracinë me mjete të tjera. Sulmi ndaj Ukrainës është një sulm kundër demokracisë dhe kundër vlerave të lirisë. Mund ta dëmtosh demokracinë edhe me parti politike, s’ka qenë fare e rastësishme, se nëse e mban mend mori Mondi, Sputnik dhe media të tjera të transmetonin 3 orë live nga protesta në Tiranë. A ishe ti kaq i rëndësishëm? Unë mendoj që në konferencën e parë të kryetarëve ne duhet të përfshijmë dhe këto çështje. Financimet politike dhe të fushatës zgjedhore janë çështje që duhen parë menjëherë. (…) S’ka burrë gjëjë që mos ta dijë që Sali Berisha është i përfshirë, po Luli s’flinte as gjumë pa marrë leje nga Berisha.- tha Balla.

    Spaho mohoi deklaratën e Ballës duke iu kundërpërgjigjur me një akuzë ku thuhej se basha është mbrojtur nga socialistët duke i mbyllur çështjen në prokurori.

    Spaho: Fjalët e shumta janë fukarallëk Taulnt, Personi që i përmendet emrin duhet të gjejë kurajon për të folur. Në PD s’kanë hyrë e s’kanë për të hyrë paratë nga oligarkët. Personi që ti ke frikë t’ja permëndësh emrin ka detyrim ligjor të thotë të vërtetën ju jeni ata që ia mbyllët çështjen.

  • VIDEO

    Publikim të dhënave të publikuar nga hakerat? Vangjeli: Jemi në luftë, të sillemi si në situatë të tillë! Bushka: Informacionet kanë dalë nga armiq

    A duhet t’i publikojnë mediat të dhënat të cilat janë nxjerrë nga një sulm kriminal kibernetik ndaj Shqipërisë? Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë shumë i prerë sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se vendimi për një çështje të tillë është jo vetëm profesional por edhe patriotik.Sipas tij vendi është në një luftë, ndaj edhe sjellja e gjithkusht duhet të jetë si në një situatë lufte. 

  • VIDEO

    Lista e hakerave me emrat e ministrave, Rama në Kuvend: Bëjnë ‘hajgare’ hakerat me ju, ngriheni në këmbë me fotomontazhe! E pavërtetë

    ‘E pavërtetë nga fillimi deri në fund’, ky ishte komenti i Kryeministrit Rama nga Kuvendi lidhur me emrat e 2 ministreve dhe një ish ministreje në listën e publikuar nga hakerat iranianë. Listat e publikuara nga hakerat iranianë, të nxjerrë nga sistemi i Policisë së Shtetit bashkë me email-et e ish-kryepolicit Gledis Nano, Report Tv ka zbuloi edhe emrat e Elisa Spiropalit, Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Niko Peleshit Ministri i Mbrojtjes dhe ish-ministrja e mbrojtjes, Kodheli. Në listën misterioze përveç zyrtarëve ka edhe emrat të qytetarëve të thjeshtë dhe gazetarë si Armand Shkullaku. Ky sistem përfshin listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

  • VIDEO

    Zgjedhjet lokale 2023, Berisha: Po vijojmë konsultimet me aleatët! Do kemi koalicion të gjerë

    Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet lokale 2023 duke thënë se po vijon diskutimet me aleatët. Teksa u shpreh se e mbështet mendimin e kandidatit të përbashkët, por duhen gjetur format më të përshtatshme për të mundur Ramën. Sipas tij, aleatët janë i gjithë spektri politik i djathtë, parti parlamentare dhe jo parlamentare.

    “Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. 

    Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme. Aleatët janë i gjithë spektri politik i djathtë, parti parlamentare dhe jo parlamentare. Do kemi koalicion të gjerë”, tha Berisha.

    •  
  • VIDEO

    Berisha: Basha të bëjë transparent problemin e fondeve ruse! Kjo është shumë serioze

    Jashtë Kuvendit, Sali Berisha komentoi takimet e Lulzim Bashës duke thënë se gjithcka duhet të bëjë është transparenca për fondet ruse.

    “I vetmi koment që kam për Lulzim Bashën, të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze. E them në mënyrë të vendosur. Nuk kam komunikuar po komisioni i auditit do t’i japë të drejtën të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë pasi është e faktuar se nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD. Mendoj se është e domosdoshme që të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë”, tha Berisha.

