-
VIDEO
I postoi foto të makinës në Instagram pa leje, 23-vjeçari kërcënon 20-vjeçarin, i merr 2 mijë euro
Një foto e postuar në rrjetin social Instagram është bërë shkak i një konflikti mes katër të rinjve në Elbasan. Një 20-vjeçar kishte postuar foto të një makine, e cila nuk ishte e tij. Kjo foto është bërë një shtysë për pronarin, i cili bashkë me dy shokët e tij, ka kërcënuar dhe dhunuar 20-vjeçarin duke i marrë 2000 euro, vetëm përse i kishte postuar makinën.
-
VIDEO
Korçë/ Konflikt mes disa personave pranë shkollës Demokracia, një i plagosur me thikë! Shoqërohet autori
Një konflikt mes disa personave është regjistruar në Korçë. Ngjarja është regjistruar pranë shkollës Demokracia. Report Tv mëson se një person ka mbetur i plagosur me thikë.
-
VIDEO
Plumba punonjësit të IMT në Tiranë, Muça u përlesh fizikisht dhe ofendoi inspektorin! Deklarata gjatë arrestimit: Këta kriminelë duhen vrarë të gjithë
Qani Muça personi që qëlloi me armë ndaj inspektorit të mbrojtjes së territorit Tiranë pasditen e djeshme akuzohet nga prokuroria për tentativë vrasje dhe armbajtës pa leje. Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv Muça ka fyer me fjalë banale inspektorin Ilirjan Gavelli janë përleshur fizikisht e më pas ka përdorur një armë pistoletë duke qëlluar dy herë.
-
VIDEO
Radhë e gjatë automjetesh në Kakavijë, qytetarët presin me orë për të kaluar doganën! Pala greke punon vetëm me 2 sportele! Fluks edhe në Kapshticë
Mëngjesin e ditës së sotme janë shënuar sërish radhë të gjata automjetesh në doganën e Kakavijës. Për shkak të fluksit të madh, qytetarët detyrohen të presin disa orë në radhë për tu futur në Shqipëri.
-
VIDEO
FOTO/ Mesazhet nga të rinjtë që ndriçuan Tiranën në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
Të premten në mbrëmje godina e Universitetit Politeknik të Tiranës u shndërrua në “kartolinë” me plot mesazhe nga të rinjtë në shenjë të Ditës Kombëtare të Rinisë e cila festohet më 12 gusht në mbarë botën.
-
VIDEO
Qëllohet me armë 45-vjeçari në Kuçovë! I plagosuri u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët! Në 2007 bashkë me vëllanë tentoi të vriste 2 vëllezër për një vajzë
KUÇOVË- Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në Kuçovë dhe është lënë i vetëm në rrugë. Report Tv mëson se i plagosuri është identifikuar si Admir Bejo, një person me të shkuar kriminale dhe kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë parë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Beratit. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari ka marrë një plumb në gju dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
-
VIDEO
Prokurori Arjan Ndoja kërkon rikthimin, do marrë 75% të pagës, u shkarkua për lidhje me krimin dhe implikime të rënda, mister 200 mijë m2 prona në Durrës
TIRANË- Ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, i shakrkuar në 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vetingut i shkallës së parë për lidhje të shumfishta me krimin, kërkon rikthimin në detyrë. Ndoja i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të Komisionit të Vetingut për shkarkimin e tij nga detyra dhe rikthimin e tij në Prokurorinë e Durrësit. Kolegji i Apelimit ka regjistruar çështjen në 14 korrik 2022 dhe ka caktuar trupin gjykues të kryesuar nga Natasha Mulaj, relator Sokol Çomo dhe anëtarë Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi.
-
VIDEO
Sezoni turistik, Rama: Në 7 muaj, në Shqipëri 90 mijë vizitorë britanikë! Meta: Pa shqiptarët e Anglisë, plazhet edhe më të zbrazura
Në skenën e politikës shqiptare është ngjitur një tjetër debat mes Kryeministrit Rama dhe ish Presidentit Meta, tashmë për turizmin. Në shifrat e publikuara nga kryeministri në 7 muajt e fundit, nga Britania kanë ardhur në Shqipëri 90 mijë vizitorë britanikë teksa I ka shpërndarë edhe një artikull të “The Times’ kushtuar turizmit në Shqipëri.
-
VIDEO
Vaqarri me shkollë të re, Veliaj: Në finale, llogjet dhe debatet i merr era, ne jemi grupi që punojmë të tjerët merren me llafe
Lagja e re e rindërtuar e pas tërmetit në Vaqarr së shpejti do të ketë edhe shkollën e re. Fëmijët që banojnë në këtë Njësi Administrative do të kenë të njëjtat kushte dhe standarde si shkollat në qendër të kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për shkollën e re “Bedri Llagami”, e cila do të jetë funksionale në semestrin e dytë shkollor, duke u bërë pjesë e paketës së 12 shkollave të reja që hapen këtë vit shkollor.
-
VIDEO
Fluksi në pikat kufitare, policia: Në vendin tonë kanë hyrë 90 mijë persona dhe mbi 23 mijë mjete në 24 orët e fundit
Rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete, kanë hyrë në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, njofton policia. Në Kakavijë dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje ndërsa në këto pika kufitare, deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.
-
VIDEO
Radha kilometrike e automjeteve në Kakavijë, pas disa orësh pala greke shton një sportel dhe nis punën me procedurë të shpejtuar
Me qindra emigrantë që udhëtuan nga Greqia për në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar për disa orë në doganën e Kakavijës. Radhët e gjata u shënuan në tokën greke, për shkak të fluksit të lartë të udhëtareve dhe mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke.
-
VIDEO
Fluks i lartë udhëtarësh në Kapshticë, punohet me 4 sportele, nuk krijohen vonesa
Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër i lartë i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas autoriteteve doganore në Kapshticë, kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423 ndërkohë që gjatë ditës së sotme është punuar me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Sipas policisë ky numër sportelesh ndryshon pasi alternohen gjatë ditës në varësi te ngarkesës.