-
VIDEO
Mot i keq në Fier, shi i rrëmbyeshëm me shkarkime atmosferike herë pas here
Në Fier ka nisur gjatë natës dhe vazhdon dhe sot por me ndërprerje shoqëruar me shkarkime atmosferike herë pas here. Pak minuta më parë, në Fier një erë e fuqishme shoqëruar me një shi të rrëmbyeshëm i cili ka mbajtur rreth 7 minuta aktualisht koha është qetësuar dhe aktualisht po bie një shi pa erë.
-
VIDEO
Zjarr gjatë natës në Dukat të Vlorës, dëme të shumta materiale! Dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm
Edhe pse lamë pas stinën e verës sërish disa zona të vendit përfshihen nga flakët. Dukati i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët gjatë natës dhe falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është vënë nën kontroll.
-
VIDEO
Vidhnin makina luksoze nga vendet e BE për t’i shitur në Shqipëri, ‘goditet’ banda e mashtruesve në Tiranë
Policia e Tiranës ka shkatërruar grupin e shqiptarëve që trafikonin dhe tregtonin makina që kishin vjedhur në vendet nga vendet e BE-së.
-
VIDEO
Energjia e erës/ 6 kompani fituese në fazën e parë për ndërtimin e parqeve eolike, Balluku: Më pas vlerësojmë ofertën financiare! Kemi vënë çmim tavan 75 euro/MWH
Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021 dhe u mbyll në qershor të vitit 2022. Zv.kryeministrja Belinda Balluku bën me dije se në fazën e parë janë fituese 6 kompani për investimet në energjinë e gjelbër si parqet eolike që do të jenë të parat në Shqipëri që prodhojnë shumën totale nga 100-150 megavat/orë.
-
VIDEO
SPAK kërkoi 1 vit burg për falsifikim dhe fshehje pasurie, GJKKO shpall të pafajshme Etleda Çiftjan! Anëtarja e KPK: Përmës meje shumë sulmuan reformën në drejtësi
Etleda Çiftja shpallet e pafajshme. GJKKO e ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e KPK, Etleda Çiftja. SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Bani, duke përcaktuar kështu fatin në drejtësi të Etleda Çiftjas.
-
VIDEO
Sot dita e fundit e stinës së verës, sinoptikania në Report Tv: Vjeshta nis me reshje shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave
Që prej ditësh së sotme ndryshimet e temperaturave kanë konfirmuar fundin e stinës së verës duke i lënë rrugën shtatorit me një ulje të ndjeshme temperaturash.
-
VIDEO
Tregtonin veshje e aksesorë kontrabandë në 5 dyqane në Tiranë dhe Durrës, 2 të arrestuar
Dy persona u arrestuan dhe 6 po hetohen në gjendje të lirë pasi tregtonin mallra të kontrabanduara, në 5 dyqane të ndryshme në Tiranë dhe Durrës.
-
VIDEO
Afera 500 mijë dollarë, Berisha e pranon më në fund por 'lan duart' nga faji: PD u financua nga rusët, Basha më mashtroi, ai është fajtor! Komision auditi
Edhe pse Berisha e ka marrë gjithmonë në mbrojtje ish-kryetarin e PD për dosjen e financimit rus, Ish-Kryeministri ka dalë sot duke ‘larë duart’ nga kjo akuzë shumë e fortë që rëndon mbi partinë më të madhe opozitare në vendi. Berisha ka pranuar se ekziston skandali i dosjes së financimit rus dhe ka nënvizuar se Basha është fajtor i madh.
-
VIDEO
Marche në Itali shndërrohet në ‘det’ nga përmbytjet, peshkopi: Nuk mësuam asgjë nga hera e fundit e ngjashme në 2014-n
Peshkopi Francesco Manenti tha për përmbytjet kastrastofike në Marche se nuk ishte nxjerrë asnjë mësim kur ndodhen herën e fundit, në vitin 2014.
"Kjo ishte edhe më e dhunshme. Erdhi papritur, shumë e dhunshme. Por ju nuk mësoni asgjë nga e kaluara?”, u shpreh ai.
Ndërsa, eksperti Bernardo Gozzini tha se përmbytjet ishin aq të befta sa ishte e pamundur të parashikoheshin.
-
VIDEO
‘Dëgjuam të bërtiturat dhe dolëm jashtë’, dëshmitari e tragjedisë në llixhat e Elbasanit: Vetë shoku e hoqi nga vaska
Klientët që ndodheshin në hotelin në Elbasan kanë rrëfyer detaje nga tragjedia në llixha, ku humbi jetën 34-vjecari Alban Pashollari. Një prej dëshmitarëve thotë se dëgjuan të bërtiturat e shokut të tij dhe njoftuan menjëherë ambualncën.
“Dëgjuam të bërtiturën dhe dolëm të shihnim. Unë propozova që të mos afrohen se nuk guxon ta prekësh të vdekurin se të zë sherri pa ardhur mjeku e ndihma e shpejtë. Telefonuam ndihmën e shpejtë, erdhëen mjekët, konstatuan vdekjen dhe e morën. E dëgjova shokun që qante për ta ndihmuar. Ata kishin qenë bashkë, njëri e ka mbushur vaskën me ujë të nxehtë. Ne e kemi parë se ku ka qenë. E ka hequr vetë shoku nga vaska dhe e ka lënë jashtë. Ndoshta ka dashur t’i japë ndihmën e shpejtë por nuk ka ditur. Gjatë mëngjesit erdhi mjeku që na kontrolloi të gjithëve. Duhet t'i përmbahemi rregullave. Banja sa është e mirë, është e rrezikshme”, tha dëshmitari.
-
VIDEO
Shpërndante lëndë narkotike në doza, vihet në pranga 33-vjeçari në Fier
FIER- Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike në Fier. Bëhet fjalë për Endrit Ibrahimin.
-
VIDEO
Kultivoi 468 rrënjë kanabis, në pranga 20-vjeçari e nën hetim kryeplaku i fshatit në Kurbin
Një 20-vjeçar u arrestua në Kurbin pasi dyshohet se kultivonte bime kanabisi, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet edhe kryeplaku i fshatit ku ndodhej parcela me drogë.