    Ndër të tjera përsëriti thirrjen për protesta të fuqishme, por pa dhënë një datë.

    “Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është plani i primareve dhe standardeve, plani i tretë është ai i angazhimit maksimal të shoqërisë”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Shtyrja e fashës 800 kwh, Balluku i përgjigjet akuzave: Po sulmoni ERE se s’keni ç'i bëni gomarit e i bini samarit! Ne mbrojmë qytetarët

    Zv kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar sa i përket shtyrjes së fashës 800 kwh si dhe akuzat e opozitës sa i përket ERE duke i akuzuar si vartës të qeverisë. Balluku u shpreh se ky reagim nga opozita vjen pasi energjia do të përdorej si instrument protestash dhe me vendimin e qeverisë iu prishën planet.

    ‘Sa i përket energjisë, unë e kuptoj që jeni mërzitur shumë për shtyrjen e fashës (...)

    Që ne të jemi sicc duhet duhet të shkojë 296, megjithatë përmirësimi dhe ulja e konsumit na bëri që të rishikojmë. Ju që i bini ERE se s’keni çi bëni gomarit i bini samarit ata janë ekspertë. Detyrimisht ERE e ka bërë punën siç duhet, është në dorë të ERE apo të qeverisë për ekspozimin e qyetetarëve për energjinë. Pse kur i mbrojmë ne qytetarët ça do thotë ERE mos se s’do opozita?

    Na vjen keq që iu prishëm planet, faleminderit!’- tha Balluku.

  • VIDEO

    ‘10 vite qeverisje, asnjë lek për bashkinë Peqin’ Sula sfidon Ramën: Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme

    Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka ngritur shqetësimin me problematikat që hasin banorët e qarkut të Elbasanit duke u ndalur konkretisht në Peqin. 

    “Kjo sallë, jam i bindur që të gjithë koleget, qoftë të djathtë apo të majtë kanë probleme në zonat e tyre. Bashkia e Peqinit, është një problematikë jashtëzakonisht e madhe. Është e vetmja në Republike që nuk pa përfitu nga Rilindja Urbane. Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në Bashkinë e Peqinit, në vitin e 10 nuk është investuar qoftë asnjë lek. Ju garantoj dhe sfidoj, edhe në 5 komunat nuk është investuar asgjë. Rruga për të shkuar në spital, ambulanca jo e jo që nuk shkon por as me zetor. Rruga është e mbushur me tulla për të shkuar në spital.

    Këto janë foto që tregojnë gjendjen. Gropa është në mes të rrugës. Zotërinjtë e qeverisë, kryeministrit po i lutem të vë dorën në zemër. Bashkia çdo ditë po zbrazet për shkak të migrimit. Është zonë me resurse të shumta, por në Peqin qeveria nuk ka investuar qoftë edhe një lek. Sic është lënë qendra e qyteti është lënë dhe futbolli. Ish komuna e Shezës ka një problematikë të madhe. Shikoni si është rruga. Ka 6 vite është prish dhe as nuk ndërtohet. Fermerët e zonës së Peqinit kultivojnë shumë nektarina, por rreth 7 kuintal ikin. Një problematikë tjetër në Sheze, është dhe shkolla.

    Është viti i 6 që është hequr shkolla e fëmijëve nga qendra e komunës për disa fshatra të tjerë. Nga Fshatin ku është caktuar shkolla, janë 10 km rrugë për të shkuar fëmijët e këtyre fshatrave. Prindërit janë ngritur disa herë në protestë, dhe para 3 ditësh u vendos që mësimi të zhvillohet paradite, por prapë fluksi nuk e përballon. I lutem ministres së Arsimit, të zgjidhë situatën” tha deputeti Sula.

  • VIDEO

    Në listën e hakerave edhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, policia për Report Tv: S'kanë lidhje me ngjarje kriminale

    Në listën e publikuar nga hakerat iranianë, Report Tv ka zbuluar se ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në listën misterioze përveç zyrtarëve ka edhe emrat të qytetarëve të thjeshtë dhe gazetarë si Armand Shkullaku.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv