-
VIDEO
Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca ndaj Arbër Paplekaj! Avokatët kërkojnë të njihen me dosjen hetimore
Ndonëse kanë përfunduar hetimet nga prokuroria, është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekaj. Avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen hetimore të anëtarit të grupit të armatosur të PD për mbrojtjen e votës, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
-
VIDEO
Pas takimeve në KQZ për financimet politike ruse, ambasadorja e SHBA Yuri Kim sot në Kuvend! Ja kë pritet të takojë
Në Kryesinë e Kuvendit pritet që ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim të zhvillojë takim me krerët e dy grupeve parlamentare, Taulant Ballën dhe Enkelejd Alibeaj.
Kim thirri dje në takim kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin, sekretari i përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin, deputeten e PD Jorida Tabakun dhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhin për t’i bërë të qartë se partitë politike duhet të qëndrojnë larg influencave që vijnë nga vende jo aleate të SHBA.
-
VIDEO
34-vjeçari ndërroi jetë në llixhat e Elbasanit, flet shoku: Hëngrëm darkë në Tiranë, morëm birrë rrugës dhe u futëm për tu larë! Më kapi paniku kur nuk u përgjigj
“Hëngrëm darkë në Tiranë dhe u nisëm për në llixhat e Elbasanit”, kështu deklaroi para grupit hetues shoku që po shoqëronte 34-vjecarin, i cili ndërroi jetë teksa qëndronte në ujërat termalë.
Gjithashtu shtoi se rrugës morën birrë dhe hynë në ambientet e hotelit, ku filluan të laheshin.
“Shkova për të thërritur Albanin, e shoh në gjendje gjumi. Aty më kap paniku dhe filloj të bërtas. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u njoftua dhe ambulanca”, tha i riu.
-
VIDEO
Nis mbledhja e KLP për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK
Ka nisur mbledhja e parë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Kraja lë detyrën si kreu i SPAK në dhjetor por procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme nisin sot.
-
VIDEO
Bleu vota, GJKKO dënon me 1 vit burg kandidatin e LSI Etjon Joka! 1 vit burg edhe për Elis Babon që mori paratë dhe filmoi kandidatin për deputet
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit ish-kandidatin për deputet i LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, si edhe personin që mori paratë hdhe filmoi ngjarjen, Elis Babo. Joka u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
-
VIDEO
GJKKO pushoi hetimin për Ardian Dvoranin, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Kështu pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pushimin e hetimeve. Kujtojmë se gati një vit më parë ka qenë Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit që ka rrëzuar kallëzimin e Presidentit të atëhershëm të Republikës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK, i cili pas hetimeve që zhvilloi kërkoi pushim akuze e mbyllje të çështjes. Vetë Ardian Dvorani e komentoi këtë vendim duke thënë se koha e gjyqeve publike ka mbaruar.
-
VIDEO
Arben Kraja drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK-ut! Hapet gara për kandidatët e rinj të Prokurorisë së Posaçme
TIRANË- Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK duke hapur garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Ka nisur mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
-
VIDEO
Lihen në burg 3 libianët dhe siriani, tentuan të fusnin kontrabandë 2275 ton naftë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 libianët Zuhair Alkwaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe sirianin Badr Teezini. Ata tentuan të fusnin kontrabandë 2275 ton naftë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri.
-
VIDEO
Zjarr i fuqishëm në Seman të Fierit, përfshihet nga flakët zona pyjore me pisha! Terreni i vështirë pengonte ndërhyrjen e zjarrfikësve
FIER- Një zjarr është regjistruar gjatë natës edhe në zonën e Godullit të Semanit në Fier. Flakët depërtuan në një zonë pyjore të mbjellë me pisha. Në vendin e ngjarjes shkuan ndy zjarrfikëse nga Fieri por ndërhyrja e tyre u pengua nga terreni i vështirë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
-
VIDEO
Zjarr i madh gjatë natës në Dukat të Vlorës! Flakët ende aktive, zjarrfikësit në gatishmëri
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Dukatit në Vlorë pas mesnate ku janë rrezikuar edhe banesat. Zjarri ka përparuar i favorizuar nga era në drejtim të fshatit duke rrezikuar banesat.
-
VIDEO
Po lahej në pishinat e llixhave të Elbasanit, ndërron jetë 34 -vjeçari
Nje ngjarje e rende eshte regjistruar mbremjen e sotme ne llixhat e Elbasanit ne nje hotel i cili eshte per ujrat e llixhave ku ky hotel ka ndertuar per personat qe kane nevoje te notojne ne ujrat termat me konkreisht ne pishinat e jashtme, rreth ores 22 ka shkuar ne pishinen qe po lahej shoku i tij dhe aty ka verejtur se AlbanPashallari ku pasi e ka pare ne gjendje gjumi ka bertitur dhe ka kerkuar ndihme , dhe menjeher eshte njoftuar ambulanca si dhe policia.
-
VIDEO
Ish të përndjekurit, protestë para Ambasadës Gjermane: Strehon 3 kriminelë të regjimit! Edmond Caja, Qemal Lama e Lekë Imeraj na torturuan
Një grup ish të përndjekurish politikë, protestuan para Ambasadës Gjermane, për strehimin që ky shtet, u ka bërë ish funksionarëve të lartë të regjimit komunist. Edmond Caja, Qemal Lame, dhe Lekë Imeraj janë sipas tyre autorë krimesh kundër njerëzimit, të cilët përmes shtetësisë gjermane i shpëtojnë edhe drejtësisë vendase.