-
VIDEO
Programi për panelet diellore, Balluku: Do të vendoset çmim tavan! Më 1 nëntor, qytetarët mund të aplikojnë për instalimin e tyre
Nga 1 tetori, Agjencia për Eficencën e Energjisë ka nisur fazën e garave të subjekteve që ofrojnë panelet e energjisë diellore dhe instalimin e tyre. Subjektet e interesuara kanë kohë të aplikojnë deri më datë 18 tetor dhe të paraqesin dokumentet sipas kritereve të përcaktuara, ndërsa fituesi do të shpallet më datë 30 tetor.
-
VIDEO
Incident në aksin Pogradec Lin, traileri pëson defet në mes të rrugës, ‘paralizohet’ lëvizja e trafikut
Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në aksin nacional Pogradec-Lin. Traileri ka pësuar defekt në mes të rrugës duke shkaktuar rradhë të gjata të automjeteve,
-
VIDEO
Letërkëmbimet e Mid’hat Frashërit gjatë 1921-’24, Butka: Akuzat për tradhëti ndaj tij e ‘Ballit’ bien! Si e mbrojti Çamërinë e Kosovën!
Letërkëmbimet e Mid’hat Frashërit përgjatë viteve 1921-1924 botohen në vëllimin e shtatë të “Veprës së tij të zgjedhur”. Studiuesi Uran Butka, rrëfen se si këto letra rrëzojnë tezat e historianëve si Paskal Milo, që e paraqet Frashërin si bashkëpunëtor.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm konfirmon: Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX
Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Këtë e ka konfirmuar edhe një herë sot ministrt i Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX”, tha Çuçi para se të hynte në seancë plenare.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama: Të kursejmë energjinë, muajt në vijim do jenë më sfidues! S'duam që ta aplikojmë fashën 800 kWh pas dhjetorit
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për kursimin e energjisë elektrike. Nga Durrësi, ku ishte i pranishëm në inaugurimin e një blloku banesash të rindërtuara, Rama u ndal edhe në krizën energjetike, duke thënë se muajt në vijim do jenë sfidues për shkak se do të rritet konsumi për energjinë.
-
VIDEO
Pedagogët, protestë në të gjithë vendin më 5 tetor! Sindikata: Mos bëni presione e intimidime! Politika larg
Sindikata e punonjësve të universiteteve ka bërë thirrjen e fundit drejtuar stafit akademik për protestën e paralajmëruar të 5 tetorit, pas refuzimit të qeverisë për rritje pagash për ta. Protesta do të jetë e ideuar në formën e një forumi ku do marrin fjalën profesorë e përfaqësues të shoqërisë civile të studentëve
-
VIDEO
Theu arrestin e shtëpisë dhe qarkullonte me armë zjarri me vete në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari
Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka thyer arrestin e shtëpisë dhe ka qarkulluar me armë zjarri dhe municion luftarak me vete. Nga ky operacion janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë për moskallëzim krimi.
-
VIDEO
Komisioni për Reformën Zgjedhore miraton programin, në shqyrtim edhe nëse do të ketë ndryshime në hartën territoriale
Komisioni për Reformën Zgjedhore miraton programin që në kalendarin e punës të diskutohet edhe për sistemin zgjedhor për pushtetin lokal. Pavarësisht vendimit të marrë në ‘Zgjedhore’, pati diskutime mes dy bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
-
VIDEO
Manipulimi në zgjedhjet e FRPD, Skënder Dhuli: Skandaloze, votonin 74 persona rezultonin 100 vota! Këlliçi na gënjeu duke ‘ia hedhur’ fajin Bashës
Ish kryeministri Sali Berisha është kujdesur që frymën e tij jo demokratike ta përcjellë edhe në forumet e reja që lindin nga partia demokratike. Skënder Dhuli anëtar që prej vitit 2011 në Forumin Rinor të Partisë Demokratike zbuloi sot në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu gjithë skandalin e votimeve të zhvilluara ditën e shtunë brenda forumit.
-
VIDEO
25-vjetori i shkollës së Magjistraturës! Begaj: Rekrutimi e vlerësimi të kryhet me objektivitet! Kim: Reforma në drejtësi po jep rezultate
Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe se magjistratë e rinj janë shpresa për ta çuar para drejtësinë e re. Ky ishte mesazhi që partnerët ndërkombëtar të Shqipërisë dhanë në ceremoninë e 25-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale 2023, Alibeaj: PD ka strukturat e saj! Do mundim Ramën me të gjithë shqiptarët e ndershëm
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur për amnistinë fiskale duke thënë se grupi parlamentar ka qëndrim të unifikuar për të, po ashtu dhe pasaportat e arta.
-
VIDEO
Shkon për gjykim dosja për vrasjen e Xhuvanit! Papleka akuzohet për vrasje, 2 zv.drejtorët e policisë dhe 6 efektivë për shpërdorim detyre
Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim dosjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25-prillit 2021. Gjykata vendosi ta kalojë çështjen me të njëjtën akuzë që kërkoi prokuroria, vrasje me dashje në rrethana cilësuese, për Arbër Paplekën, ndonëse ky i fundit kishte kërkuar lehtësim.