-
VIDEO
Precedenti ‘Cani’/ 37 gjyqtarët e prokurorët që u shkarkuan me votën Luan Dacit, nga Zaganjori, Dedeja deri te Rovena Gashi! A apo e godet ‘Strasburgu’ Vetingun?
TIRANË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot rrëzimin e vendimit të formës së prerë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Besnik Cani, duke kërkuar rihapjen e procedurave. Argumenti kryesor i Gjykatës Evropiane është fakti se ish anëtari i KPA, Luan Daci, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së Besnik Canit, nuk është zgjedhur në formë të rregull. Luan Daci u dënua nga dy gjykatat e posaçme, shkalla e dytë dhe e apelit, pasi kishte falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për t’u bërë pjesë e KPA-së.
-
VIDEO
Spiropali prezantohet si drejtuese e qarkut Shkodër: Është nder të punosh në këtë qark pavarësisht se kë votojnë
Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e qarkut Shkodër para strukturave të këtij qarku. E shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, ajo mbajti një takim të shkurtër me dyer të mbyllura me strukturat në selinë e partisë socialiste. Pas takimit Gjiknuri tha se nuk mund ti imponohen shkodranëve por do që partia socialiste do paraqesë alternativën më të mirë.
-
VIDEO
Xhaferi: Gara për FRPD, e drejtë! Berisha ‘Non Grata’? Urdhrat nga ambasada janë fushata marketing për ta goditur ‘doktorin’
Duke folur me superlativa për Sali Berishën, kreu i ri i FRPD-së, Besart Xhaferi tha se nuk e shqetëson aspak se në krye të Partisë Demokratike qëndron një njeri ‘Non Grata’, i shpallur nga aleati i madh i vendit tonë, SHBA, si edhe Britanisë së Madhe, vendi ku ai ka studiuar.
-
VIDEO
‘Miss Globe’ kurorëzohet në ‘Opera’, Bozo: Edicioni i 19-të na gjen në top listë! Dy fitueset: Eksperiencë unike, prezantuam vendin me krenari
Rikthehet në 15 tetor, në Teatrin e Operas ngjarja e madhe e bukurisë “Miss Globe 2022” mes muzikës klasike e koreografisë së përshtatur. Producenti Petri Bozo, rrëfen se si “Miss Globe” është ngjitur mes 5 ngjarjeve më të mira të bukurisë, nga 2004 kur u mbajt për herë të parë në Durrës
-
VIDEO
‘Vendoret’/ Pampuri në Report Tv: Një kandidat i përbashkët nga të gjitha grupimet e PD, me kushtin të ketë mbështetjen nga SHBA-BE
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka theksuar se në zgjedhjet vendore Partia Demokratike duhet të shkojë me një kandidat të përbashkët, mirëpo në ndryshim nga pjesa tjetër, ajo ka artikuluar se çdo emër i dalë duhet të ketë mbështetjen e SHBA-BE.
-
VIDEO
Koalicioni Berisha-Meta për zgjedhjet lokale 2023, Çupi: Aleanca për të shpëtuar lëkurën! Ish presidenti ka shitur informacione sekrete për agjenturën ruse
“Aleanca për të shpëtuar lëkurën”, kështu e cilëson analisti Frrok Cupi marrëdhënien Meta-Berisha për zgjedhjet lokale 2023. Në një intervistë për ‘Studio Live’, Çupi u shpreh se të dy janë bashkuar për të agresuar Amerikën. Sipas tij, të dy kanë lidhje me Rusinë dhe Iranin. Për Metën thotë se për sa kohë mbante zyrën e presidentit, ka shitur informacione sekrete për një qendër spiunazhi në Rusi.
-
VIDEO
Shembjet në rrugën Lezhë-Vau Dejës, shoferët: Askush s’ka vënë dorë, burim aksidentesh
Rruga Lezhë-Vau Dejës ka pësuar shembje të shumta si pasojë e erozionit, ndërsa ARRSH nuk ka ndërhyrë prej dy vitesh.
-
VIDEO
'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng, merrnin 50-150 mijë euro për 1 vrasje! Po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'! Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës, 15 në pranga
DURRËS-14 në pranga, 1 komunikim arresti në burg, 5 të shpallur në kërkim dhe procedim për shumë të kërkuarin Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë, është bilanci i një super operacioni të policisë së Durrësit, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë. ‘Zbërthimi’ i 2 vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij. Ndërsa një ngjarje e tretë është porositur nga punonjësi i policisë së burgjeve, Flamur Bejko.
-
VIDEO
Gjiknuri prezanton Klosin si drejtuesin politik të partisë në Vlorë: PS-ja ka arritur të jetë e suksesshme se kemi qenë të bashkuar
Pas largimit të Arben Ahmetaj, Blendi Klosi ka marrë rolin e drejtuesit politik të Partisë Socialiste të Vlorës, ndërsa për ta prezantuar e ka shoqëruar Damian Gjiknuri. Ajo që vihej re ishte dhe mungesa e Ahmetajt.
-
VIDEO
Aksident i paprecedentë në Librazhd! Nuk mbajtën frenat e dorës, furgoni përfundon brenda dyqanit! Shoferi po shkarkonte disa mallra
Një aksident ka ndodhur në Librazhd ditën e sotme, ku për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi pasi ai është përplasur me një dyqan duke përfunduar pothuajse brenda tij.
-
VIDEO
Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale! Kush janë 15 personat e arrestuar dhe 4 të tjerët të shpallur në kërkim
Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal të ndryshuar si vrasës me pagesë dhe të implikuar edhe në ngjarje kriminale në Belgjikë. Mes të arrestuarve ishte edhe një oficer policie si dhe një ushtarak, si pjesë të grupeve kriminale. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-
VIDEO
Pengmarrja e 2 ditëve më parë, si u lirua njëri prej vëllezërve Beqiraj! Fillimisht pati një përplasje fizike
Një përplasje fizike parapriu përngmarrjen e njërit prej vëllezërve Beqiraj para dy ditësh në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije detajet e ngjarjes.