-
VIDEO
Aksident në Divjakë, mjeti përplaset me motoçikletë, plagoset rëndë 60-vjeçari! Policia ndalon drejtuesin e mjetit
Një tjetër aksident është regjistruar në Divjakë ditën e sotme ku një mjet tip ‘Citroen’ ka përplasur një motoçikletë me të cilin udhëtonte Rexhep Çoku 60 vjeç, banues në fshatin Mucias në Divjakë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 60-vjeçari por, ka kaska mbrojtëse i ka shpëtuar jetën duke mos marrë plagë në kokë.
Çoku është transportuar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës nga ambulanca e ardhur nga Divjaka. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin për të zbardhur rrethanat. Aksidenti i ndodhur sot ne mesditës vjen dy dita pas një tjetri mes mjetesh në këtë aks rrugor. Frekuentimi i lartë i plazhit te Divjakës ka sjellë qarkullim te lartë në jetën aks rrugor ku si pasojë e parametrave jo të duhura të rrugës kanë bërë që të ketë aksidente të shpeshta.
-
VIDEO
Dy aksidente në Divjakë, mjeti me shpejtësi skëterrë del nga rruga dhe bie në kanal, plagoset shoferi 20-vjeçar! Makina përplas motoçikletën, një i plagosur rëndë
DIVJAKË- Me shpejtësi skëterrë Alfred Qosja 20 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip ‘Ford’ në aksin rrugor Divjakë-Çermë duke rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërsa i riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq, mjeti i të riut siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv ka dëme të mëdha materiale.
-
VIDEO
Vaqarri me shkollë të re, Veliaj: Në finale, llogjet dhe debatet i merr era, ne jemi grupi që punojmë të tjerët merren me llafe
Lagja e re e rindërtuar e pas tërmetit në Vaqarr së shpejti do të ketë edhe shkollën e re. Fëmijët që banojnë në këtë Njësi Administrative do të kenë të njëjtat kushte dhe standarde si shkollat në qendër të kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për shkollën e re “Bedri Llagami”, e cila do të jetë funksionale në semestrin e dytë shkollor, duke u bërë pjesë e paketës së 12 shkollave të reja që hapen këtë vit shkollor.
-
VIDEO
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali! U kap me drogë, sekuestrohen 300 mijë euro! Si e ndihmonte e dashura rumune për pastrimin e parave
Një biznesmen 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Anton Likmeta është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Vicenzës pasi u kap me 670 gramë kokainë dhe17 gramë kanabis. Policia italiane ka sekuestruar lëndën narkotike si dhe 300 mijë euro. Fillimisht, 35-vjeçarit i gjetën 43 200 euro në banesën e tij, ndërsa rreth 250 mijë euro u sekuestruan nga llogaritë bankare të së dashurës së biznesmenit shqiptar.
-
VIDEO
Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke! Emigrantët: Kemi 2-3 orë që presim
Në pikën kufitare të Kakavijës ka radhë automjetesh prej 4 kilometrash në anën greke. Pushuesit që kanë destinacion Shqipërinë duhet të qëndrojnë për orë të tëra në trafik për shkak të mungesës së shërbimit të sporteve nga ana greke. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grekët punojnë vetëm me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje. Në pjesën greke ka pasur radhë automjetesh që në orët e para të mëngjesit ndërsa tani është shtuar më shumë.
-
VIDEO
Po transportonte emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Korçë! U kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së (EMRI)
21-vjeçari, Elidon Vukaj është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
-
VIDEO
2-3 orë në radhë për të hyrë në Shqipëri, emigrantët: Nuk e dimë çfarë ka ndodhur! Rrimë gjithë ditën në rrugë me fëmijë të vogël
Emigrantët shqiptarë që kanë qëndruar për orë të tëra duke pritur që të kalojnë pikën kufitare për të hyrë në Shqipëri folën për Report Tv duke treguar se janë nisur që në mëngjes, por probleme kanë hasur vetëm nga pala greke që po punon me 2 sportele në dalje dhe hyrje duke shkaktuar radhë kilometrike.
"2 orë kemi qëndruar, e shikon ku fle çuni, në makinë. Pyetëm njerëz çfarë ka ndodhur, na thanë nuk e dimë se jemi shqiptarë. Nuk e di çfarë ka ndodhur por rrimë të gjithë ditën në rrugë me fëmijë të vogël."
-
VIDEO
Asgjësohen 4945 bimë kanabisi në 6 qarqe të vendit, ishin kultivuar në zona të thella malore
Asgjësohen 4945 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në zona të thella malore dhe të pyllëzuara. Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Në kontrollin masiv të territorit janë përfshirë 1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një makinë pranë Ndroqit, alarmohen qytetarët
Një mjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune në rrugën e vjetër të Durrësit pranë Ndroqit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa ende nuk dihen rrethanat.
-
VIDEO
Trafiku i rënduar në Vlorë ‘paralizon' disa rrugë! Ulja e temperaturave nuk ia ul ritmin qytetit
VLORË- Pavarësisht nga ulja e temperaturave, nuk i ka ndaluar pushuesit të kalojnë fundjavën në qytetin e Vlorës. Kjo ‘dyndje’ drejt jugut ka shkaktuar një seri automjetesh në rrugët e qytetit të Vlorës, kryesisht në Lungomare ku trafiku është mjaft i rënduar.
-
VIDEO
Kakavijë/ Radhë kilometrike automjetesh për të hyrë në Shqipëri, shkak mungesa e sporteleve në palën greke
Fluksi i pushuesve që vijnë në Shqipëri ka shkaktuar radhë kilometrike në Kakavijë. Në pjesën greke ka pasur radhë automjetesh që në orët e para të mëngjesit ndërsa tani është shtuar më shumë.
-
VIDEO
Fluksi i emigrantëve të paligjshëm, ambasadori britanik: Ata që do kthehen në Shqipëri, nuk do udhëtojnë më kurrë për në Britani
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith ka bërë me dije se emigrantët e paligjshëm që do të kthehen në Shqipëri nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar.